Xhelal Mziu gjoba dhe taksa edhe
pasi humbte gjyqin me firmat

Xhelal Mziu gjoba dhe taksa edhe<br />pasi humbte gjyqin me firmat
TIRANE- Kryebashkiaku i Kamzës ka vepruar në mënyrë arbitrare për disa vite me rradhë duke vendosur gjoba të pamerituara në ngarkim të subjekteve “Gjoka Konstruksion” dhe “Albavia”. Ndaj kësaj të fundit vlera e gjobave ka qënë 120 milion lekë të vjetra ndërsa për subjektin tjetër “Gjoka Konstruksion” gjoba shkonte në 50 milion lekë të vjetra.

Veç këtyre veprimeve arbitrare njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës ka akuzuar Mziun dhe për abuzime me tenderin e rrugës “Zgjimi”. Për të gjitha këto veprime arbitrare prokuroria ka marrë të pandehur tre zyrtarë të bashkisë Kamzës, kryebashkiakun Xhelal Mziu, juristin Atlis Hoti dhe drejtorin e Tatim-Taksave, Bujar Loshi.

Ndërkohë si pasojë e veprimeve të kundraligjshme në vendosjen e taksave arbitrare dhe tenderave abusive dëmti i shtetit sipas prokurorisë së Tiranës, ka qënë në 127 milion lekë të vjetra. Hetimi i njësisë Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, ka zbuluar se në një rast kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka kërcënuar me largim nga puna dy vartësit e tij, Atlis Hoti dhe Bujar Loshin, nëse bashkia nuk arrinte të fitonte gjyqin në Gjykatën e Apelit.

Procesi gjyqësor për taksat arbitrare ndaj komanisë së ndërtimit “Gjoka Konstruksion” ishte humbur nga bashkia në Gjykatën e Tiranës, dhe pasi është njohur me këtë vendim, Mziu ka vendosur mbishkrimin “Urgjent për mbrojtje në shkallët e tjera. Do të jetë kusht dhe largim nga puna të të dyve nëse nuk fiton bashkia”. Pavarëisht këtij kërcënimi, bashkia e Kamzës ka humbur gjyqin.

Taksat financiare
Në dy kallëzimet e paraqitura nga përfaqësues të shoqërisë “Albavia Sh.P.K” parashtrohet fakti se ndaj kësaj shoqërie Bashkia “Kamëz”, ka vendosur ndër vite, në kundërshtim me ligjin taksën “Për zënien e hapësirës për aktivitet tregtar” si dhe “Taksën e ndërtesës”. Edhe pse Gjykata ka vendosur disa herë me vendim të formës së prerë paligjshmërinë e këtyre taksave (e para si e vendosur totalisht në kundërshtim me ligjin dhe e dyta pjesërisht), nga Autoritet e Bashkisë Kamëz, nuk është marrë asnjë masë për mosvendosjen e këtyre taksave në vitet në vazhdim, por ka ndodhur e kundërta duke bërë rivklerësime tatimore.

Gjithashtu, ndaj kësaj shoqërie nuk i janë kthyer detyrimet e paguara, të cilat Gjykata i ka deklaruar si të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në përfundim të hetimeve të kryera në lidhje me këtë fakt penal ka rezultuar se në vitin 2008, Drejtoria e Taksave Vendore ne Bashkine Kamez leshon akt-detyrimin nr. 3 date 25.3.2008, permes te cilit kallezuesit i njoftohet “taksa per shfrytezim hapësire me aktivitet privat” ne vleren 1.368.600 lek si dhe nr.90 datë 13.04.2008, përmes te cilit kallezuesit i njoftohet “taksa per shfrytezim hapësire me aktivitet privat” ne vleren 1.368.600 lek. Pas marjes së njoftimit, në date 23.4.2008, shoqëria ben ankim administrativ tek Kryetari i Bashkise ndaj paligjshmerise te “takses per shfrytezim me aktivitet privat” dhe “takses se nderteses”,  me nivel baze te taksueshme 150leke/m2”. Në date 23.4.2008, kallezuesi paguan ne llogari te Bashkise Kamez, vleren totale te akt-detyrimit.

Reagimi i Mziut
Me date 13.5.2008 Kryetari i Bashkise Kamez, shtetasi nën hetim Xhelal Mziu,  kthen pergjigje:“… Pretendimet qe ju ngrini per mospagesen e kesaj takse jane te paqena dhe te pambeshtetura ne ligj. Kjo takse eshte miratuar me vendimin e Keshillit Bashkiak nr.7, date 28.1.2008 mbeshtetur edhe ne ligjin nr.9632 date 30.10.206  “Per sistemin e taksave vendore” dhe te konfirmuar per bazen ligjore nga Prefektura e Qarkut Tirane. Nuk eshte aspak e vertete qe taksa per shfrytezim hapesire per nevojat e biznesit eshte nenkategori e takses se nderteses, sic Ju citoni ne ankimin tuaj, por ajo eshte nje takse e vendosur ne baze te ligjit 9632, date 30.10.2006 neni 32 pika a”.

Thellimi i problemit
Pas kësaj situate kompania vendos ti futet proceseve gjyqësore, ku arrin të fitojë në gjykatën e Tiranës dhe ky vendim lihet në fuqi nga Gjykata e Apelit, me vendimin e saj nr.273 date 18.2.2010.Për ekzekutimin e këtij vendimi, Gjykata lëshon urdhërin e ekzekutimit  sipas  vendimit gjyqësor  nr.1861 datë  11.6.2010, i cili dërgohet për ekzekutin nga  Zyra e Përmbarimit Tiranë. Me qëllim ekzekutimin e vendimit të sipërcituar Zyra e Përmbarimit, i drejtohet Bashkisë Kamëz me shkresën me nr. 115 prot datë 12.07.2010, nëpërmejt të cilës i kërkohet këtij institucioni,  të marrë masa për zbatimin e vendimit, të formës së prerë.

Gjithashtu në dosjen përmbarimore gjenden shkresa të tjera të Drejtuar Bashkisë Kamëz nga zyra e përmbarimit, me qëllim  për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.  Shkresa e sipërcituar mberrin në Bashkinë e Kamzës më datë 16.07.2010. Kjo shkresë është administruar me cilësinë e provës materiale. Bashkalidhur kësaj shkrese gjendet dhe kartela shoqeruese e dokumentave në të cilën janë pasqyruar nga Kryetari i Bashkisë, shtetasi nën hetim Xhelal Mziu, udhëzimet përkatëse për Drejtorinë e  tatimeve si dhe për Drejtorinë e Juridike. Më konkretisht në këtë shkresë gjenden këto shënime për Drejtorinë e tatimeve: “urgjent matjet në terren  dhe rivlerësim sipas paketës fiskale të vitit 2007, 2008, 2009, 2010 dhe një rivlerësim i ri tatimor.

Për drejtorinë juridike gjenden këto shënime:“Baza ligjore për rrezim V.Gjykate dhe baza ligjore për rivlerësim të ri tatimor”. Siç rezulton nga dosja e zyrës Përmbarimore por edhe nga shënimet e sipërcituara shtetasi nën hetim Xhelal Mziu, si i ngarkuar nga ligji si personi përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve që ka Bashkia Kamëz ndaj personave Juridike, nuk merr asnjë masë për zbatimin e  vendimit të Gjykatës, për shlyerjen e detyrimeve ndaj këtij subjketi,por e thellon më tej paligjshmërinë duke urdheruar kryerjen e rivlerësimeve tatimore në kundërshtim me ligjin dhe me vendimim e Gjykatës.Në të njëjtën kohë Mziu ka urdhëruar bllokimin e llogarive në banka.

“Gjoka Konstruksion”
Parashtrimi i fakteve në lidhje me kallzimin e paraqitur nga shoqëria “Gjoka konstruksion”, për vendosjen e taksave në kundërshtim me ligjin ndaj kësaj shoqerie. Në kallëzimin e paraqitur nga shoqeria parashtrohet fakti se ndaj kësaj shoqërie Bashkia “Kamëz”, ka vendosur ndër vite, nga vitit 2008 e në kundërshtim me ligjin taksën “për zënien e hapësirës për aktivitet tregtar” si dhe “taksën e ndërtesës”. Edhe pse  Gjykata ka vendosur  për  paligjshmërinë e këtyre taksave( e para si e vendosur totalisht në kundërshtim me ligjin dhe e dyta pjesërisht), nga Autorietet e Bashkisë Kamëz, nuk është marrë asnjë masë për mosvendosjen e këtyre taksave në vitet në vazhdim, madje janë nxjerrë urdherë bllokimi të llogarive, të cilat  kanë dëmtuar interesat e shoqërise.

Gjithashtu vendosja e taksave në kundërshtim me ligjin ka sjellë pasoja për shoqërinë për shkak se kjo shoqëri është përjashtruar nga një sërë proçedurash prokurimi publik, pikërisht për mospagimin e taksve të kundraligjshme.  Në përfundim të hetimeve të kryera në lidhje me këtë fakt penale ka rezultuar se: Shoqëria është e rregjistruar si shoqeri tregtare dhe në  objektin e veprimtarisë së saj,  përfshihet edhe ndërtimi i rrugëve si dhe veprave të tjera publike. Kjo shoqëri  ushtron veprimtarinë e saj edhe në Bashkinë e Kamzës dhe për rrjedhojë ka qënë  subjekt i vendosjes së taksave nga  kjo Bashki.

Bashkia Kamëz ka vendosur detyrimet fiskale për periudhën 2004-2011,  për subjektin “Gjoka Konstruksion” sh.a dhe nga ana e këtij subjekti janë kundërshtuar dy taksa në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo gjykate si në rastet e subjektit “Albavia” ka pranuar kerkese padine e subjektit “Gjoka Konstruksion”, duke deklaruar te pavlefshem taksat e vendosura nga Bashkia Kamez, ne lidhje me taksën për shfrytëzim hapsire jashtë ndërtese dhe taksën e  ndërtesës. Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Kamëz ka  vendosur ndaj subjektit “Gjoka konstruksion” Sh.a, detyrimet per taksat. Nga viti 2004-2007 detyrimet e taksave ndaj këtij subjekti janë  në vlerën totale 169.800 lek.

Ritja e taksave
Në vitin 2008, taksat ndaj këtij subjekti rriten ndjeshëm, kryesisht në zërat tatim mbi ndërtesën si dhe taksa për shfrytëzimin e hapësirës për aktivitet privat, ku detyrimet totale të  taksave të vendosura ndaj subjektit shkojnë në shumën 1.283.327 lek. Në dosjen e subjektit nuk gjendet asnjë dokument, për të  treguar mënyrën se si është llogaritur taksat në vitin 2008. I njëjti detyrim llogaritet ndaj subjektit në fillim të vitit 2009. Në muajin shtator të vitit 2009, bazuar në një urdhër të Kryetarit të Bashkisë bëhen matjet e në terren  dhe konstatohet se subjekti shfrytëzonte  per aktivitet tregtar një sipërfaqe prej 34.000 metra katror. 

Bazuar në këto matje më datë 08.09.2009, është përgatitur njoftim vlerësimi tatimor nr.17 datë 25.09.2009, dhe subjekti është ngarkuar me pagesën e taksës shtesë për shfrytëzim hapësire për aktivitet tregtar në shumën 3.102.960 lek. Pasi ka marrë dijeni për vendosjen e kësaj takse subjekti ka  ankimuar  aktin në bashki duke sqaruar se hapësira që shfrytëzon është private dhe kjo taksë është vendosur padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin. Bashkalidhur ankimit, subjekti ka paraqitur edhe çertifikatat e pronësisë. Ankimi i shoqërisë nuk është marrë parasysh.

Në vitin 2010 është nxjerrë ndaj subjektit njoftim vlerësimi nr.1184 prot datë 22.02.2010, ku subjekti njoftohet të paguajë  detyrime taksash në vlerën totale 7.487.867 lek, në të cilat përfshihen detyrimet e papaguara te njoftim vlerësimit të vitit 2009  në vlerën 3.102.960 lek si dhe detyrimet e vitit 2010 në vlerën 4.384.907 lek. Përfaqësuesi i subjektit  ankohet tek Kryetari i Bashkisë,  duke sqaruar edhe një herë se taksa është në kundërshtim me ligjin duke paraqitur dokumentat e pronësisë. Bazuar në këtë ankim nga Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, per subjektin  lëshohet një njoftim vlerësimi i ri, ku detyrimet e subjektit ulen disi dhe subjekti ngarkohet të paguajë detyrime në vlerën 4.190.407 lek( pra ulet vlera nga 7,487.867 në 4.190.407 lek).

Shoqëria pasi paguan të gjithë detyrimin e rillogaritur, bën ankim tek Kryetari i Bashkise, i cili me shkresen  me nr. Prot 905 date 25.05.2010 i kthen përgjigje subjektit se  ju nuk paguani  taksë për hapësire publike por, taksë shfrytëzim hapësire, dhe llogaritjet janë bërë në bazë të hapësirës, që ju dispononi, për këtë arsye duhet të paguani detyrimet për ndryshe do t’u bllokohen llogaritë. Mënyra se si ulen detyrimet nga 7,487.867 në 4.190.407 lek, nuk shpjegohet fare.

Kërcënimi
Në vitin 2011, subjekti njoftohet sipas njoftim vlerësimit nr.118 datë 05.04.2011, se duhet të paguajë  detyrimet e taksave ndaj Bashkisë Kamëz, në vlerën totale 1.643.907 lek. Subjekti ankohet pranë Kryetarit të Bashkisë Kamëz, në datë 28.04.2011, dhe meqënëse nuk gjen zgjidhje, shoqëria i drejtohet  Gjykatës.  Gjykata njofton Bashkinë Kamëz , për datën dhe orën e Gjykimit dhe bashkëlidhur njoftimit dërgon edhe kopje të  kërkesë padisë. Në kartelën shoqëruese të dokumentave që gjendet bashkalidhur  kërkesë padisë  gjendet shënimi  i bërë nga Kryetari i Bashkisë:“ Drejtorisë së Tatimeve Urgjent për mbrojtje në bashkepunim me Drejtorine Juridike dhe të rivlerësohet situata per vitet  2007-2009, sipas paketës Fiskale përkatëse”.

Menjehere, pas këtij momenti më datë 07.05.2011, kryetari i Bashkisë Kamëz shtetasi nën hetim Xhelal Mziu, nxjerr rivlerësimin tatimor nr.1276 date 05.07.2011, në bazë të së cilit shoqëria ngarkohet të paguajë taksa shtesë  në zërat “Taksë për ndërtesën” dhe “Taksë për zënin e hapësirës për aktivitet tregtar” në vlerën 13.640.239 lek( të reja). Menjeherë sapo shoqëria vihet në dijeni të rivlerësimet tatimor e ankimon këtë rivlerësim tek Kryetari i Bashkisë dhe më pas në gjykatë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.2901, datë 27.03.2012, ka vendosur:Shfuqizimin e “Rivlerësim-tatimor me nr.prot.1296, datë 05.07.2011” dhe të “Njoftim-vlerësimit tatimor nr.493, datë 04.07.2011 të Bashkisë Kamëz. Bashkia eshte njoftuar për vendimin e Gjykatës dhe në kartelën shoqëruese është bërë shënimi “ Urgjent për mbrojtje në shkallët e tjera. Do të jetë kusht  për largim nga puna të të dyve nëse nuk fiton Bashkia”.

Tenderi
Bashkia Kamëz me titullar të Autoritetit kontraktor shtetasin nën hetim Xhelal Mziu,ka zhvilluar tenderin për ndërtimin e Rrugës   “Valiasi i Ri-varrezat Laknas ». Më datë 29.05.2013, janë hapur ofertat e paraqituara dhe ka rezultuar se për të marrë pjesë në këtë tender ishin paraqitur katër shoqëri. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i përbërë nga shtetasit Gjovalin Pali, Atli Hoti dhe Arbër Tola, i mbledhur më datë 10.06.2013, ka s’kualifikuar nga pjesmarja në këtë tender shoqërinë  Gjoka Konstruksion. Shkaqet e ‘skualifikimit të kësaj shoqerie janë:Mospasja e një vërtetimi të lëshuar nga Bashkia Kamëz, me anë të se cilit duhet të vertetohej se shoqëria kishte realizuar me sukses kontrata të ngjashme me bashkinë e Kamzës.

Kontrata e qerase për marjen me qera nga shoqëria të një makinerie sipas komisonit të vlerësimit të ofertave është firmosur nga  përfaqësuesi i shoqërisë dhe bashkelidhur kontratës nuk gjendej autorizimi i administratorit. Një nga automjet sipas KVO nuk  i plotësonte kushtet teknike. Nga kqyrja e dokumentave të paraqitura online nga përfaqësuesi i Shoqërisë “Gjoka Konstruksion”, gjendet edhe kërkesa e paraqitur ne Bashkine Kamez për marrjen e vërtetimit sipas pikes 1 te DST, dokumentat postare që tregonin dërgimin e  kërkesës në bashki,  si dhe  kontrata të ngjashme të  përfundura me Bashkinë e Kamzës.

Nga procesverbali i vleresimit të ofertave është renditur e para shoqëria «Everest» sh.p.k, me administrator shtetasin Sokol Çupi. Pas vleresimit të ketyre ofertave shoqërite pjesmarëse në tender kane të drejten qe te paraqesin ankimin e tyre prane Autoritete Kontraktor dhe me pas ne Komisionin e Prokurimit Publik.  Pasi është njohur me këtë vleresim  shoqëria “Gjoka konstruksion” e ka ankimuar në autoritetin kontraktor. Meqënëse autoriteti kontraktor, Bashkia Kamëz nuk e ka shqyrtuar kërkesën e shoqerisë, subjekti ka paraqitur ankimin e saj në Komisonin e Prokurimit Publik, e cili me vendimin nr.827 datë 01.08.2013,  pranoi kërkesën e kësaj shoqeria dhe vendosi të anulloje vendimin e  KVO të dates 10.06.2013, mbi skualifikimin e operatorit ekonomik “Gjoka Konstruksion”,  duke urdhëruar autoritetin kontraktor të kualifikoje këtë operator ekonomik.

Bazuar në sa më siper Autoriteti Kontraktor ka derguar njoftimin e fituesit në Agjensinë e Prokurimit Publik (me poshte APP) njoftim i cili është publikuar në faqen zyrtare më  datë 26.08.2013.  Shoqëria “Gjoka Konstruksion”,   pasi ka parë njoftimin në faqen zyrtare të APP-se është paraqitur në Bashkinë e Kamzës, më datë 30.08.2013, për lidhjen e kontratës. Në këtë datë kontrata nuk është lidhur  dhe  Drejtori i Drejtorisë Juridike të Bashkisë Kamëz, shtetasi Atli Hoti, i ka kërkuar përfaqësuesit të subjektit shtetasit Ll Gjergo që të vinte një ditë tjetër. Përfaqësuesi i shoqërisë “Gjoka Konstrulsion”  ka komunikuar disa herë në telefon me shtetasin Atli Hoti, por ky i fundit në mënyrë të vazhdueshme i tregonte pretendime të reja, të cilat nuk bënin të mundur lidhjen e kontratës.

Komunikimi nëpërmjet telefonit ndërmjet shtetasit Ll. Gjergo dhe shtetasit Atli Hoti ka vazhduar deri më datë 12.09.2013. Pas kësaj date shtetasi Atli Hoti nuk ia ka  hapur telefonin  përfaqësuesit të shoqërisë «Gjoka Konstruksion». Përfaqësuesi i shoqërisë është paraqitur edhe pas datës 12.09.2013, në Bashkinë Kamëz, me qëllim që të komunikonte me përfaqësues të këtij autoriteti kontraktor por e ka pasur të pamundur për shkak se në zyrat e Bashkisë, e linin të priste pa fund duke mos u pergjigjur, as ne telefon. I ndodhur në këtë kushte duke analizuar në tërësi sjelljen e autoriteteve të Bashkisë Kamëz, përfaqësuesi i shoqërisë «Gjoka Konstruksion», ka arritur në konkluzionin se Bashkia Kamëz nuk kishte vullnet për lidhjen e kontratës  me këtë shoqëri. 
 

Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë