"Xibraka" peng i letër porosisë
gjermane, hetimet deri në 8 shkurt
PDF/Komunikata e policisë për "Xibrakën"

gjermane, hetimet deri në 8 shkurt
PDF/Komunikata e policisë për "Xibrakën"">
TIRANË - Tetë shkurti i këtij viti është afati në të cilin Prokuroria duhet të mbyll hetimet për dosjen e kokainës së "Xibrakës". Këtë vendim e ka marrë Gjykata e Krimeve të Rënda këtë të enjte pasi pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë për të zgjatur hetimet me një muaj nga tre të kërkuara.

...
Mungesa e letër porosive nga pala gjermane për prokurorinë shqiptare, mban pezull prej një viti hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga gjykata zgjatje me tre muaj të afateve hetimore me argumentin se është duke pritur letër porositë e palës gjermane.  Kjo kërkesë është pranuar pjesërisht nga gjykata pasi nga tre muaj, hetimet u vendosën të zgjatën vetëm me një muaj, duke i lënë kohë akuzës të mbyllë hetimet deri më 8 shkurt të këtij viti.

Në një reagim për mediat Ferdinand Ndoja, avokati i Ilir Hysenit dhe shqiptaro-gjermanes Pranvera Ebelig sqaron se ai ka mundur t'i sigurojë në rrugë private përgjigjet e palës gjermane. 

Po ashtu Ndoja sqaron për herë të parë se për klienten e tij Ebelign, e cila bashkëjetonte në Gjermani me të arrestuarin Ilir Hyseni, nuk ekziston më asnjë masë sigurie apo akuza nga drejtësia shqiptare.

Më 15 Janar të 2015 Policia e shtetit mundi të finalizojë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda operacionin xibraka, duke prangosur 9 persona dhe duke sekuestruar mbi 20 kg kokainë të pastër.

Ndër të arrestuarit e këtij operacioni ishte dhe nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha për të cilin në dhjetor të 2015 gjykata rrëzoi kërkesën për heqjen e masës së arrestit me burg ndaj tij. /Report Tv/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen