Prej vitesh tashmë, një pjesë e rëndësishme e opinionit publik tenton të “kontaminohet” nga viruset e vrullshme revolucionare që vijnë nga zona të ndryshme të globit. E për këtë nuk se ka ndonjë qibarllëk, mjafton të “plasë në Kuçovë”.
Xixat ndizen palindur dritar, pasi në rrjeti sot oraret nuk janë të lidhura me meridianet tona. Ata qëllojnë që të jenë paralele dhe meridiane të largëta në hapësirë e kohë, por jo në platforma. Ku ngjarja vjen me vrik, shpesh edhe më shpesh si e mendon. E ky trend i ri, çukit mendjet dhe egot e qytetarit digjital që kërkon prej kohësh revolucionin të shpërthejë në mos në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, diku ta nxjerrë erën e djegur, qoftë edhe të ca gomave të makinave.
E kështu jemi mësuar me një epidemi, që Perëndimi e ka përjetuar në kohën e joshjes së revolucionarëve sexy latino-amerikanë alla Che Guevara.
Të parët që shpërndajnë skenat revolucuonare nga “Jugu Global” siç thotë Perëndimi apo “Gjarpri i Tretë” i Maos në biçikletën 28-she të viteve 80 të shekullit të kaluar janë militantët e ngushtë të Sali Berishës. Të cilët janë brenda natyrës; ngase kërkojnë xixa për strallin e ftohtë të shqiptarëve për të ndezur eshkën e revolucionit.
Por përveç kësaj kategorie, ka mjaft të tjerë që e rimarrin këtë mjedis, duke shtruar pyetje e hedhur romuze, natyrisht pa dhënë ndonjë përgjigje. Pse ne rrimë, kur banglandeshasit i dogjën qeveritarët e tyre? Përse ne nuk ngrihemi kur nepalasit i morën në dru deputetët dhe i hodhën në lumë? Nuk reshtin panelistët-influencera që në kohën e lirë postojnë të tilla shënime-pasthirrmë, pasi full time janë angazhuar në vvork shope, projekte qytetare që vijnë nga fonde ndërkombëtare për të ndihmuar sjelljen demokratike të shoqërisë.
Për të cilën xixat hidhen sa herë shohin ndonjë revolucion në pjesë të ndryshme të globit, duke e futur në byrsën virtuale me shpresën e importimit. Më e freksët ishte rasti i protestave në Bullgari. Një zhvillim traumatim, më shumë se politik, pasi përveç aktorëve vendas po flitet edhe për ndikime edhe të tjera. Bullgaria, përgatitt që në janar të hyjë në zonën e euros, në zhvillim që do të sjellë tjetër standard dhe kallëp në ekonomi dhe transaksione financiare. Një pjesë e biznesit që ndjehet e frikësuar nga fluksi i bizneseve europiane dhe transaksioneve komunitare, të lidhura me qendrat gravitacionale jashtë komunitare nuk dëshiron hyrjen në eurozonë.
Në pushtet në Bullgari është GERB, aleatja e Partisë Demokratike plus partinë Fillim i Ri, një forcë politike e re properëndimore. Protestuesit kanë djegur selitë e këtyre dy partive në qytetin e dytë më të madh të Bullgarisë, Pllovdiv. Prapa protestave është Partia Socialiste Bullgare, përkatësisht Presidenti i vendit, Rumen Radev, i cili konsiderohet një Orban balkanik, si pasojë e marrhënieve të mira me Moskën.
Dy partitë qeverisëse kanë akuzuar hapur prsidentin Radev si arkitektin e djegieve. Siç thekson Radio Bullgaria në gjuhën shqipe: “Lideri i ‘DPS-Fillim i Ri’ Deljan Peevski akuzoi Presidentin Rumen Radev se është organizatori i vërtetë i pogromeve, zjarrvënies dhe kaosit. A është kjo ajo që dëshironi për Bullgarinë, z. Radev? Kaos, trazira, paligjshmëri dhe anarki? Cili është çmimi - demokraci dhe paqe në shtet", pyeti Peevski në një postim në rrjetet sociale. Sipas politikanit, Radev dhe koalicioni Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" kanë përdorur të rinjtë. Dhe e gjithë kjo për të provokuar zgjedhje dhe për të marrë pushtetin me gjak!?... Dhe ne nga DPS nuk do të thyhemi nga agresioni juaj", shkroi gjithashtu Peevski.
Me fjalë të tjera, kemi të bëjmë me një zhvillim që ka konteksti të caktuar, në një shtet që përpos të tjerave është anëtar i Bashkimit Europian. Po përse nuk importohen revolucionet kaq kollaj? Shumë e thjeshtë, ne kemi përjetuar në kurrizin tonë në pragun e demokracisë, teoritë e importuara që nga shock terapia, djegia masive e hipotekave dhe arkivave, biblotekave dhe librarive, plantacioneve më mollë dhe agrume, e mbi të gjitha fabrika, miniera, kombinate e uzina. Për të vijuar më pas me shkrirjen për skrap të grykave të zjarrit të obuzëve, tankeve, avionëve e çdo aseti industrial e ushtarak të vendit. Për ta zënë vendin më pas zaptimi i trojeve tokave, plazheve, pyejeve kodrave e maleve që u bënë rrafsh sipas teorisë së importimit të revolucioneve.
Ata që i bënë këto revolucione sot së paku janë influencera të real estate dhe nuk e vrasin shumë. Megjithatë xhevahiret arkivore të revolucioneve nuk mbarojnë kurrë. Mjafton të shikosh se kush janë pronarët realë të territoreve minerare në vend. Kur në të vërtetë ata janë pronë të të gjithëve, si deti, bregdeti apo edhe pyjet e malet. Ja pra pse askush nuk do më një import revolucioneve, përkundrazi kërkojnë ekspotimin e pasurisë së vjedhur nga këto revolucionarë miliarderë që kanë rrethuar kulla dhe fshatra turistikë në toka që nuk i kanë pas njohur se kanë ekzistuar./Tema
Komente












