Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!

Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!

Sali Berisha

Opozita sot është e larme. Ka mjaft grupe, forca, edhe parti që qartazi i kundërvihen Sali Berishës. Janë qartazi pro SPAK, përkatësisht operacionit antikorrupsion, por edhe qartazi pro atlantistë. Pra janë kundër qëndrimeve politike të Sali Berishës dhe Ilir Metës që nga viti 2016.

Të cilët, pikërisht për shkak të reformës në drejtsi ju vërsulën Perëndimit dhe bënë betejë politike dhe ligjore me SHBA e BE-në.

Shikohet qartë që Lulzim Basha, Alibeaj, Dash Shehi, Agron Shehaj, Endri Shabani, Adriatik Lapaj nuk janë në një pozicion me Berishën.

Përplasja e Agron Shehajt me kolonelët e doktorit në Kuvend u pa qartë se kishte qëllim për të mos i lënë protagonizmin.

Por kjo është e gjitha formë, është teatër politik për të krijuar një perceptim politik në sytë e votuesve.

Por ka një kleçkë këtu. Që është përmbajtësore e jo formë. Kjo opozitë nuk është ndarë realisht me berishizmin. Përpjekja që u bë në vitin 2021 nga një grup brenda PD-së së Lulzim Bashës që sot nuk janë pjesë e tij, u varros, dukshëm me një operacion spini që ta ndalonin procesin.

Pikërisht ndalimi i atij procesi ka çuar në këtë derexhe perceptimin publik ndaj opozitës, ku edhe paranojakë populistë si Lapaj mund të marrë vota, edhe pse nuk ka as narracion e as ekip.

Problemi thelbësor është se çfarë kjo opozitë do të bëjë me Berishizmin si trashëgimi e rëndësishme politike që nga viti 1990. Për të cilin pra për berishizmin e jo për doktorin in personas veçmas, çfarë nuk thuhet. Por nuk ka një akt politik nga të gjitha partitë e opozitës që të mbajë qëndrim të shkruar dhe politik.

Berishizmi nuk është vetëm  ajo që thotë SHBA “Korrupsioni Madhor”, “Minimi i Demokracisë” dhe “Pengimi i drejtësisë”. Berishizmi është një kocept politik që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka penguar proceset dialektike të përparimit të meritokacisë brenda së djathtës, të ruajtjes së konservatorizmit të traditës, apo ideve liberale.

Berishizmi është thjesht një mënyrë drejtimi i PD-së, që siç shikohet nuk ka prodhuar një elitë drejtuese me peshë në publik. Por vetëm njerëz që gërthasin në televizione. Ka natyrisht edhe njerëz racional brenda PD-së së Berishës madje edhe afër tij, por asnjëri nuk është relevant.

Madje një i r inga këta është doctor Alimehmeti, që sondazhet e japin gjithmonë me pëlqyeshmëri të lartë në publikun opozitar. Po pse në vend të tij në televizione shkon Balliu Junior? Sepse ky është berishizmi, që pasi ka çuar për lesh PD-në dhe të djathtën po shërben edhe si drejtor i përgjithshëm i paneleve të darkës. Që sipas gjasave, Ramës i vlen aq shumë ndaj nuk çon njerëz nga partia e tij por e lë hapësirën si për të thënë: E shikon isa demokraci ka këtku? E gjithë opozita ka mbushur ekranet!/ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Mazhoranca dhe opozita miratojnë me 81 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024

Mazhoranca dhe opozita miratojnë me 81 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024