Xhafaj: Nesër drafti në komision
e miratojmë ne ose vetë populli

Xhafaj: Nesër drafti në komision<br />e miratojmë ne ose vetë populli
Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi u shpreh mjaft qartë sot në lidhje me draftin e reformës në Drejtësi, votimin dhe vendet e rezervuara. Në fjalën e tij Xhafaj tha se është arritur dakordësia për një draft të gjithë pranuar dhe të dakordësuar i cili do të kalohet në diskutimet e komsionit të Posaçëm ku do të diskutohet nen për nen dhe në tërësi.

"Sot në mëngjes kemi shpërndarë draftin për miratim në komisionin e posaçëm . Unë do shqyrtoj dhe votoj nen për nen draftin. Komisioni mblidhet nesër. Kemi patur një diskutim shqyrtim të çdo neni duke debatuar secilin prej neneve. Është mundësuar të kemi një draft qëe prek gjithë problematikat e konstatuara gjatë diskutimit dhe të gjitha ata pika që synojnë konsensusin"-tha Xhafaj

 Xhafaj tha se nëse nuk votohet nga politika drafti dot të mbetet në dorë të popullit "Fakti që kemi dakordësuar të gjitha tani ak mbetur një gjë shumë e vogël e hapur. Sot kemi një projekt kushtetues të gjithë pranuar, që nuk është më në dorë të ekspertëve apo komisionit por pasuri e popullit dhe se do i heqi drejtësinë gjyqtarëve e do jua japi qytetarëve. Nëse se zgjidhim ne politikanët, vendos popull "-tha Xhafaj

Kreu i Komisionit të posaçëm tha se mazhoranca ka pranuar brenda rekomandimit të Komsionit të Venecias, ka pranuar votimin me 2/3 me kërkesë edhe të opozitës si një kusht, ndërkohë që tha se nuk i cilëson vendet e rezervuara si një zgjidhje e mirë pasi sipas tij kjo do të cënonte sistemin e drejtësisë.

"Shumica ka qenë e nevosjme ka qenë me 3/5. Ka qenë një kërkesë e hershme e opozitës drejtuar komisionin të venecias po të shikoni opinonet do shihni kërkesën e opozitës për 2/3. Kjo për ne nuk është e lehtë, por është një shumicë e aplikueshme e pranueshme si standard e për sa kohë u propozuae dhe nga ndërkombëtarët ne e kemi pranuar. Sot në projekt është me 2/3. Vendet e rezervuara nuk janë propozim që vijnë nga ndërkombëtarët. Është formulë së bashku me disa formula të tjera kur kemi nevojë seleksionuese brenda trupave . S'kanë qenë kurrë një gjë e dakordësueshme mes palëve,. Nuk është propozim i Venecias Ajo që është pranuar që është që opozita të ketë një rol substancial. Vendet e rezervuara janë ata që institucionet të ndahen në parcela, partitë të kenë përfaqësues të tyre ne gjyqësor e prokurorisë

Vendet e rezervuara tha Xhafaj  "funksionojnë në KQZ se ka aktorë partitë politike ndërsa KLD dhe KLGJ janë të pavaruara dhe influenca do të thotë një përfaqësim politikë të tyre . Kjo do mundësonte cënimin e të drejtës së qytetarëve dhe institucionit. Ne do vijojmë të elaburojmë të gjejmë një zgjidhje brenda mundësive, brenda 2/3 e  3/5 por kurrsesi nuk e ndan këtë përfaqësuesit e pushtetit të drejtësisë. Ndarja në parcela ne gjykojmë se do ishte e dëmshme por mbetet për tu parë.

Në përfundim të fjalës së tij Xhafaj tha se nëse nuk votohet nga politika drafti dot të mbetet në dorë të popullit

"Fakti që kemi dakordësuar të gjitha tani ak mbetur një gjë shumë e vogël e hapur. Sot kemi një projekt kushtetues të gjithë pranuar, që nuk është më në dorë të ekspertëve apo komisionit por pasuri e popullit dhe se do i heqi drejtësinë gjyqtarëve e do jua japi qytetarëve. Nëse se zgjidhim ne politikanët, vendos popull "-tha Xhafaj

Prononcim për mediat e Kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, z. Fatmir Xhafaj

Si shkoi takimi i sotëm, a pati një dakordësim sa i përket qëndrimit të opozitës?

Sot në mëngjes, kemi shpërndarë draftin për shqyrtim në Komisionin e Posaçëm parlamentar. Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar do të jetë gjatë ditës së nesërme. Komisioni i Posaçëm do të shqyrtojë dhe votojë draftin nen për nen dhe në tërësi. Drafti që do të jetë në tavolinën e deputetëve për votim nen për nen dhe në tërësi është një reflektim mbi draftin e paraqitur në Komision në datën 4 maj. I është nënshtruar një debati dhe votimi në parim siç është bërë publike. Kemi pasur edhe një shqyrtim të çdo neni në parim duke debatuar secilin prej neneve të këtij projekti në nivelin politik. Në përfundim të gjithë këtij dialogu politik dhe në përfundim të konsensusit politik të arritur sipas propozimit të bërë nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, është mundësuar që të kemi një draft që merr në konsideratë problematikat e konstatuara gjatë dialogut dhe në mënyrë të veçantë të gjithë ato elementë që janë pjesë e atij dokumenti që synonte konsensusin për projektin kushtetues. 

Kjo është lidhur me Komisionin e Posaçëm Parlamentar. A e ruan ky draft shumicën prej 2/3 apo 3/5?

Pyetja është me vend. Siç e dini të gjithë në fillim të këtij procesi për të krijuar kuorumin e votimit ka qenë parashikuar shumica e nevojshme me 3/5. Ka qenë një kërkesë e hershme e opozitës e drejtuar Komisionit të Venecias, nëse do të shikoni Opinionin nr. 1, Opinionin nr. 2, Opinionin e muajit janar të këtij viti, të marsit të këtij viti, do të konstatoni lehtësisht kërkesën permanente të opozitës për të patur një shumicë prej 2/3. Ne nuk kemi qenë dhe nuk jemi të bindur se kjo është një shumicë që është e lehtë për t’u menaxhuar dhe për t’u administruar dhe për më tepër në kushtet që do të votojmë me 2/3 institucionet e sistemit, ndërkohë që Presidentin e Republikës e votojmë me 71 vota. Kjo nuk bën sens kushtetues. Gjithsesi, është një shumicë e pranueshme, e aplikueshme si standard dhe për sa kohë që është e tillë dhe për sa kohë që u rekomandua dhe ishte pjesë thelbësore e dokumentit të paraqitur nga ndërkombëtarët si një zgjidhje konsensuale, ne e kemi pranuar dhe sot në respekt edhe të nevojës për konsensus dhe të dakordësisë së arritur me të gjithë faktorët e përfshirë në këtë proces, në projekt është me 2/3. 

A do të ketë reflektim për vendet e rezervuara? 

Vendet e rezervuara nuk janë propozim që vijnë nga ndërkombëtarët në dokumentin për konsensus. “Vendet e rezervuara” është një formulë së bashku me disa formula të tjera që mund të konsiderohen në kushtet që nuk funksionojnë shumicat e cilësuara apo në funksion të nevojës seleksionuese brenda trupave parlamentare për të arritur tek një shumicë e cilësuar sa më cilësore. Dhe vendet e rezervuara nuk kanë qenë kurrë një gjë e dakordësuar midis palëve, në mënyrë më absolute dhe nuk është “vendet e rezervuara” një propozim i definuar nga Venecia si zgjidhje. 

Natyrisht ajo që është kërkuar nga Venecia dhe ajo që është pranuar dhe që është e drejtë e ligjshme, është fakti që opozita në gjithë këtë proces të ketë një rol substancial në procesin e përzgjedhjes dhe të emërimit. Tani duhet të kuptojmë një gjë. Çfarë janë vendet e rezervuara? Vendet e rezervuara do të thotë që institucionet e sistemit të ndahen si parcela ndërmjet partive. Që do të thotë, Partia Socialiste të ketë të vetët në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, Partia Demokratike të ketë të vetët në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Lëvizja Socialiste për Integrim të ketë përfaqësuesin e vet. Pra partitë politike parlamentare të kenë përfaqësuesit e partive të tyre në qeverisjen e gjyqësorit, pra në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Siç është rasti i KQZ-së, funksionon apo jo?

Funksionon në KQZ për aq sa funksionon edhe vet KQZ, sepse edhe atje ka qenë dhe është problematike kjo zgjidhje dhe ju e dini shumë mirë që KQZ është bërë shpesh pjesë e luftës politike apo e votimit politik të saj sipas përzgjedhjes që kanë bërë partitë politike. Por të mos harrojmë që ka një gjë shumë më të madhe në diferëncën që bëhet midis KQZ e projektit për drejtësinë. 

KQZ është ndërtuar si një organ politik sepse është një instrument që menaxhon një proces zgjedhor me aktorë partitë politike. Kurse Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, janë qeveritë e një pushteti tërësisht të pavarur ku influenca politike në to, do të ishte absolutisht një cenim i pavarësisë së tyre. 

Pra, përfaqësimi politik i partive politike dhe jo përfaqësimi i profesionistëve përmes përzgjedhjes me një shumicë të caktuar nga Kuvendi do të cenonte atë që është thelbi i gjithë kësaj reforme, atë që është thelbi i funksionimit të këtyre institucioneve, pavarësinë e pushtetit gjyqësor në raport me politikën. E thënë ndryshe, politika del nga dritarja dhe me këtë formulë hyn nga dera. 

A ka zgjidhje kjo situatë ?
Padyshim që ka disa zgjidhje që e bëjnë opozitën, si edhe mazhorancën aktorë të rëndësishëm në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe ne jemi të investuar për ta gjetur sëbashku me opozitën këtë zgjidhje. 

Dhe në këto momente që flasim dhe në orët në vijim ne do të vazhdojmë të elaborojmë të gjitha mundësitë që kemi bashkërisht për të gjetur një zgjidhje konsensuale, një formulë tjetër brenda 3/5, 2/3 apo dhe zgjidhjeve të ofruara si zgjidhje të ndërmjetme të cilat e bëjnë aktiv rolin e opozitës, aktiv rolin e mazhorancës në këtë proces, u jep atyre rol aktiv në të gjithë procesin parlamentar, por kurrsesi, nuk i ndan përfaqësuesit e pushtetit të drejtësisë, e një pushteti të rëndësishëm të pavarur në të partisë X apo të partisë Y. Kjo ndarja në parcela e qeverisjes së gjyqësorit, e përfaqësuesve jo gjyqtarë në qeverisjen e gjyqësorit, ndarja në parcela politike sipas kostumit që mund t’i veshin partitë politike respektive, ne gjykojmë që do të ishte e dëmshme. 

Duhet t’ju them një gjë që është e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme, fakti që më sëfundmi kemi dakordësuar të gjitha palët për këtë projekt kushtetues. Ka mbetur një çështje e hapur që do të diskutohet, do të negociohet dhe unë shpresoj që do të dakordësohet në ditët në vijim një zgjidhje e pranueshme. 

Sot ne kemi një projekt kushtetues të gjithëpranuar, projektkushtetues i cili nuk është më pronë e ekspertëve, që nga dita e nesërme që ai do të votohet pjesë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, por është pasuri e popullit për shkak sepse është një projekt që po synon t’ua heqë mundësinë e përdorimit të drejtësisë pushtetarëve për t’ua kthyer drejtësinë qytetarëve. Dhe kjo është gjë shumë e rëndësishme. Në fund të fundit, ai që do të duhet të vendosë në finale



Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë

Ndryshimet zgjedhore, debate te ‘Ligjet’! Alibeaj: Pazar, i dhuroni Ramës mandatin e 4 në tavolinë! ‘Të vegjlit’ duan lista 100% të hapura, Gjiknuri: Ligji uniform për të gjithë