Xhiron për filmin e ri, Rita Ora
harron sa të shkurtër e ka fustanin

Xhiron për filmin e ri, Rita Ora<br />harron sa të shkurtër e ka fustanin
Rita Ora është konfirmuar tashmë si një nga zërat më të dashur për publikun botëror, por ajo nuk mbetet pas as në botën e aktrimit dhe modës.
 
26-vjeçarja është fotografuar të martën në Romë ndërsa po xhironte disa fragmente për filmin më të ri ku do të marrë pjesë.
 
Nuk janë të shumta detajet që jepen rreth filmit të fundit ku do të luajë këngëtarja me origjinë shqiptare, megjithatë thuhet se bëhet fjalë për botën e modelingut dhe historinë e një vajze 12 vjeçare që udhëton përmes një portali magjik dhe shikon që ëndrrat e saj po bëhen realitet.
 
Sipas thashethemeve në filmin që do xhirohet në Romë dhe Toscana, Rita do të luajë rolin e një dizenjuesje të famshme të modës.
 
Gjatë xhirimeve të këtij filmi ku Rita ishte veshur me një fustan të zi të shkurtër, ka pasur disa momente ku këngëtarja është fotografuar në pozicione aspak të këndshme.

rita ora

[gallery]20630[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron