Më shumë se 6 muaj pas shpalljes nw kwrkim wshtë arrestuar Eraldo Fizi, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij, Xhuana Nikollaj, qw më pas konsumoi fostoksinë dhe ndërroi jetë në spital.
Sipas informacioneve paraprake, arrestimi i tij u bë pas bashkëpunimit mes Komisariatit Nr. 2 në Tiranë dhe Komisariatit të Lezhës, si dhe pas kontakteve me familjarët dhe avokatin e tij, të cilët kanë bërë të mundur dorëzimin e tij.
Aktualisht, Eraldo Fizi ndodhet në Lezhë, ndërsa pritet të transferohet drejt Tiranës, ku do të vijojnë procedurat përkatëse.
Xhuana Nikollaj dhe Eraldo Fizi ishin martuar në qershor të vitit 2025 në Lezhë, por martesa zgjati vetëm rreth tre muaj. Pas ndarjes, 25-vjeçarja ishte zhvendosur në Tiranë për të jetuar me motrat e saj. Fizi ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 mars dhe dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes në Tiranë, ku mund të ketë pasur një përplasje mes tyre. Një ditë më pas, në orët e para të mëngjesit të 10 marsit, 25-vjeçarja konsumoi fostoksinë.
Sipas hetimeve, në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah, ndërsa në banesë është gjetur edhe një letër që e reja u kishte lënë prindërve.
“Pas kërkimeve të pandërprera nga Policia dhe negociatave me familjarët, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi në kërkim E. F., 25 vjeç, banues në Lezhë, i shoqëruar nga avokati i tij.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi dyshohet se më datë 10.03.2026, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij., shtetases Xh. N., e cila dyshohet se për shkak të dhunës së ushtruar, ka konsumuar medikamente dhe për pasojë ka humbur jetën.
Veprime e mëtejshme procedurale me shtetasin E. F. do të kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2”, njoftoi sot policia.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë












Komente
Komento