Yoga për fytyrën/ Ekspertja tregon ushtrimet për të tonifikuar muskujt: Stresi akumulohet tek zona e qafës dhe tek pjesa e nofullës, ja si t’i relaksoni

TIRANË- Yoga është cilësuar shpesh si një ndër ‘sportet’ më të mira për pastrimin e shpirtit por edhe për shëndetin. Së fundmi përpos ushtrimeve për trupin është kthyer në trend edhe Yoga për fytyrën. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ trajnerja e Yogës dhe njëkohësisht ish-miss Shqipëria për vitin 2000 tregoi disa ushtrime mjaft të veçanta që mund të përdorim për tonifikimin e muskujve të fytyrës dhe qafës, për të shmangur plakjen por edhe lodhjen ditore.

Ajo fillimisht shpjegon pse është kaq e rëndësishme Yoga për fytyrën:

“Shumë veta që njoh  kanë trup shumë të trajtuar ndërkohë që tek pjesa e fytyrës nuk janë shumë të tonifikuar siç janë edhe tek pjesa e trupit dhe është një disbalancë midis të dyjave” tha ajo.

Ajo u shpreh se Joga për fytyrën mund të bëhet nga të dyja gjinitë, ndërsa këshilloi që ndikim shumë të madh ka edhe postuara e trupit për të ndihmuar që ushtrimet të kenë efekt sa më të shpejt:

“Në momentin që ul kokën ti e bllokon, që të qarkullojë dhe gjendrat limfatike dhe sistemi limfatik është pjesë e sistemit imunitar.Dhe është shumë i rëndësishëm sepse nxjerr të gjitha toksinat jashtë trupit tonë. Në momentin që ti e bllokon duke e mbajtur kokën ulur ti nuk lejon qarkullimin e këtyrë toksianve dhe nuk lejon nxjerrjen jashtë të tyre” tha ajo.

Për t’u përgatitur për ushtrimet e fytyrës duhet të keni parasysh disa këshilla ndërsa theksoi se zona kryesore ku akumulohet stresi dhe lodhja në fytyrë është nofulla:

“ Përpara se të zhvillojmë face Yoga fytyra duhet të jetë totalisht e pastruar  edhe nga make up-I dhe pozicioni I trupit duhet të jetë I drejtë, kraharori duhet të jetë përpara dhe nëse bëjmë ushtrime për muskujt e qafës duhet të bëjmë një nxehje përpara. Është pjesa e nofullës dhe qafës që mban gjithë tensionin e ditësm domethënë cdo stress që ne kalojmë, cdo debat që mund të kemi e gjitha akumulohet tek zona e qafës dhe tek pjesa e nofullës.Dhe nëse ti nuk bën relaksimin e këtyre muskujve e ke të vështirë të bësh relaksimin e pjesës tjetër të fytyrës.

Por që të kesh një shëndet të plotë duhet t’I kujtosh rëndësi të treja dimensioneve trup, mendje dhe shpirt.Këto ecin paralel dhe në momentin që nuk kujdesesh është si puna asaj lules që po e le pa diell dhe po e le pa ujë, do rrojë por nuk do rrojë mjaftueshëm’ përfundoi ajo.

D.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund