‘Xhafaj’, Ulsi Manja te ‘5 pyetjet nga Babaramo’: PD s’flet më për audiopërgjimin, ‘Babalja’ dështoi

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh te “5 pyetjet nga Babaramo” se PD nuk e përmend më audipërgjimin e pretenduar të Agron Xhafajt, duke faktuar kështu, sipas tij, se e gjitha ishte një montaturë me qëllim destabilizimin e vendit. 

Manja tha se opozitës i dështoi plani i “Babales” dhe për këtë personazh me të shkuar të errët, organizoi edhe një protestë, por që u braktis nga qytetarët. 

Audiopërgjimi është i montuar, për të krijuar situatën e një paqëndrueshmërie politike, apo destabiliteti, në prag të samitit të qershorit, ku presim një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave. Falë punë dhe reformave të ndërmarra nga qeveria dhe jo siç pretendon opozita duke e lidhur me situatën gjeopolitike në rajon apo dhe më gjerë. 

Në këtë vapë qershori prodhuan edhe një kauzë të turpshme me personazh “Babalen”. Opozita e fillon punën në mëngjes me “Babalen” dhe e mbyll po në darkë me “Babalen”. Por, Partia Demokratike s’e përmend më audiopërgjimin, merren me hetimin e rastit tani. Sepse ata e dinë se çfarë kanë gatuar me atë audiopërgjim. 

Ulsi Manja, kryetar i komisionit të Ligjeve

Duke akuzuar opozitën se po minon çeljen e negociatave për hir të luftës për pushtet, Manja sfidoi PD dhe LSI të bëjnë mocion mosbesimi ndaj kryeministrit, njësoj si në Spanjë pak ditë më parë.

Opozita po bën gjithçka për të minuar çeljen e negociatave. Ne ka një vit që kemi dalë nga zgjedhjet. Ju e mbani mend që me zor i futëm në zgjedhje në 2017 dhe fill pasi kanë mbaruar zgjedhjet, dhe opozita jonë, nuk e di çfarë kërkon, thjesht e vetëm bën zhurmën e radhës politike për të krijuar imazhin e keq në këtë moment historik që jemi. 

Një qeveri rrëzohet ose me zgjedhje, ose me numra në parlament, si në Spanjë, një mocion mosbesimi dhe rrëzoi qeverinë e zgjodhi kryeministrin tjetër. Ç’a t’i themi ne opozitës? Numrat në parlament nuk i kanë. Ne kemi 74, 77 vota në parlament. Në zgjedhje ishim para një viti. 

Ulsi Manja, deputet i PS

I pyetur për ndyrshimet qeveritare të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama, Manja tha se ato janë tagër i kryeministrit, duke theksuar se çdo ndryshim në nivel ministrash do ketë mbështetjen e grupit parlamentar socialist. 

Kjo është në përgjegjësinë dhe autoritetin e kryeminsitrit 'Rama'. Ky kabinet apo dhe ai që do vijë, do ketë mbështetjen e këtij grupi parlamentar për realizimin e atyre reformave që iu kemi premtuar shqiptarëve.

Ulsi Manja, deputet i PS

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironc I lindur ne tirone 10 brezash: 12/06/2018 00:02

    O RRYP I ED RAMES PO NA I NXJER PARTINE E ED RAMES TE KULLUAR PRIT KUR TE PLASI BOMBA TAHIRI NE PARTINE REDIKALE TE ED RAMES DHE DO SHOHIM CDO TE BEHET . PRIT DHE PAK KUR TE FILLOJNE KAMPET E RREFUGJATEVE ME MARVESHJEN TINXARE TE ED RAMES RREVOLTA KUKESI DO AMPLIFIKOHET NE RREVOLTE MBARE SHQIPETARE TE SHOHIM CDO BEHET NE JEMI SPEKTATORE DHE DO E SHIKOJME SITUATEN NGA KULLAT E RAMA-VELIAJ

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 11/06/2018 22:16

    Opordhita vjen ne pushtet me 36 gusht kur te piqen rrushte... e babales

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin