Debati apo diskutimi më shumë i teorisë së trashëgimisë familjare të drejtimit të PD nga Sali Berisha qarkullon prej kohësh.

Qarkullim, i cili nuk ka ardhur nga fantazi të tepruar apo të ekzagjeruar. Argita apo Shkëlzeni nuk kanë pasur ndonjëherë role drejtuese në PD, por influence e tyre ka qenë determinante. Qoftë në pushtet, qoftë në opozitë. Mohimi i këtij realiteti edhe nëse bëhet nuk besohet po merret si një etiketë hipokrite.

Pasi fakt është se influence e fëmijëve të Sali Berishës në pushtetin politik nuk ka qenë thjeshte lobim. Ka qenë një kapje reale e vendimarrjes apo kondicionim i saj, qoftë kur Berisha ishte Kryeministër qoftë më pas.

Dje, në një takim me simpatizantë të tij, Sali Berisha tha se nuk do ta trashëgojë drejtimin e Partisë Demokratike tek fëmijët e tij. Doktori e nxori këtë frazë nga goja, a thua se ishte një verdikt “sacro santo”. Një frazë natyrisht e përgatitur si spin për të marrë një feedback të rëndësishëm, a thua se kemi të bëjmë me zhvillim politik.

Ndërkohë që thjeshte përmendja e këtij fakti nga Berisha përbën një skandal politik të nivelit të lartë. Pasi, edhe pse është njeriu me pushtetin absolut në PD, doktori nuk ka asnjë të drejtë tradhëgimie të postit të tij, edhe pse në fuqinë absolute që ka, edhe mund të ja lejojë vetes.

Por ky ekzagjerim nuk do të bëjë gjë tjetë veçse të rrudhë besimin dhe simpatinë në radhët e elektoratit të “së djathtës” edhe kështu mjaft i vogël. i gjendur në një stanjacion statistikor ku shifra 70% e JO-së nuk luan prej disa vitesh tshmë, Sali Berisha bëri një lëvizje për të bërë “lajm”. Me shpresën që të ngjallë apo të ndezë një shkarpë në mjedisin kënetor të opozitës.

Në një logjikë normale, vetëm përmendja e një mundësie trahëgimie duhet të jetë blasfemi. Dhe jo më kot Sali Berisha nuk i ka dhënë rëndësi këtre zileve që bien prej kohësh.

Pasi, si një politikan me përvojë dhe inteligjent e di se kjo është një çështje “kurth”. Ku nëse bie, i krijon vetes problem jo të vogël që mund të mbetet si një gjyle e lidhur në këmbë për kohë të gjatë.

Por këtë herë Berisha e lëshoi këtë tollumbace, ngaqë gjylja në realitet i është lidhur në këmbë prej kohësh. Ekzaktësisht prej 21 majit 2021, kur qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shpalli atë Non grata, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Në këtë situatë të rëndë, ku më rëndë se kaq nuk ka në realitet, batareja e mufkave nuk bën ërshtypje fare. Jo vetëm në auditoret abstrakte të teatrove foltorike, pore dhe në mjedisin publik mediatic shqiptar. Ku zërat më të kuotuara janë ata që parashikojnë kataklizmat e darkës, së bashku me paroditë e tokës së sheshtë dhe frustrimet gjeopolitike.

Nuk do të mungojë ka shumë gjasa, seritë e “analizave” që Berisha me mohimin e tragjëgimisë i ka çuar sinjal Amerikës, apo po bën gati pasardhësin e tij politik për inat të Saljanit. Por kjo është enigma e 2026 e ka shumë gjasa që të shtyhen panelet deri në pushimet e verës. Pastaj shohim e bëjmë./Tema