Keqbërësit e rrugës nuk kursejnë as agjentët e Policisë. Një agjent i antidrogës është dhunuar fizikisht nga tre grabitës të paidentifikuar sot në urbanin e Kamzës, pasi nuk arritën t'i vjedhin portofolin. 

Agjenti ka arritur t’i kapë në momentin që po i merrnin portofolin nga xhepi, por tre personat ia kanë kthyer me shqelma e grushte, duke i thyer nofullën në dy vende. 

Mësohet se agjenti është dërguar në për kurim në QSUT, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dëshmia e pasagjerit
"Dëgjojmë që fillon konflikti. Këta hajdutet ngrenë zërin dhe thonë që nuk po vidhnim gjë, për Zotin nuk po vidhnim. Kapen me duar, qëllojnë njëri-tjetrin. Te kthesa e Kamzës filloi ky sherr. Shoferi e ndali autobusin por nuk e hapi derën. Udhëtarët nuk ndërhynë. Edhe pse iu lutën fatorinos që të merrnin sigurimin, sepse i njihnin këta dy djemë dhe nuk ishte hera e pare që e bënin këtë punë.

Autobusi filloi të ecte para, ranë në qetësi. Kur u afruam te stacioni, pas kthesës së Kamzës (te Dogana mos gaboj), shoferi hapi derën. Njëri nga këta hajdutët para se të zbriste i qëlloi këtij djalit fort me grusht sa e gjakosi dhe ikën askush nuk bëri asnjë gjë për ta ndalur". 

dhuna ndaj agjentit te antidroges
dhuna ndaj agjentit te antidroges
dhuna ndaj agjentit te antidroges
dhuna ndaj agjentit te antidroges
(Në foto autori që goditi agjentin e antidrogës)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com