Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Berisha e Bardhi

Në një qëndrim publik, Gazment Bardhi deklaroi se procesi i zgjedheve të brendshme apo siç është quajtur i primareve mund të përçajë PD-në. i gjithë ky proces nuk është gjë tjetër veçse një legjendë, një iluzion i humbur.

Pasi nuk ka pasur e nuk do të ketë me gjasë një procss primaresh për të zgjedhur kandidatët për deputetë. Nëse do të ndodhte ky proces, pra një garë primaresh në bazë, ai nuk kryhet në momentin e fundit, por përbën një akt me faza përgatitjeje, rregullash e natyrisht strukturash që i monitorojnë ato.

Deri tani, nuk kemi parë një zgjedhjeje kandidatësh nga baza, pasi ato i ka vendosur kryetari i partisë në momentin e fundit.

Hedhja në eter e versionit të primareve në PDS, më shumë se një legjendë, është një ofendim për militantët demokratë.

Pasi baza e PD-së, ajo që ka Sali Berisha, se në realitet nuk e zotëron të gjithën, nuk është ftuar deri më sot të japë një indikacion të kandidatve që duhen.

Ja të marrim Fierin që Gazment Bardhi është dërguar si drejtues qarku, kë ka indikuar baza si deputet? Po në Elbasan, apo Tiranë etj etj? Kemi pasur vetëm emra që qendra i ka çuar si komisarë politikë.

Një praktikë që natyrisht nuk e ka vetëm partia e Berishës, pasi ndodh edhe në të tjerat, duke nisur nga PS. Kush nga deputetët aktualë të Berishës janë të pranueshëm nga baza?

Pikërisht ky aspekt duhet të ishte pjesë e lajmeve politike në vend. Por ne kemi parë aktivitete të këtyre deputetëve më shumë në sallën e Kuvendit sesa në territor.

Bardhi e ka nisur nga Elbasani aktivitetin e tij politik që rezultoi tragjik e sot e ka në Fier. Ndërkohë deputetët e tjerë që kërcyën këngën e Sali Berishës para vitit të ri kanë qenë deputetë. Faktikisht të gjithë janë të kontestuar edhe nga strukturat e lidhura me Sali Berishën pa shtuar këtu militancën e larguar si pasojë e skizmës.

Sot Sali Berisha, qoftë edhe veten e tij nuk e ka si kandidaturë të pakontestueshme në bazë. Ndërkohë që të gjithë kolonelët ja kanë refuzuar.

Primare do të thotë proces, kandidaturë alternative, të cilat Berisha nuk i ka kërkuar dhe ushqyer. Sepse siç bëri me të deleguarit do t’i komandojë.

Opozita, nuk e ka nisur këtë proces siç edhe mazhoranca. Sepse në fund listat do t’i vendos kryetari. Që do të thotë se primaret jan thjesht legjendë urbane./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën