HOLLYWOOD - Të gjithë të bukur, të gjithë të aftë dhe të gjithë nën 40 vjeç. Ja kush janë yjet e rinj të "fabrikës prodhuese" Hollywood. Tashmë Brad Pitt apo Johnny Deep, të dy 50 vjeçar, i kanë lënë vendin yjeve të valës së re të aktorëve hollywood-ian si Channing Tatum apo Benedict Cumberbatch. Yjet e sotshëm nuk janë si ata të dikurshmit. New York Times shkruan se nuk do të ketë kurrë më një Will Smith, i aftë për të shitur një film vetëm falë emrit të tij, një markë e vlefshme më shumë se një aktor. Ndërkohë që shkojnë të shohin "50 hijet e Grey-t" vetëm sepse njohin titullin, jo sepse njohin aktorët, vazhdon New York Times.
Amy Adams
40 vjeç, 5 nominime për Oscar. Këtë vit e pamë në filmin e Tim Burton "Big Eyes" për të cilin fitoi një Golden Globe. Vitin e ardhshëm do ta shohim në filmin "Batman v Supermen: Dawn of justice".
Channing Tatum
Ka më shumë role të interpretuara se vite, Channing është 34 vjeç. Aktorin këtë vit e pamë në filmin "Foxcatcher". Gjithashtu do ta shohim më sensual se kurrë në vazhdimin e "Magic Mike".
Reese Witherspoon
Më 22 mars aktorja do të mbush 39 vjeç. Është fituese e çmimit Oscar në vitin 2006 për fimin "Walk the line" si dhe e kandiduar në vitin 2015 për filmin "Wild". Në filmin e saj të ri aktorja do të jetë sërish krahë aktorit Joaquin Phoenix.
Eddie Redmayne
Aktori sapo fitoi Oscarin e tij të parë në moshën 33 vjeçare me filmin "The theory of everything" në rolin e fizikantit Stephen Hawking.
Felicity Jones
Aktorja 31 vjeçare e cila luante zonjën Hawking në filmin "The theory of everything", do të luaj në fimin e ri te Ron Howard si dhe në filmin e ri të Star Wars. Jones u kandidua për çmimet Oscar 2015 në kategorinë e aktores protagoniste më të mirë.
David Oyelowo
Aktori 38 vjeçar u kandidua për çmimet Oscar 2015 për rolin e tij të Martin Luther King në filmin "Selma". Projekti i tij më i ri do të jetë ai i Mira Nair me aktoren Lupita Nyong'o.
Benedict Cumberbatch
Edhe Benedict, aktori 38 vjeçar, ishte i kandiduar në pesëshen më të mirë të aktorit protagonist në natën e çmimeve Oscar. Gary Oldman e zgjodhi aktorin Cumberbatch në filmin e tij të ri si regjisor.
Sienna Miller
Aktorja 33 vjeçare ka filluar të aktrojë që në moshën 20 vjeçare. Më parë ishte e njohur për shkak të Jude Law tani është e njohur falë talentit të saj.
Miles Teller
Aktori 28 vjeçar ishte protagonist i një tjetër filmi të nominuar për Oscar "Whiplash". Në shtator aktorin do ta shohim në rolin e Mr. Fantastic në filmin "Fantastic Four".
Oscar Isaac
Aktorin 35 vjeçar të zgjedhur nga vëllezërit Cohen për filmin e tyre, do të mund ta shohim në filmin e ri të Star Wars./ATSH/
/Shqiptarja.com