Në takimin me përkrahësit e Partisë së Lirisë në Vlorë, ku Ilir Meta nuk kurseu së sulmuari si përfaqësuesit e LSI-së në qark, por edhe kryetaren e fundit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pati ndër të tjera, edhe një "qarkullim idesh” mbi politikën e jashtme. Në këtë “qarkullim idesh”, kreu i PL-së, foli se vende si Amerika, Gjermania, apo edhe BE, kanë hallet e veta, e nuk se kanë shumë në mendje Shqipërinë. Këtë tezë, nuk se e analizoi, por e lidhi me një mendim që ai kishte me idenë, se “kështu është një muhabet”.
Në fakt, siç edhe e kemi parë, si SHBA, apo edhe BE, në lidhje me Shqipërinë të paktën, kanë aq punë, sa nuk reshtin së shpërndarë deklarata zyrtare në një hark prej një herë në javë. Kjo pasi, Bashkimi Europian, i cili ka një institucion të lartë të tij siç është Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, menaxhon në vetë të parë ecurinë e reformës në drejtësi të Shqipërisë. Departamenti i Zgjerimit, mban shefin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit apo OMN-së që përbëhet nga prokurorë dhe gjyqtarë nga SHBA dhe BE. Ndërkaq, SHBA, thuajse çdo ditë ka një qasje mëse aktive mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe gjeopolitike të Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Europian, përveç të tjerave, apo përpos të tjerave, është një pasojë e lobimit të madh që ka kryer qeveria e SHBA-së, e cila e ka bërë të ditur me deklarata dhe aksione politike.
Megjithatë, logjika e qëndrimit të Metës në Vlorë, kishte të bënte me një tjetër aspekt, që bnë fakt nuk është i vjetër, në betejën e Sali Berishës dhe Ilir Metës me SHBA-në, të paktën prej vitit 2016, pra kur nisi reforma në drejtësi. Meta tha nga Vlora se nëse ngrihet populli, nuk ka çfarë bën edhe Amerika. E këtu kishte një zhvillim interesant. Pasi Meta përmendi rastet e Filipineve, Nikaraguas, dhe Panamasë të viteve 80 të shekullit të kaluar, për të treguar se aleatët e SHBA i ka rrëzuar populli. Ky diskurs, duket qartë se vjen ngaqë Meta ka një grup këshillues që është atashuar tek “revolucionet antiamerikane” të viteve 80. Pasi një pjesë e njerëzve të afërt të Metës kanë qenë gazetarë të Zërit të Popullit të redaksisë ndërkombëtare, apo edhe diplomat në atë kohë. Kur propaganda e Enver Hoxhës, thuajse çdo ditë nxirrte në mediat e regjimit “heroizmin e popujve të Filipineve, Nikaraguas, ndërkohë që ngjarjet në Panama dhe ishullin Granada trajtoheshin si pushtim.Ky është një diskurs shumë i vjetër, të cilin e mbajnë mend vetëm brezi që ka përjetuar diktaturën apo fundin e saj.
Sa për informacion: Ferdinand Marcos ka qenë një ushtarak e politikan që u kthye në një dictator të Filipineve. Shtet që edhe sot e kësaj dite është në duart e të birit të Ferdinandit, Bongbong Marcos. Ferdi(për kollajllëk), pasi qeverisi me dorë të hekurt për 10 vjet, i futi një diktaturë ushtarake në vitin 1981, ku vrau edhe gjeopolitik, e ka kundërshtuar ashpërsisht diktaturën ushtarake. Dhe ishte SHBA që solli demokracinë me në krye Corazon Aquino, gruan e liderit të opozitës, Beningo Aquino, që u vra nga Marcosi. Por propaganda komuniste në Zërin e Popullit, e mediat e regjimit, nxirrte karikatura të Reganit me Marcosin, për të justifikuar veprën e Enverit: “Imperializmi dhe Revolucioni” që sapo kishte dalë në atë kohë. Si Nesho, por edhe këshilltarë të tjerë të politikës së jashtme të Metës që drejtonin faqen e 4 të ZP-së e kanë fiksim atë periudhë.
Siç është edhe rasti i Nikaraguas së Anastasio Somosës, një ushtarak dhe politikan i ekstremit të djathtë, i cili u rrëzua nga një grup ushtarak paramilitary i majtë i drejtuar nga Daniel Ortega. Një komunist që financohej, përkrahej dhe trajnohej nga SHBA dhe Fidel Kastro, njeriu që kërkonte të gjente aleatë në Amerikën Latine. Ortega ishte realisht një politikan shumë i njohur, e grupi i tij që quheshin “sandinistët” pati mjaft përkrahje edhe nga liberalët e të majtët në Europë. Ai u riciklua sërish në Nikaragua, sa edhe sot drejton vendin, duke mbajur lart luftën ndaj SHBA. Kurse rasti i Noriegës, Presidentit të Panamasë, është krejt ndryshe e nuk ka pasur revolucion. Por një ekstradim të tij në SHBA, pasi Noriega futi në vendin e tij paratë e narkotrafikantëve të mëdhenj si Pablo Escobar, kartelit të Kalit apo edhe të tjerëve.
DEA dhe agjencitë e Panamasë, tërhoqën lekët e narkotrafikantëve, duke i konfiskuar me ligj parlamenti, ndërkohë që Noriega u ekstradua në SHBA. Ka në fakt disa vite që qarkullon kjo lloj propaganda për të ushqyer ambientin antiamerikan të Tiranës, e duhet thënë mungon fantazia, pasi gjithçka ka mbetur tek “Imperializmi dhe Revolucioni” apo faqja e 4 e ZP e viteve 80. Por ka një zhvillim të ri, që nuk përmendet, por që pati një përfshirje të gjatë të mediave shqiptare. Ishte i ashtuquajturi “Revolucioni i Kirgistanit”. Në vitin 2020, Vladimir Putin, dhe shërbimi i tij sekret nxiti një trazirë në Kirgistan për të përmbysur presidentin e zgjedhur, e për të sjellë në pushtet presidentin që ishte arrestuar për korrupsion. Meta e përmendi Kirgistanin, pasi në atë kohë, atje ishte ambassador Donald Lu, mankthi i çiftit Meta-Berisha, i cili hapi i pari temën e “Peshqve të Mëdhenj” në Shqipëri.
Por pas shpërthimit të Luftës në Ukrainë, e emërimit të Donald Lu-së në një post të lartë në DASH, është harruar Kirgistani, megjithëse është temë më e freskët se Marcos-i i Filipineve. Dhe më e bukura, është se “sandinistët” e Tiranës, që kanë hartuar propagandën antiamerikane të viteve 80, as e dinë se në Filipine është në pushtet i biri i Marcosit, e në Nikaragua vetë Daniel Ortega. Po ç’lidhje kanë këto vende, pa asnjë referim demokratik e modernizues me logjikën e sotme? Natyrisht asnjë lidhje. Meta dhe Berisha mund të gjejnë sa të duash referime të qeverive apo politikave anti-amerikane, thjesht se duhet të rinovojnë dijet pa mbetur në vitet 80…
Tamtuleri dhe kusari.
Përgjigjushikoni mire cfare surrati ka si ata te gestapos gjermane po i lihet ne dore shteti keti more popull
PërgjigjuSepse nuk e le vija e sjelljes se neokomunistit qe u ben gati corben e radhes per pykat mediatike.
Përgjigju