Ylli Pata: Dosja 'Gërdeci'/ Çfarë konsiston 'bomba' e sotme e SPAK

Ylli Pata: Dosja 'Gërdeci'/ Çfarë konsiston 'bomba' e sotme e SPAK

Foto nga shpërthimi në Gërdec

Një vit më parë, kur me insistimin e familjarëve të viktimav të katastrofës së Gërdecit, çështja u rihap nga SPAK, në shumë nga panelet televiziv e media të ndryshme, u vulos edhe verdikti.

Mjaft nga “investiguesit” parashtruan aksiomën se e gjithë kjo çështje nuk është gjë tjetër veçse një vrimë në ujë, pasi Gërdeci është hetuar e gjykuar, madje sot edhe është parashkruar pasi kanë kaluar 10 vjet.

E në fakt ky është mentaliteti dhe koncepti me të cilin në opinion diskutohet për ngjarjet e mëdha. Më shumë se mbi faktet e rënda apo krimet e pandëshkuara, diskutimi shkon në procedura, ku shpesh reportrët kthehen në avokatë procedurialë të mënyrës së trajtimit të proceseve.

Në thelb, Gërdeci, si një skandalet më të mëdha në Shqipëri për faktin se çoi si pasojë në 15 mars 2008 hedhjen në erë të një fshati të tërë, ku u vranë 26 veta(dy vdiqëm më pas) dhe u plagosën mbi 300, nuk është hetuar asnjëherë në thelbin e tij.

Hetimi i parë që çoi në proces, u mor vetëm me anën e fajësisë teknike mbi shpërthimin. Ku siç dihet i gjithë diskutimi bazë në gjykatë u mor me karrocën që shpërtheu e para. Pra u mor me procedurat  “aksidentit teknologjik” siç u quajt tragjedia  Gërdcit. Ndërkaq afera që solli ndërtimin e Gërdecit, jashtë çdo logjike dhe ligji si punishte demontimi, ndërkohë që Ministria  Mbrojtjes ka struktura të specializuara për këtë gjë, mos investimi i duhur për sigurinë, përdorimi i transportit të ushtrisë për materialet e tj vëtëm për mos rritur kostot e procesit është më shumë se  shpërdorim detyre, por është korrupsion i pastër.

Nga ana tjetër, paralel me çështjen e demontimit të municioneve të artilerisë, po i njëjti subjekt është marrë edhe me ambalazhimin e fishekëv në Afganistan për llogari tëAEY-së së Diverolit. Kjo çështje është e hetuar në SHBA dhe ka më shumë se disa segmente ku flasin për abuzimin e njerëzve që janë marrë me aferën e municionve. Shto këtu edhe dëshminë e Kosta Trebickës, zhdukjen e tij e kështu me radhë. Për të cilën The New York Times ka bërë investigimin e saj shterues, i cili më pas u bë libër dh film në Hollywood.

Gërdeci si aferë nuk ishte hetuar dh nuk ka pse parashtrohet. E pikërisht njoftimi i sotëm i SPAK, e tregon në mënyrë të qartë këtë gjë, pasi flet për dy vepra penale të ndara, e të dyja të rënda.

Bëht fjalë për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287 të Kodit Penal.

Neni 260 parashikon një dënim deri në 12 vjt burg. Ja ç’thotë ai: “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi tëtillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt,nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet medetyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet”. Me këtë nen bëhet fjalë për zyrtarë që kanë marrë para, pra për njerëz me pushtet. Kush janë këta? Sipas gjasave ose Mediu, që hetohet paralelisht pe shpërdorimin, vartës së tij, apo dhe shefi i qeverisë që  ka mbrojtur këtë transaksion. Por për këtë nuk mund të flitet sot, pasi është një hetim i freskët që siç thotë SPAK ka nisur në 2023 pra në janar. E këtu pritet të ketë procedura të tjera.

Ndërkaq, neni 287 i Kodit Penal thekson: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme tësaj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes,pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose iveprimtarisë kriminale;c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzimtë saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipaslegjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte tëveprës penale ose veprimtarisë kriminale;dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara mësipër;dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë senjë herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim.Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe kur:a) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person që nuk mund të merret si ipandehur ose që nuk mund të dënohet, 89b) ndjekja penale për veprën, produktet e së cilës pastrohen, është parashkruar ose amnistuar;c) personi që kryen pastrimin e produkteve është i njëjtë me personin që ka kryer veprën, nga e cila kanërrjedhur produktet;ç) për veprën penale, nga e cila kanë ardhur produktet, nuk është filluar asnjëherë çështja penale apo nukështë dhënë një dënim me vendim penal të formës së prerë;d) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person, pavarësisht shtetësisë së tij,jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe është njëkohësisht e dënueshme, si në shtetin e huaj, ashtuedhe në Republikën e Shqipërisë.Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive”.

Pra, po hetohet edhe rruga e transferimit dhe përdorimit të parave, ku akuza e dytë ka lidhje me të parën, e nuk mund të hetohet veç. Vetëm nëse vërtetohet korrupsioni, merret vepra e dytë, e si përfundim, nësë vërtetohet bashkohen dënimet. Ta zëmë nëse për 260 jepet një dënim maksimal deri në 10 vjet e 287 deri në 12, shkon e gjitha 22 vjet burg. Por natyrisht duhet pritur hetimet, që duket se nuk do të jenë as të shkurtëra e as të buta…

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja