Pavarësisht urimit ironik të Edi Ramës, i cili ishte i vetmi politikan që tregoi solidaitet, natyrisht jo në etiketën e duhur, lajmi për atentatin e Lulzim Bashës, ishte më shumë se një spekulim mediatik.
Për të analizuar një ngjarjen, apo zhvillim, duhet të shikosh interesin dhe përfitimin që mund të sjellë për disa dhe probleme për disa të tjerë.
Mund të jetë edhe një idiotësi e mediave “ta bëftë Zoti mbarë” që këtu tek ne nuk mungojnë hiç fare, por nuk është aspak çudi që të kemi të bëjme me një lajm politik i stilit “sinjal dhe mesazh”.
Këto ditët e fundit kur Sali Berisha ka hapur garën e brendshme apo primare, kanë dalë më shumë se një probleme brenda Partisë Demokratike. Kjo jo vetëm nga pakënaqësia e kryetarëve të degëve që të largohen nëse duan të jenë në garë, pore dhe më shumë se kaq.
Vetë deputeti Kreshnik Çollaku, preku realisht pikën e së vërtetës brenda opozitës, kur pranoi publikisht se në territor, baza e PD-së është e ndarë. Çollaku, që tashmë është në krahun e Berishës, e bëri të ditur këtë qëndrim, për të ilustruar apo adresuar çështjen e primareve, Që në realitet, janë më shumë një gjest për propagandë se një garë reale mes demokratësh.
Në vitin 2023, u ba e qartë nga Tirana në zona të tjera, se votuesit për “primaret” ishin më shumë votues të ish-LSI-së apo simpatizantë, e jo pjesëtarë të strukturave të PD-së. Të cilat Berisha as nuk i ka përmbysur e as nuk i ka rindërtuar.
Pikërisht, në ditët kur në PD-në e Berishës nisi kjo përplasje për primaret, Lulzim Basha zhvilloi një takim me të gjithë krerët e degëve nëpër rrethe. Kush i njeh zhvillimet në PD, pa që sidomos në zonat ku e djathta është bastion prej vitesh, atje ishin emra dhe fytyra historike të drejtimit të degëve dhe strukturave të PD-së n territory.
Një sfidë politike, që natyrisht në zgjedhjet e 11 majit, do të jetë një nga zhvillimet më të rëndësishme të faktorizimit politik të opozitës. Duke shtuar këtu edhe partitë që kanë lindur nga narje e PD-së apo të rejat fare.
Tani, lajmi për “vdekjen aksidentale të Bashës” mund të jetë edhe punë xhagajdurësh mediatikë, megjithatë duhet thënë se shantazhi është përdorur vazhdimisht në politikën shqiptaret, sidomos në radhët e PD-së në këto 34 vite.
Një mesazh që natyrisht nuk shkon për ata drejtues që u mblodhën me Bashën në Hotel Tirana, dy ditë më parë, por për njerëzit në bazë, që do të duhet të “dijnë mirë” se ku duhet të shkojnë.
Deri më sot, mediat televizive nuk kanë bërë asnjë monitorim normal në terren të ekzistencëës së strukturave lokale të PD-së, pasi është një indikacion i rëndësishëm për raportin e forcave. Por kjo, jo se nuk e dinë reporterët nëpër bashke, por nuk i ëhstë kërkuar nga redaksia.
Në Shkodër, kolegët e mediave vendore, me të cilët prej kohës kur kam punuar si reporter, mbaj lidhje të rregullta, sjellin feedback të zhvillimeve atje. Shkodra është një lloj lakmuesi i rëndësishëm i PD-së, pasi ka qenë bastion politik i palëvizshëm për 34 vjet. Pikërist në Shkodër, strukturat e vjetra dhe klasike të PD-së nuk i ka Sali Berisha, pjesa më thelbësore e kësaj bërthame është me Lulzim Bashën. Ndërkaq, mungesa e lidhjeve në terren në Shkodër, i vërtetuan edhe vjet në zgjedhjet e bashkisë, pore dhe në mënyrën sesi u bë me zgjedhjen e drejtuesve të rinj nga partia e Berishës. Ndërkohë në takimin e Bashës, ishin prezentë disa nga njerëzit më të njohur e historic të organizimit të PD-së. Ndaj nuk është çudi që të kemi të bëjmë me një mesazh të tërthortë edhe pse të tmerrshëm. Praktikisht një mesazh i pastër mafioz./TemA
Janë Gazetarët e SYRI- TV që e kanë shpërndarë këtë lajm me Malokun Peka! Luli duhet të bëjë kujdes se Sali Berisha si ish Komunist dhe sekretar Partie është specialist për eleminim kundërshtarësh kur i djeg bitha.
Përgjigju