Edi Rama, nga një takim politik në PS-në e Durrësit, ka rimarrë akuzat e dala nga opozita në lidhje me atë që quhet “bllokada e BE” apo “bllokada e Gjermanisë.

Kryeministri deklaroi se në Bruksel ishte zhvilluar një seancë e ngjeshur pyetjesh të përfaqësesve (ambasadorëve) të vendeve anëtare të BE në Bruksel në një anë të tryezës me përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe qeverisë shqiptaret së bashku në anën tjetër.

Sipas Ramës, në muajin e ardhshëm, pritet të shprehen vendet anëtare në forumin përkatës të Këshillit, ku mblidhen për të miratuar raportin e ndërmjetëm I cili është hapi i radhës, në udhën e përcaktuar deri në vendimin final të Anëtarësimit. Ku sipas gjasave, do të kemi në çdo fundkapitulli nga një provim prej komisionit dhe një verdikt politik prej vendeve anëtare.

Kjo është një rrugë e njohur, e sipas të gjitha gjasave nuk ka një enigmë. Ndërkaq, në mënyrë krejt dialektike, kjo rrugë apo garë e qeverisë është dhe do të jetë e natyrshme një test politik për Edi Ramën dhe socialistët.

Një test politik që siç e thotë proverbi “nëse del djalë” e merr qeveria, të kundërtën rivalët e saj. Një zhvillim krejt normal, që ndodh në çdo vend tjetër, ku ka një debat të hapur publik në lidhje me anëtarësimin në BE, e plotësimin e stanadeve.

Por, tek ne, si edhe në rastet apo fushat e tjera, baruti i kësaj beteja është lagur prej kohësh, por  edhe sikur të ishte i thatë, sipas të gjitha gjasave do të bënte vetëm zhurmë.

Kjo për disa arsye, duke nisur nga motivimi i duhur për një garë kur mazhoranca aktuale është në mandatin e katërt. Një timing që sërish ka kthyer debatin  jo mbi arsyet e sjelljes së një qeverisje më të mirë, por thjeshte që kjo mazhhorancë duhet të ikë se e ka trashur shumë ngaqë është gjatë në pushtet.

Një logjikë, pra jo ajo e rrëzimit të qeverisë së mazhorancës të Edi Ramës, ka qenë një kauzë e vetme e opozitave shqiptaret që të nesërmen e fitores së PS-së në 2013-n.

Natyrisht që çdo opozitë kërkon dorëheqjen e qeverisë që të nesërmen e ditës së ardhjes në fuqi, por këtë e bën, jo duke shpikur kauza për ta hequr, por duke ndërtuar një alternativë më të mirë se ajo e mazhohorancës.

Në tre zgjedhje parlamentare rresht me të tjerat në mes, opozitat e Sali Berishës dhe Ilir Metës i ka dhënë aforfe socialistëve kartën fituese të reformës në drejtësi, duke u pozicionuar që në fillim kundër reformës në vetvete dhe partnerëve që ishin fans-a të saj, përkatësisht SHBA dhe BE.

Ndërkaq, për tu kthyer tek tema aktuale. Edi Rama arriti të kthejë në flamur elektoral në 11 majin e 2025-s Bashkimin Europian, pasaportën europiane dhe ngritjen e flamurit shqiptar në Bruksel.

Një temë, përkatësisht hyrja në BE e cila nuk është “sexy” dhe nuk është përdorur nga asnjë shtet jo më europian por as vend të Ballkanit si menu elektorale.

Rama, me stilin komunikues të “bombardimit marketizues”, përkatësisht përsëritjes së argumentit non stop pë të mbetur në mendje, e ktheu çështjen e anëtarësimit në BE, në stemën politike të zgjedhjeve të 11 majit.

Që në fund të fundit ishte një sfidë politike përballë rivalëve të tij, përkatësisht opozitën. E cila jo vetëm nuk e pranoi duelin për këtë sfidë, por i bishtnoi totalisht argumentin.

Duke u prononcuar vetëm në mënyrë sporadike, me zë të ulët, duke thënë se Rama ja fut kot pasi as nuk është axhendë anëtarësimi i Shqipërisë.

Por kur 3 ditë pas 11 majit, kur Edi Rama mori 83 mandatet dhe në Tiranë erdhën krerët e mëdhenj të BE-së, duke nisur nga Fridrich Merz, gjërat u bënë më shumë se serioze.

Nga Brukseli, autoritete të larta të BE-së flisnin hapur për anëtarësmin e Shqipërisë brenda 2030. Duke nisur  nga Big Ursula e deri te Marta Kos.

Po çfarë municioni zgjodhi opozita në betejën e saj? Sulmin frontal ndaj politikaneve të larta europiane, duke nisur nga Marta Kos, të cilën Sali Berisha e quajti agjente të UDB-në.

E mbani mend Shtefan Fule-n? Politikanin e lartë çek që në vitin 2009 negocoi krizën e hapjes së kutive ndërmjet Sali Berishës dhe Edi Ramës që u kthye barsaletë te krokodili?

Fule-n, Sali Berisha e cilësoi “agjent të KGB-së”, vetëm s në rininë e tij kishte kryer një specializim pasuniversitar në Moskë.

Përkatësisht, betejen për BE-në, opozita e ka shmangur, ose e ka devijuar sipas metodës sç thotë Donald Trum: “të epokës së gurit”.

Ndërkaq, një ditë të bukur, skuadra mediatike dhe politike e opozitës doli me fabulën e “bllokadës gjermane”. Pas të cilës prodhuan fabulën e vendimit në Bruksel që Shqipëria u nda nga Mali i Zi.

Fabul që e ktheu menjëherë në fake news Komisioni Europian, i cili i tha dritën jeshile hapit të radhës së Shqipëëris dejt antarësimit.

Certefikimi nga Komisioni europian është një vulë e thatë që klasifkon standardet e arritura, ndërsa vota e vendeve anëëtare është politike.

Nëse kjo do të ndodhë, por deri tani gjasat nuk duken, atëherë, mazhoranca saps të gjitha gjasave do të fitojë një armë politike të radhës për ta përdorur.

Megjithatë koha e përballjes për Europën është edhe sot në rend të ditës, por të bëhet realisht. Duke folur për standardet që qeveria nuk i ka arritur, e të jepen rrugët si duhet të arrihen.

Në Hungari, ku të dielën janë zgjedhjet të një opozite përballë një kryeministri që qeveris prej 4 mandatesh, Europa dhe vlerat e saj janë në rend të ditës nga opozita. E sipas sondazheve, deri tani ndodhet nëë krye…/ TemA