/ATSH/. - Xherdan Shaqiri aktualisht është njëri nga futbollistët kryesore të përfaqësueses së Zvicrës. Por, lojtari i Interit mund ta braktisë ekipin aktual për Kosovën, shkruan gazeta Express.

Mesfushori me prejardhje nga Zhegra nuk e ka përjashtuar mundësinë që t'i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, kur kjo e fundit të pranohet në UEFA dhe FIFA.

"Ndryshimi (ta lë Zvicrën për Kosovën) është i mundur, por tani nuk është momenti i duhur për ta menduar dhe nuk ka ndonjë vendim perfundimtar", ka deklaruar Shaqiri.
"Unë shpresoj se përfaqësuesja e Kosovës do te njihet nga FIFA, por në të njëjtën kohe unë jam te ekipi i Zvicres, ku jam i lumtur. Por, mund te flasim vetëm për tani", ka theksuar ai.