Xhelal Mziut i gjendet në banesë
vula e KZAZ-së nr 27 në Kamzë

Xhelal Mziut i gjendet në banesë<br />vula e KZAZ-së nr 27 në Kamzë
TIRANË - Detajet të reja janë zbardhur nga prokuroria për të arrestuarin Xhelal Mziu. Veç të dhënave për kontratën e tenderit, gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe një vulë e një KZAZ-je të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, ku PD-ja fitoi me 7 mijë vota më shumë.
 
“Gjatë kontrolli në banesën e Xhelal Mziut është gjetur edhe vulë e KZAZ-së numër 27, që i përket qendër së votimit në shkollën e mesme “Ibrahim Rugova” në Kamzë”, kanë bërë të ditur për A1 Report dhe Shqiptarja.com, burime nga Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës.
 
Njëkohësisht, Prokuroria e Tiranës ka zbuluar disa nga pikat e kontratës dhe veprimet e Zyrtarëve të Bashkisë së Kamzës, që çuan në pranga kryetarin e Bashkisë Xhelal Mziu dhe kanë shpallur në kërkim drejtorin juridik Atli Hoti.
 
Tre pikat ku është bazuar Bashkia për t’ja hequr kontratën firmës "Gjoka Konstruksion" për ndërtimin e rrugës “Valiasi i Ri-Varrezat Laknas” janë:
1. Mospasja e një vërtetimi të lëshuar nga Bashkia Kamëz, me anë të se cilit duhet të vertetohej se shoqëria kishte realizuar me sukses kontrata të ngjashme me bashkinë e Kamzës;
2. Kontrata e qerase për marjen me qera nga shoqëria të një makinerie sipas komisonit të vlerësimit të ofertave është firmosur nga  përfaqësuesi i shoqërisë dhe bashkelidhur kontratës nuk gjendej autorizimi i administratorit;
3. Një nga automjet sipas Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk  i plotësonte kushtet teknike.
 
Për koto tre kushte ndërtimi i rrugës i ka kaluar kompanisë “Everest”, e cila i përket një personi që në Kamëz njihet si pranë kryetarit të bashkisë Mziu.
 
Kontrata nuk është lidhur dhe Drejtori I Drejtorisë Juridike të Bashkisë Kamëz i kanë kërkuar përfaqësuesit të subjektit që të vinte një ditë tjetër. Ata kanë shkëmbyer dhe numrat e telefonit celular së bashku.  Përfaqësuesi i shoqërisë “Gjoka konstruksion”  ka  komunikuar disa herë në telefon me Hotin, por ky i fundit në mënyrë të vazhdueshme i tregonte pretendime të reja, të cilat nuk bënin të mundur lidhjen e kontratës.  Komunikimi nëpërmjet telefonit ndërmjet të dyve ka vazhduar deri më datë 12.09.2013. Pas kësaj date shtetasi nuk ia ka hapur telefonin përfaqësuesit të Gjoka Konstruksion.
 
Përfaqësuesi i shoqërisë është paraqitur edhe pas datës 12.09.2013, në Bashkinë Kamëz,  me qëllim që të komunikonte me përfaqësues të këtij autoriteti kontraktor por e ka pasur të pamundur për shkak se në zyrat e Bashkisë, e linin të priste pa fund duke mos u përgjigjur as ne telefon.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë