Partia e Lirisë e ka cilësuar projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2025 si një buxhet jo në shërbim të qytetarëve.
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se buxheti i vitit 2025 prej 8.2 miliardë eurosh është torta që qeveria ndan për veten dhe klientët e saj, duke lënë thërrime për taksapaguesit shqiptarë.
“Pjesa më e madhe e këtij buxheti shkon për punët publike, ku për shkak të kostove të fryra në mënyrë fiktive, mund të vidhen më kollaj paratë e shqiptarëve” shkruan Xhixho.
Sipas Xhixhos, rreth 800 mijë pensionistë marrin vetëm 16 milionë euro, që do të thotë se qeveria do të vijojë të tallet me ta teksa nënvizon se nuk ka rritje pagash, ndërkohë që vendi ka pagën mesatare më të ulët në rajon.
“Nuk mbështeten shtresat në nevojë, që do të thotë thellim i varfërisë ndërsa çmimet dhe kostot e jetesës vetëm rriten. Nuk ndryshon taksa që penalizon fermerët. Vetëm 40 milionë euro për kategorinë që kontribuon me mbi 20 % PBB e vendit”, shprehet Xhixho.
Në përmbyllje te reagimit të saj, Xhixho thotë se ky nuk është buxheti i qytetarëve, por buxheti i klientëve të qeverisë.
“Ky nuk është buxheti i qytetarëve, por buxheti i klientëve të qeverisë, që do të vijojnë të përfitojnë përmes koncesioneve e tenderave”, përfundon shkrimi.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.4%
-
Trump
48.1%
-
S'kam mendim
3.5%
Vota total: 8905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anija me mbetje, Xhixho: U kthyen te qeveria e plehrave, dyshime për manipulim të testimit! Maja e ajsbergut! PD: Hetim dhe testim transparent
28 Tetor, 09:07
-
Partia e Lirisë akuzon: Qeveria po nxit largimin e të arsimuarve! Një vend pa intelektualë është garanci për të sunduar
27 Tetor, 12:53
-
Dritan Hila: Arrestimi i Metës si një çlirim për Berishën dhe fund për PL
24 Tetor, 18:16
-
Erisa Xhixho për Report Tv: Meta do e drejtojë Partinë e Lirisë nga burgu! Lajmin për urdhërarrestin e babit e mësova nga media, mu desh t'ia thoja vetë
24 Tetor, 13:52
-
Nga Dritan Hila: Dita kur Ilir Meta vdiq
22 Tetor, 17:42
-
PL publikon videon e arrestimit të Metës, Blushi dhe Xhixho akuza efektivëve të policisë: Terroristët e Ramës rrëmbyen ish-presidentin
22 Tetor, 17:28
-
Ardi Stefa: Të lexosh pa syzet partiake apo të frikës
21 Tetor, 22:24
-
Ardit Rada: Pse nuk proteston njeri sonte para burgut ku ndodhet Ilir Meta?
21 Tetor, 21:40
-
Arrestimi i Ilir Metës, Erisa Xhixho: Akt banditesk që turpëron Shqipërinë! Pengmarrje politike
21 Tetor, 18:53
-
Meta e përjashtoi nga partia si ‘tradhtar’ pas sherrit me Kryemadhin, Braimllari largohet si kreu i këshilltarëve të PL në Këshillin Bashkiak: Do jem këshilltar i pavarur
14 Tetor, 16:31
-
Aksioni i opozitës, Meta: Përpjekjet e fuqishme të mirëkoordinuara, mund të rivendosin Parlamentin në ‘binarët’ kushtetues
14 Tetor, 16:00
-
Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Cenohet liria akademike, të ndalet me urgjencë! Rama uzurpator
14 Tetor, 15:55