Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka deklaruar sot se i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pezullimin e menjëhershëm të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.
Kryegjykatësi është denoncuar nga një qytetare se i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor në favor të saj.
Manjani tha se gjyqtari nuk mund të jetë më pjesë e trupës gjyqësore, pasi ka cenuar rëndë autoritetin dhe figurën e gjyqtarëve.
"Ky zotëria duhet shkarkuar menjëherë. Dhe si gjykatës, zotëria nuk mund të shërbejë më. Do kërkoj pezullimin e tij si gjykatës, i cili s'mund të jetë më në trupën gjyqësore, derisa të përfundojnë procedurat disiplinore. Zotëria ka cenuar rëndë autoritetin dhe figurën e gjyqtarëve. Besoj se KLD do të dalë me vendimmarrjen e duhur për ngjarjen", u shpreh Manjani.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO