Elita e futbollit spanjoll, La Liga po e zhvillon raundin e 33-të këtë mesjavë. Të mërkurën te fitorja dolën Elche, Getafe dhe Barcelona. Për katalanasit tremb gjendja fizike e Lamine Yamal, i cili shënoi golin e vetëm kundër Celtës, por doli i dëmtuar nga fusha fill pasi realizoi golin nga 11 metërshi. Barcelona ka konfirmuar se Lamine Yamal ka mbyllur sezonin me klubin pas dëmtimit në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Klubi katalanas shton se si pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës 2026 me Spanjën.

Në 'Camp Nou' Barcelona iu fal penalltisë të kthyer në gol nga Lamine Yamal për të mposhtur 1-0 Celta Vigon dhe për të marrë tri pikë që e afrojnë më shumë se kurrë me titullin kampion në La Liga. Në minutën e 40-të ylli spanjoll nuk gaboi nga 11 metërshi duke mposhtur gardianin Radu. Fill pasi goditi topin, Yamal ndjeu një shqetësim në kofshën e majtë dhe u shtri në tokë i rrethuar nga shokët e skuadrës, teksa u kërkua zëvendësimi. Barcelona ka konfirmuar se Lamine Yamal ka mbyllur sezonin me klubin, por shton se si pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës 2026 me Spanjën.

Në stadiumin 'Manuel Martinez Valero' vendasit e Elches mposhtën 3-2 me përmbysje Atletico Madridin duke u shkaktuar këtyre të fundit humbjen e katërt radhazi në La Liga. Nico Gonzalez kaloi në epërsi miqtë nga Madridi, por Elche përmbysi me Affengruber dhe penalltinë e Andre Silvës. Sërish Nico Gonzalez barazoi për Atleticon duke e mbyllur 2-2 pjesën e parë. Në minutën e 75-të Andre Silva shënoi golin e fitores për vendasit, ndërsa madrilenët për 60 minuta luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Almadas. Pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sociedadit, Atletico merr një tjetër humbje dhe tanimë është e fokusuar në gjysmëfinalet e Champions League ku përballë do të ketë Arsenalin.

Pas këtij raundi, Barcelona kryeson renditjen me 82 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi ndjekës. Pas tyre Villarreal dhe Atletico Madrid.

La Liga, raundi 33:

E mërkurë, 22 prill 2026

Elche 3-2 Atletico Madrid

Real Sociedad 0-1 Getafe

Barcelona 1-0 Celta Vigo

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
Barcelona qetëson trajnerin e Spanjës: Lamine Yamal ka mbyllur sezonin me klubin, por do të jetë pjesë e Kupës së Botës

1776946078_lamineyamal.JPG

Barcelona ka konfirmuar se Lamine Yamal ka mbyllur sezonin me klubin pas dëmtimit në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Klubi katalanas shton se si pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës 2026 me Spanjën. Turneu do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

"Testet e kësaj të enjteje kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë, Lamine Yamal, ka pësuar një dëmtim në kofshën e pasme të këmbës së majtë. Lojtari do të ndjekë një plan trajtimi konservativ. Ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit të ligës, por pritet të jetë i disponueshëm për Kupën e Botës", bën me dije klubi katalanas në njoftim.

Ora 11:24
VIDEO/ Atl. Madridi në 'rënie të lirë', përmbyset 3-2 nga Elche

1776936348_elche.JPG

Në stadiumin 'Manuel Martinez Valero' vendasit e Elches mposhtën 3-2 me përmbysje Atletico Madridin duke u shkaktuar këtyre të fundit humbjen e katërt radhazi në La Liga. Nico Gonzalez kaloi në epërsi miqtë nga Madridi, por Elche përmbysi me Affengruber dhe penalltinë e Andre Silvës. Sërish Nico Gonzalez barazoi për Atleticon duke e mbyllur 2-2 pjesën e parë. Në minutën e 75-të Andre Silva shënoi golin e fitores për vendasit, ndërsa madrilenët për 60 minuta luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Almadas. Pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sociedadit, Atletico merr një tjetër humbje dhe tanimë është e fokusuar në gjysmëfinalet e Champions League ku përballë do të ketë Arsenalin.

Ora 11:23
VIDEO/ Barcelona fiton 1-0 kundër Celtës dhe 'prek' trofeun, Lamine Yamal tremb Spanjën para Botërorit

1776936261_barcelona.JPG

Në 'Camp Nou' Barcelona iu fal penalltisë të kthyer në gol nga Lamine Yamal për të mposhtur 1-0 Celta Vigon dhe për të marrë tri pikë që e afrojnë më shumë se kurrë me titullin kampion në La Liga. Në minutën e 40-të ylli spanjoll nuk gaboi nga 11 metërshi duke mposhtur gardianin Radu. Fill pasi goditi topin, Yamal ndjeu një shqetësim në kofshën e majtë dhe u shtri në tokë i rrethuar nga shokët e skuadrës, teksa u kërkua zëvendësimi. Barcelona ka konfirmuar se Lamine Yamal ka mbyllur sezonin me klubin, por shton se si pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës 2026 me Spanjën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Prill, 09:22

    A besoni se do të zgjidhen çështjet e mbartura Shqipëri-Greqi?