Mazhoranca ka përgatitur një ndryshim në Rregulloren e re të Kuvendit, me argumentimin se do të disiplonohet dhe racionalizohet fjala e deputetëve.
Në mënyrë që Parlamenti të jetë më produktiv, por edhe më i disiplinuar. Por sipas të gjitha gjasave, nuk është normimi, por diçka tjetër që e kthen Kuvendin e Shqipërisë në një odë të fjalës së mendjes, e jo sharjes së rrugëve.
Tashmë Parlamenti shqiptar, thuajse në çdo seancë përfshihet jo vetëm në tensione e sherre, por niveli i verbit, përkatësisht fjalës shkon parallel me slangun e rrugës. E këtu nuk e ka fajin fare Rregullorja.
Mjafton të marrim një model tonin, jo Dhomën e Komuneve të Mbretërisë së Bashkuara, ku ironia ka fuqi më shumë se sharja, metafora ka vlerë më shumë se zhargoni.
Kemi Parlamentin e vitit 1991. Që u ngrit menjëherë pas rrëzimit të sistemit njëpartiak komunist. Kuvendi kishte 250 deputetë, më shumë se 100 që janë sot. Klima politike ishte shumë e polarizuar dhe atëherë, tradita demokratike ishte inekzistente. Por në atë Parlament që e pati jetën e shkurtër, një vit nuk pati asnjëherë një fjalë të rëndë. Deputetët, një pjesë e të cilëve futeshin në sallë me kobure në brez, përdornin fjalët: “I nderuar, faleminderit, si dhe konkurohej me njëri-tjetrin se kush është më erudite dhe përdor një fjalor më të pasur të gjuhës dhe kulturës.
Asnjëherë nuk pati përplasje fizike, apo sharje të rënda, edhe pse debatet e tensionet ishin mjat të ndezura, edhe si pasojë e ngjarjeve, pore dhe prej luftës politike. Kjo traditë vijoi edhe më tej, por që u prish pas 1997-s.
Megjithatë, më shumë se rregullorja, pra një mormë e shkruar, qytetarinë dhe njerëzillëkun në mënyrën e komunikimit publik e rregullon profili i deputetit që çohet në Kuvend.
Ku në këto vite, më viralët janë qoftë gjeshthururit, qoftë gallataxhinjtë e ggallataxhijet e grupeve parlmentare që nuk kanë “qime në gjuhë”.
Të cilët, thënë të vërtetë nuk flasin sipas ndërgjegjes së tyre, por urdhërit politik, për të krijuar një situatë, apo për t’ju përgjigjur kësaj mënyre vulgare.
Mazhoranca, meqë ka marrë përsipër të ndryshojë diskursin në sallën më të rëndësishme të Republikës, duhet të japë shembullin e saj që ta ndalojë këtë shfaqe të rëndë që ndodh çdo të enjte. Rrugët natyrisht janë të pafundme, por mënyra më e mirë është modeli që krijon në diskurs, duke e njoruar dhe braktisur alternativën e sharjes. Ndryshe kjo këngë s’do mbarojë…
Komente










