Xhamat e zinj, si lejohen dhe si mund të errësohen ato normalë

Xhamat e zinj, si lejohen dhe si mund të errësohen ato normalë

TIRANË- Në një Udhëzim, të nxjerrë për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka saktësuar se si mund të kërkohet leja për xhama të zinj në makina, ose për të errësuar xhamat që nuk janë të zinj.

Është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor organi i miratimit dhe i certifikimit të xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura, theksohet në Udhëzim. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor miraton dhe certifikon xhamat e errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura, në zbatim të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimit nr. 153, datë 7.4.2000, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe direktivës 2007/46/KE, datë 5.9.2007 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor harton dhe miraton Rregulloren e brendshme për gjithë procedurat administrative dhe teknike për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura.

Çdo xham i homologuar që vishet me material të homologuar duhet të miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Xham i errët do të konsiderohet xhami i veshur me material të homologuar që ka tejçueshmëri drite më pak se 70%.

Nuk lejohet errësimi i xhamit të përparmë ballor në autovetura. Përjashtimisht, lejohet ulja e tejçueshmërisë së dritës në xhamin e përparmë ballor vetëm në pjesën e sipërme, në një shirit gjatësor, gjerësia e të cilit është deri në 125 mm.

Rregullorja e brendshme për procedurat administrative dhe teknike për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura, lidhur me dokumentacionin që duhet paraqitur për miratim në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duhet të parashikojë që të përmbajë, sipas rastit, edhe:

a) dokumentin e origjinës nga prodhuesi;

b) dokumentin e homologimit të materialeve për errësimin e xhamave nga institucioni kompetent përkatës, ose deklaratën e përputhshmërisë nga prodhuesi;

c) shënimin përkatës në dokumentin me treguesit teknikë të mjetit, ose dokument tjetër me shënimin përkatës nga vendi i origjinës së mjetit;

d) dokumentacionin nga subjekti që ka kryer errësimin e xhamave në autoveturë, sipas modelit të përcaktuar nga DPSHTRR-ja;

e) garancinë për punimet e kryera për errësimin e xhamave.

Subjektet që errësojnë xhamat, në zbatim të ligjit nr. 9573, datë 3.7.2006, duhet të disponojnë licensë për kategorinë VII.3.B.1/b.

Kurse subjektet që do të kryejnë errësimin e xhamave, duhet të lëshojnë garancinë për punimet e kryera. Vlefshmëria e certifikatës së miratimit do të jetë e njëjtë me afatin e garancisë të lëshuar nga subjekti i licensuar që ka kryer errësimin e xhamave.

Certifikimi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pasi të miratojë errësimin e xhamave, do të lëshojë certifikatën përkatëse, sipas modelit të miratuar, për xhama të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura, e cila duhet mbajtur gjithmonë në autoveturë.

Organet e përcaktuara për të kryer kontrollin teknik të autoveturave, nuk duhet të kryejnë kontrollin teknik të autoveturave me xhama të errësuar të pa miratuar e certifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon periodikisht Drejtorinë e Policisë Rrugore për mjetet të cilat kanë miratuar e certifikuar xhamat e errësuar me materiale të fabrikuara dhe homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetuara.

Kërkesa

Pronarët e mjeteve të interesuar për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura, duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të kryer procedurat e nevojshme, brenda një viti nga hyrja në fuqi e udhëzimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor duhet të organizojë punën duke siguruar materialet dhe pajisjet e nevojshme që miratimi e certifikimi i xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura, të fillojë brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Udhëzimit.

Tarifat

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor duhet të propozojë tarifat përkatëse për miratim, për këtë shërbim, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e Udhëzimit.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Dokumentacioni që kërkohët për të miratuar xhamat e errësuar

Dokumenti i origjinës nga prodhuesi

Dokumenti i homologimit të materialeve për errësimin e xhamave nga institucioni kompetent përkatës, ose deklarata e përputhshmërisë nga prodhuesi

Shënimi përkatës në dokumentin me treguesit teknikë të mjetit, ose dokument tjetër me shënimin përkatës nga vendi i origjinës së mjetit

Dokumentacion nga subjekti që ka kryer errësimin e xhamave në autoveturë, sipas modelit të përcaktuar nga DPSHTRR-ja

Garancia për punimet e kryera për errësimin e xhamave

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po nje kot: 13/03/2021 22:26

    Nje person i thjesht a e merr lejen? Jo servis. Dmth un i bej xhamat e zinj vete e marr dot lejen?

    Përgjigju
  • Yyy: 18/10/2019 10:29

    Nuk calon gomari nga veshet o bledi gonxhe merru me makinat qe ndotin ambjentin nga karburanti dhe nga amortizimi motorreve

    Përgjigju
    • Aa aaa: 01/12/2019 11:44

      Po hik o pillmotrre shit naj pras

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?