Ylli Pata: Arsyet e egërsimit të Berishës ndaj SPAK!

Ylli Pata: Arsyet e egërsimit të Berishës ndaj SPAK!

Kur Antonio Di Pietro në vitin 1992 rrëzoi Republikën e Dytë Italiane me anë të “Tangentopolit”, duke çuar në akuzë të gjithë udhëheqësit e lartë, vendi pësoi një tërmet politik.

Megjithatë siç ndodh gjithnjë në histori, përmbysjet sjellin edhe restaurimet e sistemeve apo skemave të vjetra të pushtetit. Pas një situate të paqartë dy vjeçare politike, në vitin 1994 në krye të qeverisë erdhi Silvio Berlusconi. i cili, duke nuhatur se ishte nën hetim nga grupi i prokurorëve të “Mani Pulite” të Milanos, i propozoi Di Pietro-s postin e ministrit të Brendshëm.

Prokurori reaktiv i tha “Jo faleminderit” dhe u kthye menjëherë në zyrë, për të përgatitur dosjen ndaj kryeministrit dhe njeriut më të pasur të Italisë.

Nga ana tjetër, Berlusconi, autorizon ministrin e Drejtësisë, Aldredo Biondi, për të nisur një inspektim të hollësishëm në Prokurorinë e Milanos. Ministri dërgon një ekip të tërë nga ministria, me urdhër që të rrinin për një periudhë të gjatë në zyrat e prokurorëve, që të mos i linin dosje pa kontrolluar. Me një fjalë i çanin dërrasat duke ju ndenjur gjithë ditën në zyra, e duke mos i lënë të punonin. Di Pietro shpiku një marifet; rrinin gjithë ditën duke pirë cigare me inspektorët në prokurori, i përcillnin në orën 4 kur dilnin me gjithë mirësjellje. E më pas ktheheshin në “ilegalitet” një nga një, duke punuar deri në orët e vona të natës.

Në kohë rekord, ata gjetën provën që kërkonin prej kohësh, e firmosën e vulosën kërkesën për hetim ndaj kryeministrit Berlusconi. Të cilët ja dërguan me postë speciale nga Milano në Napoli, ku Silvio ishte në një konferencë ndërkombëtare të OKB-së. Qeveria Berlusconi ra pas një viti, jo nga hetimi, por sepse një pjesë e mazhorancës u largua dhe i ranë numrat në Parlament. Nisi kështu një luftë e fortë e Berlusconit me “prokurorët komunistë”, siç dhe largimi i Di Pietros nga prokuroria, por hetimet nuk u ndalën dhe vijuan pa ndërprerje nga të gjitha prokuroritë e Italisë.

Edhe në Rumani, kur Laura Codruța Kovesi, kryeprokurorja antikorrupsion nisi të hetojë presidentë, kryeministra, ministra e kryetarë bashkish, politika nisi sulmin ndaj saj. Pas një serie sulmesh mediatike e fushata baltosjesh, atë e shkarkuan nga Parlamenti. Njeriu që udhëhoqi këtë akt, u shpall Non Grata nga qeveria e SHBA-së. Kovesi u zgjodh më pas Kryeprokurore Antikorrupsion e Bashkimit Europian, post të cilin e mban edhe sot. Ndërkaq, në Rumani, edhe pse iku Kovesi, hetimet vijojnë e personi që shkarkoi kryeprokurorën, përkatësisht shefi i mazhorancës dhe kryetari i Parlamentit përfundoi në burg.

Në Shqipëri, siç duket nisur nga përvoja të tilla rezistence, SHBA e BE ndërmorën aksionin që të ishin ata bashkëthemeluesit e një prokurorie speciale që të hetonte politikanët e zyrtarët e lartë në Shqipëri.

Një nismë që siç dihet ka sjellë shpërthime e kaos të madh në vend që nga viti 2016, kur u miratua në Parlament paketa kushtetuese e reformës në drejtësi.

Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin të parët që kundërshtuan dhe madje tentuan të ndalojnë krijimin e SPAK dhe Gjykatës Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Edhe pse tentuan në të gjitha mënyrat, këto institucione u ngritën dhe nisën punën.

Prej nisjes së punës në SPAK, opozita shqiptare në të gjithë komponentët politike dhe civile të saj si shoqatat, çuan në prokurorinë speciale të gjitha kontratat e qeverisë shqiptare, madje në shumë raste i çuan nga 3-4 herë, duke dërguar dublime apo edhe argumente të reja.

Thuajse të gjitha denoncimet e PD-së, LSI-së, por edhe Nismës Thurrje e grupimeve të tjera janë marrë nën hetim nga SPAK. E siç tashmë dihet, në të gjitha këto dosje prokuroria speciale ka marrë njerëz në hetim, ka future zyrtarë në burg. Me një fjalë ka pasur rezultat. Nuk ka në këtë rast një zhvillim më pozitiv për një opozitë me logjikë e mend në kokë.

Sido që prokurorët nuk kanë hetuar siç do të donin Basha, Berisha, Meta, Kryemadhi, Lapaj apo Shabani, gjithsesi të gjitha dosjet janë hetuar e SPAK ka gjetur abuzime. Ka kryer veprime hetimore e arrestuar zyrtarë. Veprimi më normal në këtë rast është që opozita duhet të falënderojë së paku prokurorët për punën, t’i mbështesë ata publikisht, e në fund të kërkojë që nëse është e mundur praktikisht, edhe t’i thellojnë hetimet.

Por çfarë po ndodh tek ne? PD e Lulzim Bashës, edhe pse me arsye e të drejtë madje krenohet se ishte ajo që ka çuar dosjet që kanë sjellë këto tronditje të mëdha në radhët e mazhorancës e qeverisë. Por asnjëherë si Basha, ashtu edhe deputetët e PD-së nuk i kanë mbështetur fort prokurorët speciale, madje deputetë të PD-së si kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi kanë goditur disa herë SPAK-un dhe prokurorë të saj.

Ndërkaq, Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk reshtin asnjë ditë të akuzojnë se SPAK është një instrument i Edi Ramës. Kështu tha edhe sot Berisha në konferencën për shtyp. “Në qoftë se merr presion protestën e opozitës për amnistitë e SPAK-ut, kjo është botërore, ndodh në të gjithë botën. Këtu ndodh shumë pak.

SPAK-u ka dëshmuar tani kontrollin e plotë politik të tij”, tha Berisha sot. i cili fut kopaçe përditë, duke akuzuar prokurorë të SPAK se kanë liruar kriminelë, ndërkohë që në të gjitha aksionet kundër narkottafikut; DIA italiane, partnerja kryesore e SPAK vetëm ka falendëruar kolegët shqiptar për punë e kryer në kapjen e grupeve të shumta kriminale.

Po përse atëherë Sali Berisha, Ilir Meta, por edhe opozita e moderuar nuk e mbështesin fort, po e sulmojnë prokurorinë speciale? Natyrisht, ka edhe pjesën e vet koshienca e kontaminuar e dinosaurve të politikës se SPAK mund të trokasë edhe në pasuritë e tyre që njerëzit i dinë po ata s’i pranojnë.

Por, ka një tjetër arsye, që është më shumë politike. Sido që të shkojë, edhe sikur mazhoranca aktuale të goditet edhe më shumë nga hetimet, pesha politike e krijimit të SPAK, si bashkëthemelues me SHBA e BE, është një aksion politik, që sipas gjasave i ka dhënë më shumë aksione politike. Edhe fitoret e 2017 e 2021, Rama i fitoi pikërisht me shpresën e njerëzve që të ngrejë një drejtësi që të fus në burg “Peshqit e Medhenj”. Në zgjedhjet e mëpasme, ndoshta votohet më shumë për ekonomi, pensione e naftë…

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 26/08/2023 04:34

    Bir Selman i nenes ke te qaje me pare... "Perlat" e meroizmit mediatik te shashtisin me logjiken prej tuafi. Nuk mund te gjesh te ngjashem ne bote per nga idotesia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat