Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano, mbajti një fjalë prekëse në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste. Ajo e përshkroi ditën e sotme si më të errëtën e jetës së saj, duke kujtuar me dashuri, mirënjohje dhe krenari njeriun me të cilin ndau një çerek shekulli jetë, ëndrra, shpresa dhe sfida të përbashkëta.
“Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës, po ndahem me njeriun me të cilin kalova një çerek shekulli jetë, më lidhen shumë e shumë ëndrra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditë që s’do dëshiroja ta jetoja kurrë, e tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e një çerek shekulli më parë unë, një vajzë fare e re me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di: kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, por shumë më shumë se kaq. Kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, komplet tjetër nga ajo që jetonim asaj kohe, të një Shqipërie që lipej të largohej me urgjencë nga tradita shekullore e barbarisë dhe të fitonte një kurs tjetër, civil, modern dhe europian. Të gjitha këto do t’i gjej te Fatosi”, tha Xhoana Nano.
Lajmi kryesor:
Kombi në zi, Fatos Nanos i jepet lamtumira e fundit! Rama: Të dashkan edhe ata që të kallën në burg! Bashkëshortja Xhoana: S’u bë kurrë hakmarrës










