Yuri Kim: Gjyqtarët të japin drejtësi, jo hakmarrje personale! Nuk është koha për tu çlodhur

 

Ambasadorja amerikan në vendin tonë, gjatë një takimi me KLGJ-në tha se pret nga gjyqtarët e rinj të trajnuar që të japin drejtësi dhe jo hakmarrje personale. Kim u shpreh se duhet të punohet më shumë për të çuar para reformën në Drejtësi, pasi kjo nuk është një kohë për t’u çlodhur.

‘Kemi pasur përparim të vazhdueshëm dhe për rezultate të vërteta që çdo shqiptar i zakonshëm i kupton që janë rezultatet të vërteta. Keni vendosur standarde të drejtësisë në Shqipëri. Keni filluar të zvogëloni numrin e çështjeve të prapambetura gjyqësore. Keni krijuar KLGJ për përmirësimin e efikasitetit gjyqësor. Jemi krenar që jemi partner me BE-në jo vetëm në mbështetje të KLGJ-së. Ne e dimë që Reforma në Drejtësi është e rëndësishme, jo vetëm që përmbush një kërkesë për anëtarësimin në BE, por për popullin shqiptar. 4 vite më parë në GJL ishte një gjyqtar. Besoj se brenda 3 mujorit të parë të 2023 Gjykata e Lartë do të ketë të gjithë anëtarët. Duhet të gjejmë drejtësi për njerëzit. Populli shqiptar dhe amerikan pret me padurim gjykata që janë të trajnuar me gjyqtarë që janë të gatshëm të japin drejtësi. Jo hakmarrje, po drejtësi! Që të dinë që kur të vijnë në gjykatë të jenë të barabartë para ligjit. Ata do ta dinë që do marrin drejtësi në kohë. Ne e kuptojmë plotësisht frustrimin e popullit shqiptar, ‘Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’ thotë Martin Luter King.  Kemi nevojë të bëjmë 0 numrin e çështjeve të prapambetura. Plotësojeni gjykatën dhe vendosi përparësi për çështjet më urgjente. Ka arsye për të qenë optimist për këtë brez shqiptarët. Reforma në Drejtësi po jep rezultatet konkrete. SHBA është në kahun e popullit shqiptar. Duhet të ketë më shumë, kjo nuk është një kohë për tu çlodhur, këto gjëra i kemi bërë se bashku. Ky është një proces njerëzor, por çelësi është të mbeteni në mënyrë të angazhuar në mënyrë serioze. SHBA dhe BE duan që ju të keni sukses.’- tha Yuri Kim.


Lajmi kryesor:

A do t'i shtyhet mandati? Kim: Do të jem këtu për pak më gjatë! Mesazh politikës: SHBA do të mbështesë Reformën në Drejtësi, edhe pse s'ju pëlqen


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani