Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK

Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK

Argita Berisha

Argita Berisha ka shpërfaqur sot realitetin apo fenomenin që ndan si me thikë standardin apo konceptin e shoqërisë shqiptare mbi drejtësinë.

E bija e Sali Berishës u thirr në SPAK si pjesë e një procedimi të gjyqtares Irena Gjoka, e cila e ka paditur vajzën e doktorit, sepse kjo e fundit e ka sulmuar, pasi gjyqtarja në fjalë mori vendime ndaj burrit dhe babait të saj.

Kjo sjellje e Argitës, e cila na flet si juriste dhe profesoreshë e ligjit, quhet pastërtisht konflikt interesi. Në një shoqëri normale perëndimore, është krejt normale që një subject penal siç është vetë zonja Malltezi-Berisha, të ketë kundërshti me veprimet e prokurorisë speciale apo gjykatës, por në momentin, kur një prokuror apo gjykatës shtë subjekt i një aksioni penal ndaj saj dhe familjes së saj, çdo sulm apo aksion juridic përbën konflikt të pastër interesi madje edhe atë që Departamenti Amerikan i Shtetit ja ka quajtur si “Pengim i Drejtësisë” dhe e ka sanksionuar sipas ligjit 7031/C.

Sjellja e Sali Berishës, familjes së tij, pore dhe Ilir Metës, përbën në realitet “fillin e Arjanës” së shoqërisë shqiptare, jo thjesht mazhorancës socialiste, por të gjithë politikës tjetër që nuk gjen veten tek familja Berisha.

E cila sulmon, fyen, shpif dhe shantazhon ato prokurorë e gjyqtarë që kanë ndërmarrë aksione penale ndaj tyre. Ndërkohë që edhe pse kan mundësitë financiare për të pasur asistencën juridike më të mirë në vend, nuk duan që të ketë proces për akuzën ndaj tyre. Siç është dosja “Partizani”.

Siç është parë sjellja juridike e mbrojtjes së Sali Berishës dhe familjes së tij, avoketërit po insistojnë procedurialisht që të mos ketë proces. Logjika e pastër të shtyn në mendimin, se një njeri që mendon se realisht është i pafajshëm, mezi e pret një proces në gjykatë, ku ka mundësinë të pastrojë veten ndërmjet dëshmitarve, provave, fakteve, apo edhe mizaskenave teatrale që të fal një proces gjyqësor, i cili për shumë politikanë është kthyer edhe në katharsisin e jetës.

Ndërkaq, ne shikojmë se në të gjithë kohën që Sali Berisha është nën hetim dhe sot i pandehur, ai atakon prokurorët dhe gjyqtarët që marrin pjesë në procesin ndaj tij, ndërkohë që synimi kryesor i skuadrës të tij të avoketërve është të mos shkojë në proces. Pra që gjyqtarja paraprake të vendosë që dosja “Partizani” të mos gjykohet.

Natyrisht që nuk ka asnjë logjikë që kjo të ndodhë, pasi nëse larg qoftë vendoset siç duan avokatët e Berishës, atëherë e gjithë reforma në drejtësi do të duhet të shumëzohet me zero.

Nuk ka sens që një akuzë të mos shkojë në gjyq, nuk ka sens që një dosje të mos përballet në ringun e saj siç është seanca, nuk ka sens që të sulmohet gjyqtari që të gjykon, për sa kohë e bën këtë gjë. Nuk ka ndodhur asnjëherë.

Kush mban mend postkomunizmin, pra kohën e Berishës së parë, mban mend Ramiz Alinë, Nexhmijë Hoxhën dhe një numër të madh udhëheqësish të regjimit komunist që u përballën me akuzat e drejtësisë së regjimit të Sali Berishës. Asnjëri nuk sulmoi gjykatësin apo prokurorin. Thjesht u përballën publikisht me proceset ndaj tyre, pa shantazhuar as prokurorë e as gjyqtarë.

Edhe pse atmosfera atëherë ishte e tmerrshme. Mjafton të kujtohen seancat famëkeqe për ngjarjet e 2 prillit 1991 në Shkodër. Kur militantët e Berishës, gjuanin me këpucë oficerët e policisë në bankën e akuzuarve, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me akuzën. E siç treguan faktet u dënuan  pa asnjë provë. Të gjithë ata që goditën të pandehurit me këpucë u emëruan shefa komisariatesh dhe shefa SHIK-u në rrethet kryesore të vendit. Edhe pse nuk kishin as shkollën e mesme.

Diferenca sot, është që sot dokori nuk gjen njerëz që të gjuajnë me këpucë prokurorët e gjyqtarët që i ka kundër. Ndaj me avokatët po lufton të mos shkojë në proces.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)