/ATSH/- Drejtori i Inspektoriatit te Punës, Dritan Ylli, u shpreh te premten, gjatë nje takimi informues dhe sensibilizues me perfaqesues te biznesit, se "partneritieti me biznesin i ka bërë vendet e punë më të sigurta".
Në një tryezë qe u zhvillua ne Tirane, me përfaqësues të kompanive te ndryshme, ku u diskuatua për sigurinë në punë, kreu i Inspektoriatit te Punes, Ylli tha se, "gjate vitit 2014 u rrit ne 1187 numri i subjekteve që kishim mjek ne ndermarrje, kundrejt 1108 subjekteve qe ishin ne vitit 2013?.
Kjo, sipas Yllit, si pasojë e orientimit të proçesit të inspektimit dhe takimeve sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese me biznesin në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, në subjektet që paraqesin risk për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve.
Gjate ketij takimi, Ylli kërkoi bashkëpunimin e të gjithe subjekteve, ne rritjen e sigurise ne pune dhe zbatimin e rregullores, në të kundërt siç u shpreh ai, do të ketë masa të rrepta për të gjithë ato kompani që nuk zbatojnë legjislacionin.
"Do të jetë e patolerueshme nga ana jonë në ato raste kur ligji nuk do të zbatohet me përpikmëri, kur punëtorët e ndërtimit që punojnë në lartësi të mos jenë të pajisur me pajisjet mbrojtëse individuale siç janë rripat e sigurimit, kaskat mbrojtëse, veshjet e punës etj. Jo vetem në ndërtim, por në të gjitha aktivitet dhe industritë që operojnë në Shqipëri, qofshin këto vendase apo të huaja do kërkohet me rigorozitet zbatimi i ligjit".-tha Ylli.
Rregullorja e re e Inspektoriatit të Punës ka një klauzolë të veçantë që lidhet edhe me sigurinë në punë të të miturve.
/Shqiptarja.com