Lëvizja apo nisma e Ermal Hasimes pak më shumë se një muaj më paë, nuk ishte e ngjashme me atë të nismave të tjera, atë të Agron Shehajt, Adriatik Lapajt apo edhe zërave të tjera brenda kozmosit të djathtë opozitar.
Nisma e Hasimes ishte krejt pa kompleks për faktorin Sali Berisha. E mu për këtë ai mori mjaft kritika, pasi sipas qibarëve që kanë tentuar të hyjnë në këtë fushë, faktorët e inj, duhet të bashkohen në front jashtë keut aktual të PD-së.
Në realitet, nisma e Hasimes, pavarësisht nxitjes e mbështetjes, përfaqëson një aktor që tenton të bëhet faktor në një skenë që prej kohësh është kthyer në një teatër “amator”.
Të gjithë aktorët që kanë tentuar të bëhen faktorë në Partinë Demokratike në këto 34 vjet kanë dështuar jo se nuk kanë pasur objektiva të mira, jo se nuk kanë pasur ide serioze dhe të logjikshme, jo se kanë qenë të paformuar e antipatikë me “populline së djathtës”.
Ata kanë dështuar vetëm sepse nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje me faktorin kryesor që luan në këtë territor; përkatësisht Sali Berishën.
Lëvizja e Hasimes dukej hapur se nuk ishte thjesht për të mbushur presidiumet e foltoreve apo protestave, së paku parë nga kënvështrimi i tij, i shpalosur në hapësirën e gjerë mediatike të televizioneve më të mëdha që ju hap pas zbritjes në fushë.
Kjo lëvizje u pa si një lëvizje që synon një hyrje të tij dhe jo vetëm të tij në shtabin e madh të opozitës si aktorë e faktorë kryesorë. Madje këtë publikisht Ermal Hasimja e tha në një prej paneleve ku ftohej shpesh në atë kohë. Kemi premtimin, tha ai, se do të pëfshihemi në ekipet e opozitës së zgjeruar e cila do të hapet më tej.
Një deklaratë e guximshme, pasi shpesh, sidomos në politikën zyrtare, premtime të tilla nuk bëhen publike, përveç në raste të jashtëzakonshme e në krah të liderëve të mëdhenj, për t’i shërbyer atyre.
Ajo deklaratë, sa e rrezikshme për Hasimen se mund të ketë trazuar doktorin se ka nxjerrë pjesë të bisedave të tyre, është gjithashtu e rëndësishm pasi tregon një potencial karakterial për një politikan që kërkon të çajë nëkëtë xhungël të mbushur me kafshë të egra.
Në hapësirën opozitare ka shumë vend për nisma apo figura të reja, madje ky komunitet ka treguar gjithë këto vite se është më i disponueshmi të votojë jashtë rreshtit sesa socialistët.
Votat për Edi Ramën në vitin 2000 e më pas nga ky elektorat ishin më të bujshmet, por të tilla ka pasur disa herë qoftë për Spartak Ngjelën, qoftë edhe për Bamir Topin, apo edhe Benet Becin së fundmi.
Ndërkaq, socialistët nuk kanë treguar se mund të votojnë krejt pa problem emra që nuk i konsiderojnë si të “territorit”, edhe pse e majta ka qenë mjaft e hapur disa herë për emra që janë sjellë nga jashtë. Po kur janë katapultuar nga lart ama. Kjo pasi PS-ja është parti, ndërsa PD-ja nuk ka qenë kurrë e tillë.
Kozmosi i opozitës apo i së djathtës është një komunitet politik krejt ndryshe nga PS-ja. Gjë që është edhe dialektike në një mjedis të krahasuar edhe me botën. Partitë e majta janë përbindësha organizativë në territor, kurse të djathtat janë një bashkim klubesh, intereash përfaqësime të grupeve të interesit. Silvio Berluskoni e konsideronte partinë si një autobuz ku dikush hip derisa arrin stacionin e tij, ku si ideologji përdorte vetëm një idiomë: “liritë”. Ku natyrisht kishte edhe koncepte që për rivalët apo kundërshtarët e tij, konsideroheshin si sfidim apo shkelje të ligjit.
Ardhur tek ne, “Populli opozitar” është normale që pëfaqëson dialetika e realitete të ndryshme, por që të funksionojë, duhet të jetë një ose një Republikë ose një Monarki, ama kushtetuese. E jo një grupim më shumë tribal, ku nëse kritikon “Atilën” apo rrethin e tij piqesh në hell.
Të cilët, “shoqëri civile” konsiderojnë ata që të tillë i quan “Atila” apo njerëzit afër tij. Përjashtimet e fundit të Ervin Salianjit dhe mbështetësve të tij në strukturat më të organizuara të Partisë Demokratike, është pikërisht molotovi që tremb jo vetëm çdo nismë, po largon me vrap çdo nismëtar./ TemA
Komente












Kur politika konsiderohet si mjet pasurimi, ne momentin qe arrihet pikesynimi, humbet vlera dhe qellimi i pjesemarrjes dhe kontributit ne te. Ne sheshin perpara fushes se Ali Demit, per 13 vjet rrjesht ekzistonte nje tabele qe shkruante sloganin " Per nje qeverisje te perbashket", dhe per injorim te nje shqiponje 2 kreresh qe perfaqesonte " perbashkesine" e forcave te majta dhe te djathta per " pasurim te perbashket"...Tani eshte zevendesuar me TECH company. Dhe "Injorimi" per politiken e konsideruar si nje mjet pasurimi per te gjithe politikanet tane vazhdon, mos te them qe u be trend edhe per politikanet e Evropes ! Post Scriptum: E kam thene shume kohe me pare kur shenjat e degjenerimit te ideologjise se nje partie u kufizuan ne interesa te ngushta perfitimi, dhe rezultati se si mund te shkaterrohet demokracia e nje shteti ishte Janari 2011. Tani ka kaluar shume kohe dhe "politika e bashkeqeverisjes", e shkaterrimit te Demokracise si nje e drejte legjitimuese e funksionit te nje shteti eshte shnderruar ne politike monopartiake..
Përgjigju