Ndërkohë që opozia ka bllokuar rrugët në të gjitha qarqet e vendit qeveria ka nisur rikonstruksionin e Urës së Bunës në Shkodër. Prej vitesh kjo urë ishte lënë nën mëshirën e fatit nga bashkia e Shkodrës.
Bashkia e Shkodrës e kishte lënë nën mëshirën e fatit urën Bunës, por qeveria shqiptare ka nisur rikonstruksionin e saj. Janë akorduar 10 milion lekë të reja nga qeveria përmes fondit shqiptar të zhvillimit për rikonstruksionin e urës së vjetër.
Nisjen e punimeve nga ana e specialisteve të forca xhenio, e inspektoi ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati.
Ura objekt replikash, investimi nga qeveria
Ministrja Kodheli bëri të ditur se prej vitit 2002 kjo urë nuk është më në inventarin e Ministrisë, çka më herët kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi kishte thënë se ura e vjetër ishte nën inventarin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministri Ditmir Bushati apeloi që bashkia Shkoder t’i bashkohet një nisme më të madhe që do të ndërmerret nga qeveria pas urës së Bunës, që është rivitalizimi i zonës turistike të Shirokës.
Sipas specialistëve të Ministrisë së Mbrojtjes që do të ndërhyjnë në urë, rikonstruksioni do të zgjasë mbi 5 javë.
Ura e Bunës është ndërtuar në vitin 1889 dhe është shpallur monument kulture, por degradimi i saj sot e ka kthyer në një vepër arti që rrezikonte shkatërrimin. Amortizimi i saj ishte kthyer në rrezik serioz për kalimtarët ndersa ura ishte bërë objekt replikash mes bashkisë dhe qeverisë shqiptare.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO