Xhiku: Shuteriqi mbrojti Migjenin e
Kadarenë të hynin në letërsi shqipe

Xhiku: Shuteriqi mbrojti Migjenin e<br />Kadarenë të hynin në letërsi shqipe
TIRANE - Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së akademikut Dhimitër Shuteriqit u mbajt sot në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë një akademi solemne. Shkrimtari dhe akademiku Shuteriqi u përkujtua nga studiuesit për gjithë rrugëtimin e tij në fushën e studimeve letrare dhe të krijimtarisë, por edhe rolin e kontributin e tij patriotik si pjesëmarrës që në rininë e tij në luftën për çlirimin e Shqipërisë.

Studiuesi Nasho Jorgaqi, Shaban Sinani, Ali Xhiku, Jorgo Bulo e të tjerë rrëfyen rrugëtimin në studimet letrare dhe krijimtarinë studimore  shkencore të Dhimtër Shuteriqit. Shaban Sinani e vlerësoi si një nga mësuesit më të vyer të jetës së tij, duke e quajtur Dhimitër Shuteriqin “një figurë e shquar e letërsisë, kulturës dhe shkencave albanologjike”. Ndërsa studiuesi Nasho Jorgaqi u shpreh se “Dhimitër Shuteriqi u njoh si një arkiv i gjallë, nga më të rrallët e më seriozët në historinë e kulturës shqiptare. Kush ka patur fatin ta vrejë nga afër e aq më tepër të bashkëpunojë me të, s’ka si të mos jetë habitur me kujtesën e tij të jashtëzakonshme, me njohjen e saktë e me themel të burimeve arkivore, me aftësitë e tij orientuese në detin e pafund të ngjarjeve, të personazheve, të fakteve ftilluese; ashtu siç do të ketë konstatuar jo pa admirim procesin serioz e stilin rigoroz të punës gjurmuese, shpirtin kërkues dhe dyshues, etikën e lartë të studiuesit, i prirë ngaherë nga përkushtimi i thellë atdhetar ndaj vlerave kombëtare”. Më tej Jorgaqi foli për dosjet voluminoze të dokumenteve “të zbuluara e të selitura nëpër arkiva vendase e të huaja”, rrëfeu për “për dorëshkrime veprash letrare e shkencore”, që mbeten një trashëgimi e pasur e kulturës letrare.

Ndërsa akademiku Jorgo Bulo, u shpreh për rolin e Shuteriqit në letërsiën shqipe hde në studimet albanologjike. Gjatë aktivietit studiuesi i njohur i letërsisë Ali Xhiku, theksoi në rolin e Dhimitër Shuteriqt si studiues shërbimer e jashtëzakonshme që ka bërë Dhimitër Shuteriqi në historinë e letërsisë shqipe dhe pasurimin e saj me zëra të rinj e vlera të reja. Sipas Ali Xhikut, ishte Dhimitër Shuteriqi ai që mbrojti Migjenin si poet, duke i lënë një vend të nderuar në letërsinë shqipe. Xhiku kujtoi se në vitet ‘60-‘70 nuk ishte e lehtë të mbroje në atë kohë poetët që kishin një gjuhë simbolike. Po ashtu studiuesi i njohur Xhiku në kumtesën e tij përmendi se Shuteriqi ia ka hapur rrugën edhe Kadaresë kur u shfaq si një talent i ri në letërsiën shqipe.  

Dhimitër Shuteriqi, i lundur në Elbasan në vitin 1915, ishte nga të rrallët intelektualë të rinjë shqiptarë të viteve ’40, që vinte më një kulturë të marrë nga univesitetet dhe bibliotekat franceze. Si nip i Kristoforidhit, dija dhe arsimimi ishin bërë pjesë e tarditës së familjes së toj.

Shuteriqi ndoqi në fillim Liceun Francez të Korçës dhe në vitet ’30 nisi studimet në Francë në Universitetin e Grënoblit për filozofi dhe drejtësi. Nga vitet ‘50-‘73 ishet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ai është autor i romanit “Çlirimtarët” në dy vëllime, ’52, ’55; “Fyelli i Marsiasit” 1965; “Gjashtëdhjetë tregime në një” 1981; “Sytë e Simonidës” 1998; monografi për Naim Frashërin, studime për folklorin dhe për shkrimet e vjetra shqipe si “Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850; “Nëpër shekujt letrarë” 1972. Vitet e fundit ai ka nxjerrë në dritë vëllimin poetik “Krojet kanë et”, “Sytë e Simonidës” 1998. Shuteriqi ka lënë gjurmë me tregimet dhe kryesisht ato historike. Në rreth 200 tregime të botuara, autori është frymëzuar nga historia e vjetër e popullit tonë e deri në ditët e sotme.

Për Shuteriqin, shkenca e historisë dhe letërsisë ishin zemra e jetës së tij. Ka prekur si rrallë kush, historinë e Letërsisë së Vjetër Shqipe. Ka hulumtuar në arkiva dhe studime të vjetra të pafund duke gërmuar deri në dokumenta më të hershme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror