Çifti i bukur i show bizzit shqiptar janë ‘arratisur’ për pak çaste nga kryeqyteti. Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë zgjedhur qytetin juglindor të Korçës për të shijuar ditët e fundvitit.

Ka qenë aktori i humorit që ka publikuar një foto në krah të bashkëshortes së tij nga qyteti i bukur i Korçës. Ata shfaqen tepër të dashuruar në rrugën plot drita të qytetit të ftohtë, ku duket se kanë shkuar për të shijuar dhe dëborën. "Korça e bukur, e bukura ime Xhensila", shkruan Besi.

Besi dhe Xhensila ishin në qendër të vëmendjes për muaj me radhë, pas dasmës së tyre madhështore, që organizuan pak muaj më parë. 

besi xhensila
(Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj në Korçë)

d.c./shqiptarja.com