Xhafaj inauguron Zyrën e Shërbimit për qytetarët: Policia është aleati kryesor

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Vendore Lezhë Ferdinand Mara, kanë inauguruar Zyrën e Shërbimit për Qytetarin në Komisariatin e Policisë Mirditë.

Zyra e Shërbimit për Qytetarin shërben për çdo qytetar për zgjidhjen e çdo problemi të tyre.

Ne kete Komisariat mbi 30 shtetas çdo ditë i drejtohen kësaj zyre për problematika të ndryshme.

Më vjen shumë mirë që është rikonstruktuar gjithë ky ambjent i përshtatshëm, që të vijnë njerëz dhe të gjejnë një ambjent të tillë që edhe nga pikëpamja funksionale të jetë një gjë sa më e mirë, sa më e përshtatshme.
Dhe e dyta që është shumë e rëndësishme, janë njerëzit, shërbimi që ofrojnë. Një qytetar kur vjen në mjediset e Policisë, duhet të gjejë një mjedis të ngrohtë. Policia është aleati kryesor i qytetarit.
Njerëzit duhet të kuptojnë se po shkojnë atje ku i dëgjojnë, po shkojnë atje ku i respektojnë, po shkojnë atje ku e vlerësojnë hallin e tyre dhe përpiqen që t'ua zgjidhin. Kjo është më e rëndësishme. Nuk është Policia përballë qytetarit. Policia është në krah të qytetarit. Kurse përballë kanë shkelësit e ligjit. Ne jemi bashkë me qytetarët, aleati më i rëndësishëm i qytetarit është Policia.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa


(Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Policisë Ardi Veliu në përurimin e zyrës për Shërbimet në Rrëshen)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb