Xhufi: Zgjidhja e çështjes “Çame”
si ajo e italianëve të Istrias në Kroaci

Xhufi: Zgjidhja e çështjes “Çame”<br />si ajo e italianëve të Istrias në Kroaci
Historiani i njohur Pëllumb Xhufi, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në Report Tv, foli për Çështjen Çame, historinë e kufirit shqiptaro-grek dhe efektet që pati vizita e Ministrit të Jashtëm grek Kotzias në Tiranë. Ai u shpreh se vizita e ministrit grek nuk zgjidhi ndonjë marrëveshje mes shqiptarëve dhe grekëve sepse dosjet mes shqiptarëve dhe grekëve vazhdojnë të jenë të hapura, por që ishte një moment pozitiv mes dy palëve.

Xhufi deklaroi se shpjegimi i ministrit për çështjen çame ishte historik, metafizik. Sa i takon zgjidhjes së çështjes Çame, Xhufi merr si referencë çështjen e italianëve të Kroacisë në rajonet e Istrias dhe Rijekës.

Largimi i italianëve prej kroatëve, tha Xhufi, solli ngritjen e një komisoni të përbashkët mes dy vendeve i cili vendosi të dëmshpërblejë familjet italiane të shpërngulura.

Gjithashtu, tha Xhufi, italianëve të larguar iu dha e drejta të blenin prona dhe objekte në Kroaci.

 "Me këtë dëmshpërblim çdo italian i Istrias ka të drejtë të kthehet dhe të blejë territoret si çdo qytetar europian ka të drejtë në vendet e tjera anëtare të BE-së. Madje nga pala kroate pati një reagim të fortë në vitin 2004 për të mos lejuar italianët që të ktheheshin dhe të blenin prona dhe objekte në Kroaci. Mirëpo ndërhyri BE dhe ja u bëri të qartë që më BE nuk mund të vesh kufi. është gjetur një zgjidhje për një rast që është minor në raport me tragjedinë çame por pse mos fillohet me lejimin e çamëve pa bërë atë diskriminimin", tha Xhufi. 

Efektet që pati vizita ministrit grek Kotzias, a mendoni se zgjidhi gjë marrëveshja? Sepse dosja shqiptaro-greko ka shumë dosje të hapura... 
Për të zgjidhur mendoj se nuk zgjidhi por mendoj se është moment shumë pozitiv. Për të satën herë një sërë çështjesh që pengojnë marrëdhëniet shqiptare greko, dhe për fat të keq pala greke i ka injoruar ato nuk ka pranuar të flasë për to. Kujtoj këtu çështjen Çame, kujtoj ikjen e padenjë të presidenti Papulias me presidentin Moisiu në vitin 2005 kur mori vesh që një grup i vogël paqësorë çamësh e prisnin përpara hotelit në Sarandë . Nuk jemi më në ato kushte, kësaj radhe u shtruan përsëri probleme djegëse, çështja came, çështja e marrëdhënieve dhe limitimi u ujrave. Por unë e quaj positive se për sa kohë flitet për problemet do të thotë që njihen. Por gjithashtu ne presim zgjidhje dhe unë gjykoj që nuk duhet të vonojnë. 

Si ju duk shpjegimi që i bëri Kotzias çështjes Çame? 
Shpjegim historik, metafizik. Ndarja nuk i përgjigjet realitetit në një pjesë të madhe. Vërtet ka çamë që kanë ardhur para vitit 1944-1945, por kanë ardhur në kushte të vështira mbijetese. Kanë ardhur pas pushtimit të Çamërisë 1913 nga ushtritë greke, kanë ardhur pas ripushtimit të Çamërisë në vitin 1917 kur u tërhoqën forcat italiane. Gjithashtu mos harrojmë një numër i larguar familjesh çame janë larguar në vitin 1922 kur Greqia donte t’i dërgonte ata në Turqi si turq.

Kotzias tha që ne i kemi mëshiruar ata që bashkëpunuam me fashizmin?
Nuk e di në qoftë se ju tha sepse Kotzias i përket një kombi që kanë vrarë sa ka dashur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërorë. Tragjeditë janë histori të pakonceptuara. Ai i di mjaft mirë. Çamët nuk kanë qenë bashkëpunëtorë me gjermanët.  Vërtet është bërë një gjyq në Janinë, një gjyq ushtarak.

Për secilin ka një vendim gjyqi, pronat e tyre janë sekuestruar me vendim gjyqi sipas Kotzias? 
Aty janë gjykuar rreth 800 meshkuj çamë të cilët akuzoheshin për bashkëpunim me gjermanët. Bashkëpunim me gjermanët në gojën e grekeve në fakt në gojën e grekëve nuk ka shumë vlerë në fakt sepse qeveria greke ka pasur kuislingët e vet gjatë luftës, si Realis Zerva. Ata edhe pas luftës kishin edhe pozicione të rëndësishme në qeveri. Është e vërtetuar që nuk kanë qenë çamër që kanë bashkëpunuar me gjermanët, po ka qenë Zerva ai që ka bashkëpunuar me gjermanët. Biles SHBA pas luftës ndërhyu që Zerva mos të bënte pjesë në qeverisë greke për shkak të bashkëpunimit me gjermanët. 

Çërçilli e vlerëson rezistencën anti-fashiste greke si nga më të suksesshmet në Ballkan?
Ai vlerëson sidomos qëndresën që i bënë italianëve. Anglezët dhe morën pjesë masivisht. Çërçilli ka pasur interesa, ai ishte një strateg i madh. Ishte shumë i madh për Anglinë dhe shumë i vogël dhe i keq për Shqipërinë. Në funksion të planeve strategjike të Anglisë, Shqipërinë e Jugut ja dha Greqisë në bazë të dokumenteve, kjo dihet. Çërçilli për interesa të tij ka mbështetur Greqinë. Çërçilli ne e citojmë shumë por ka qenë ai ka qënë në raport me interesat tonë kombëtarë. 

Në vitin 1983 çamët që ishin dëbuar e kishin me pahir nga regjimi i Hoxhës shtetësinë greke?
Jo, jo nuk është ashtu, shtetësinë greke çamëve ju ka hequr një ligj i vitit 1947. Qeveria e Enver Hoxhës, ka bërë goxha luftë për t’i kthyer çamët në vendin e tyre. Kjo është e dokumentuar. Në vitin 1953 çamëve ju dha shtetësia shqiptare. Dhe u bë shumë mirë që ju dha. 

Si është historia e kufirit shqiptaro-grek që nga koha e shpalljes së pavarësisë? 
Në ideologjinë greke, kufiri duhet të ishte deri në Shkumbin. Kur u shpërbë Perandoria Osmane falë kryengritjeve të shqiptarëve, dhe atëherë Greqia mori iniciativën e asaj që në quajmë Lufta e Parë Ballkanike. Gjatë luftës Ballkanike, grekët hunë në Çamëri dhe është derdhur shumë gjak dhe kjo është e dokumentuar. Pushtuan Çamërinë dhe ndërkohë ishte mbledhur Konferenca e Ambasadorëve ne Londër. Kërkesat e Ismail Qemalit për Çamërinë nuk u morën parasysh. Akti tokësor për njohjen e kufirit janë dy marrëveshje kuadër. Marrëveshja për vendosjen e piramidave dhe marrëveshja për evitimin e incidenteve kufitare. 

Si e shpjegoni hapin që drejt paqes e hodhi junta ushtarake?
Junta ushtarake e hodhi hapin për paqe pas luftës, pas qëndrimit të fortë të qeverisë shqiptare. Në Greqinë e Veriut, u bënë disa manovra të NATO-s, ne sa kishim dalë nga Traktati Varshavës. Greqia ka pasur një retorikë kundër Shqipërisë, si p.sh një Shqipëria një abort politik që duhet zhdukur. 

Doja ta vazhdonim me çështjen çame, kudo ku ishte zoti kotzia u pyet për çështjen çame dhe u përgjigj, por kur kam pyetur 12 vjet më parë presidentin Stefanopulos në mënyrë të menjëhershme e ka ndërprerë dhe tha nuk ka çështje çame dhe e ndërpreu çdo mundësi për të vazhduar më tej...Kemi një zhvillim që kjo çështje është shtruar por a ka zgjidhje apo thjesht jemi në kuadrin e retorikës?
Sigurisht, unë mendoj që ka zgjidhje, dhe se çështja e çamëve tanë nuk është si ajo e gjermanëve të sudetëve apo e italianëve të cilët iu përkisnin një kombi agresor në Luftën e Dytë Botërore. Në konferencën e paqes janë parë nga pozita të nënshtuar. Çamët kanë qenë një popull viktimë e luftës siç ishin të gjithë shqiptarët dhe të gjithë popujt e Ballkanit dhe në këtë aspekt. Por çështja e italianëve të Istrias ka pasur një zgjidhje në këto vite, por ka pasur një debat. Unë e kam marrë vesh para dy vitesh nga një ish-kolegia ime dhe ishte marrë pikërisht ajo vetë me këtë problemin. Italianët dhe kroatët nën presionin e italianëve ishin pala e dëmtuar sepse ikën italianët e Istrias dhe të Rijekës në Itali, humbën pasuri dhe pati shumë të vrarë. Krijuan një komision të përbashkët i cili paska arritur në një zgjidhje që zgjidhja e parë është që u është dhënë një dëmshpërblim familjeve italiane të shpërngulura dhe me këtë dëmshpërblim çdo italian i Istrias ka të drejtë të kthehet dhe të blejë territoret si çdo qytetar europian ka të drejtë në vendet e tjera anëtare të BE-së. Madje nga pala kroate pati një reagim të fortë në vitin 2004 për të mos lejuar italianët që të ktheheshin dhe të blenin prona dhe objekte në Kroaci. Mirëpo ndërhyri BE dhe ja u bëri të qartë që më BE nuk mund të vesh kufi. Eshtë gjetur një zgjidhje për një rast që është minor në raport me tragjedinë çame por pse mos fillohet me lejimin e çamëve pa bërë atë diskriminimin. 

Çfarë e pengon nga ana e së drejtës zgjidhjen e kësaj?
Këtu është vullneti politik nga ana e së drejtës dhe randaj e dhashë shembullin. Ka një precedent i cili është zgjidhur dhe pse mos të ndiqet kjo rrugë edhe nga shqiptarët dhe grekët. Pastaj nga ana ligjore them s'ka absolutisht, Greqia është e detyruar tu kthejë shtetësinë greke, i ka përzënë për arsye etnike dhe arsye fetare dhe kjo rezulton fare e qartë. 

Dekretet mbretërorë përbën një pengesë pas shpalljes së luftës në vitin 1940 d.m.th monarku grek nxjerr dy dekrete e para që Shqipëria shpallet një vend armik dhe për sekuestron koservative të shqiptarëve?
Këto nuk kanë të bëjnë me çamët se çamët u dëbuan mbas 5 vjetësh mbas daljes së dekretit. Bëhet ndonjëherë ky konfuzion që ngatërrohet çështja e luftës me ligjin çam. Pra këto 2 dekrete janë për çështjet e tjera të vendosjes së kufirit, çështja e pronave të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë pasur prona dhe kanë prona ne Greqi dhe janë sekuestruar në bazë të këtij ligji. Kurse për çështjen çame nuk ka absolutisht. Unë kam lexuar një autor grek të fundit një jurist i shkëlqyer i së drejtës kombëtare ku ka bërë një libër më 1000 faqe ku trajton dhe problemin çam dhe ja nxjerr të gjitha ligjet që ka nxjerr qeveria greke lidhur me çamët që nga heqja e nënshtetësisë greke, konfiskimi i pasurive të tyre të gjitha këto nuk qëndrojnë nga ana juridike. 

Atëherë nëse nuk ka pengesa juridike atëherë pse nuk shkojnë si qytetar ta zgjidhin në mënyrë individuale Gjykatës së Prevezës, Janinës, Parkës?
Kanë shkuar. Unë njoh disa disa çamë të cilët kanë pasur dhe kartat në rregull, kanë pasur dhe tapitë kanë pasur dhe pasaportat greke. Kanë pasur gjithë dokumentacionin e duhur dhe janë refuzuar, asnjëri nuk e ka bitisur. Këtu ka një vullnet politik që mungon i cili kushtëzon edhe mjediset juridike të cilat vendosin. 

Ndërkohë që qeveria greke bën pjesë në Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut, nësë mbyllin ciklin e drejtësisë greke drejtohen në Strasburg?
Strasburgu ka si kushtëzim për tu shprehur në të treja shkallët e vendit pastaj të shkojë në Strasburg. Përderisa çështja bllokohet në greqi nuk shkon dot në Strasburg megjithatë unë njoh gjithashtu edhe një rast i cili ka rritur t'i sigurojë të gjithë dokumentacionin është drejtuar në Strasburg dhe përsëri nuk ja ka arritur edhe aty mos harrojmë presioni është i fuqishëm. Greqia është anëtare e Gjykatës së Strasburgut, por mos harroni që Greqia çdo vit kritikohet nga Këshilli i Europës sepse është një nga vendet e rralla që nuk njeh minoritetet dhe nuk ka nënshkruar konventën kuadër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. Greqia bashkë më Turqinë janë bashkë edhe pse janë armiq nuk e kanë nënshkruar. Kështu që nuk ka raporte të forta dhe të mira me Këshillin e Europës.

Si zgjidhje nga ministri i Jashtëm grek gjatë javës së fundit për të tejkaluar situatën që është skizofrenike edhe gjendje lufte edhe traktat miqësie. Ai propozon nënshkrimin e një traktati të ri miqësie. është kjo zgjidhje?
Pikërisht unë e dëgjova te studentët. Aty artikuloi shtimin e një preambule por më duket se është një artificë për të shmangur thelbin e problemit. Traktatet e paqes në përgjithësi nuk kanë forcë lidhëse juridike dhe janë shprehje e vullnetit politik të qeverive dhe jo më kot po të shihni dhe traktatin e paqes me Greqinë do të shihni që pothuajse të gjitha artikujt janë formuluar në mënyrë hipotetike. Aty thuhet të dy palët do të shohin mundësitë. Shprehet vetëm vullneti dhe traktatet e p[aqes duhet të shoqërohen me marrëveshje me vlerë juridike dhe ai traktat deri tani më vjen keq ta them po s'ka prodhuar asnjë marrëveshje jo për këto çështjet kritike por as për çështje si të thuash që kishin filluar pa qënë traktati. Kështu më duket një mënyrë për tu shmangur. Sot Greqia nuk ka mbret, por ka parlament i cili shpreh sovranitetin e popullit grek dhe e heq parlamenti me një vendim të veçantë. 

Greqia thotë që është një vendim të qeverisë së Papandreut të qeverisë në vitin 1987 që thotë nuk ka ligj lufte me shqipërinë. Ju kur keni qënë drejtor i drejtorisë së ballkanit dhe më pas zv/ministër i Jashtëm, e keni parë këtë dosje, është e pasqyruar kjo deklaratë e qeverisë Papanderu?
Kjo deklaratë është bërë, krijoi në Tiranën e vitit e vitit 1987 dhe me vështirësitë që ishin në atë kohë krijoi një lloj euforie që shpëtuam, mirëpo u mor vesh pas disa vitesh që ky ligj është akom a në fuqi dhe do tyrajtohet i tillë sikur është në fuqi. Kështu që qeveria greke e ka marrë shumë vendime edhe për të drejtata e njeriut e ka nënshkruar qeveria greke po se ka ratifikuar parlamenti dhe jo nuk quhet. E njëjta gjë është edhe me ligjin e luftës duhet të ratifikohet Kushtetuta greke përcakton që ligje të tilla duhet të ratifikohen nga parlamenti grek.

Çështja kufirit detar, si mendoni se duhet të zgjidhet?
Duhet të mbajnë përgjegjësinë ata që e bënë të cilët fshihen sot dhe nuk ju kujtohet për fat tyë keq edhe nga kundërshtarët e tyre politik edhd mediat harrojnë ta kujtojnë këtë gjë. marrëveshja e detit ka qënë një marrëveshje e futur nënpresion dhe me nxitim të madh në axhendën e marrdhënieve shqiptaro -greke. Nuk ka ekzistuar e them me garanci të plotë deri në vitin 2005 dhe as nuk është diskutuar. Kjo është futur mbas ardhjes së qeverisë Berisha. Kufiri detar ka qenë ai i vendosur në vitin 1913 dhe është i përcaktuar në vendet ku ka bregdet të dhëmbëzuar dhe pasqyra ujore është e ngushtuar siç është në kanalin e Korfuzit. Në atë rast, kufiri hiqet i barazlarguar nga çdo pikë respektive, vihet vija drejtvizore dhe hiqet sipas relievit dhe kjo ka funksionuar për mrekulli. Hapësira detare është një seri aktivitetesh që do kujdes të jashtëzakonshëm, aty ka qënë një grup të cilët kishin bërë dy tre takime me ambasadorin grek këtu dhe nuk e di dhe në Athinë çështja u përfundua me atë gajasjen e madhe në prill të 2008 kur u firmos nga ish ministri i Jashtëm. Doli në Wikiliks në mënyrë skandaloze se ambasadori amerikan raportonte në Washington që kjo marrëveshje u dha në këmbim të votës së Greqisë për hyrjen e Shqipërisë në NATO, një gjë e turpshme, e padenjë për palën greke të cilën ne e quajmë partner strategjik dhe për fat të keq është dhe vendi i fundit që firmos kur bëhet fjalë për integrimet e Shqipërisë në NATO apo dhe në BE dhe për marrëveshjen e Asociim Stabilizimit, Greqia ishte e fundit që e kaloi në një kohë që padyshim duhet të jetë e para. 

Si kalohet kjo situatë sepse ai kufi duhet të përcaktohet ?
Tani kjo u hodh nga Gjykata Kushtetuese e cila ka qenë nën presion të zakonshëm nga qeveria e asaj kohe në vitin 2009 që ishte qeveria Berisha. Gjykata Kushtetuese votoi dy herë për këtë marrëveshje. Votimi i parë kishte të bënte me marrjen në shqyrtim, ata njëherë i shqyrtojnë çështjet që ju vijnë ja vlen të merren, është në tager të Gjykatës Kushtetuese apo nuk është. Dhe në atë votim është votuar 5 me 4 dhe një njeri të ndryshonte dhe ajo marrëveshje nuk do diskutohej fare nga Gjykata Kushtetuese. Mbasi kaloi për gjykim në Gjykatën Kushtetuese nga ky votim që unë do i quaj heronj ata të 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që nuk u dimë as emrin për fat të keq. Ata meritojnë të marrin dekoratën nderi i kombit jo ata që shohim ditë për ditë që e marrin një vlerësim të tillë. pastaj në votimin që u bë në Gjykatën Kushtetuese doli me 0 se si të thuash ata që kishin votuar politikisht në mbështetje të qeverisë e kuptuan që ishte e humbur dhe e votuan të gjithë 9 me 0. Kështu dhe votimi ishte për arsye thelbësore jo vetëm sepse marrëveshja ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë por ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare për të dyja çështjet. 

Nëse Greqia do pranohej të lëshojë pe, asnjë qeveri s'mund ta marrë përsipër të lëshojë diçka që një qeveri e mëparëshme e ka arritur në marrdhënie dypalëshe?
Kjo çështje u hap nga një gazetar i gazetës shqiptare Tedi Blushi i cili kapi një deklaratë të ministres Bakojani pas nënshkrimit që u kthye në Shqipëri nga Athina dhe deklaroi se arritëm një fitorë strategjike. ky gazetar e kapi edhe nga njerëz të tjerë si myslym pashaidhe e mori opozita në dorë dhe e çoi në Gjykatë Kushtetuese. Ajo marrëveshje nuk ka vlerë juridike sepse nuk është ratifikuar nga parlamentet e dy vendeve përpara se të hyjë në fuqi. Atë jo vetëm në nuk e ratifikuam sepse pati këtë incident por as vetë pala greke nuk e ka e kaluar në parlament dhe ne kuptimin juridik është një nul dhe do bëhet një marrëveshje e re do rinegociohet po ajo marrëveshje s'ka rëndësi, rëndësi ka që hapësira detare të ndahet në bazë të ligjit dhe të drejtave ndërkombëtare. Dhe këtë pala greke nuk ka si e kundërshton. 

Redaksia Online
m.ç-xh.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin