TIRANË- Në një kohë kur po diskutohet për mbarimin e mandatit në janar të ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, diplomatja tha se do të ajo jetë këtu për ca më gjatë. Duke mos dhënë një kohë konkrete se sa do të zgjasë qëndrimi i saj këtu, Yuri Kim tha se këtu ka mësuar se ka një sfidë të madhe, e shtoi se Shqipëria është një vend me histori, për të cilën duhet të ndjejmë respekt.
‘Kam 3 vite në Shqipëri do jem këtu edhe për ca më gjatë! Por këtu kam mësuar se ka një sfidë të madhe! Nuk është se Shqipëria është tërësisht e korruptuar, kjo nuk është e vertetë. Ka histori këtu dhe duhet të ndjemë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend. Ky është një vend i vogël dhe të gjithë njohin. Ka ardhur koha për te thënë se Shqipëria është gati për fazën tjetër, se ne nuk mund të vazhdojmë më kështu. Vendime për atë se kush do jetë në atë pozicion të caktuar, kreu i një institucioni apo një tjetri.’- tha Yuri Kim.
Gjatë një takimi të nivelit të lartë “Drejt ekselencës gjyqësore”, në ambientet e godinës ‘Poli i Drejtësisë’ në KLGJ, Yuri Kim përsëriti sërish mesazhin e drejtpërdrejtë për politikanët, për të cilët tha se u pëlqen apo nuk ju pëlqen ato do të mbështesin dhe çojnë përpara reformën në Drejtësi.
Nga ana tjetër diplomatja amerikane bëri thirrje që të plotësohet sa më parë Gjykata e Lartë. Sipas Yuri Kim, frustrimi i popullit shqiptar për drejtësinë e vonuar është mëse i kuptueshëm dhe kërkoi që të vendoset përparësi për çështjet më urgjente. Duke vlerësuar Reformën në Drejtësi, diplomatja amerikane tha se SHBA pret që gjyqtarët që janë trajnuar të jenë të gatshëm të japin drejtësi, jo hakmarrje personale, por në shërbim të popullit shqiptar.
‘Ne e dimë që Reforma në Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm që përmbush një kërkesë për anëtarësimin në BE, por për popullin shqiptar. 4 vite më parë në GJL ishte një gjyqtar. Besoj se brenda 3 mujorit të parë të 2023 Gjykata e Lartë do të ketë të gjithë anëtarët. Duhet të gjejmë drejtësi për njerëzit. Populli shqiptar dhe amerikan pret me padurim gjykata që janë të trajnuar me gjyqtarë që janë të gatshëm të japin drejtësi. Jo hakmarrje po drejtësi.’- tha Yuri Kim.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor nga ana e saj tha se bë 4 vite i janë bashkuar trupës gjyqësore 80 gjyqtarë të rinj. Llagami nuk la pa përmendur edhe krijimin e Hartës së Re Gjyqësore e sipas saj në shkurt do të shihen edhe rezultatet e prekshme, me krijimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila do të jetë e përqendruar për gjithë Shqipërinë.
Ndërse në fjalën e tij zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, u shpreh se asistenca e partnerëve ndërkombëtare është jo vetëm e mirëpritur por edhe e nevojshme. Sadushi tha se 3 vite më parë e gjetën në gjykatën e Lartë 36.000 dosjeve, sot numri i tyre është ulur në 29,674.
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, u shpreh se gjatë këtyre tri viteve Gjykata e Lartë ka bërë një punë voluminoze. Gjykata e Lartë tha Sadushi, ka 15 gjyqtarë, 24 këshilltarë ligjorë, një staf që plotësohet vazhdimisht, por edhe shumë dosje, ritmi i shqyrtimit të të cilave nuk duket aq pa shpresë sa 3 vjet më parë. Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar në Këshillin e Lartë Gjyqësore tha se asistenca e partnerëve ndërkombëtare është jo vetëm e mirëpritur por edhe e nevojshme. Sadushi tha se 3 vite më parë e gjetën në gjykatën e Lartë 36.000 dosjeve, sot numri i tyre është ulur në 29,674.
Fjala e plotë e Sokol Sadushit
"Viti 2023 që po presim shënon fundin e mandatit të parë pesëvjeçar të Këshillit të Lartë Gjyqësor, por edhe vitin e tretë të riformatimit dhe rifunksionimit të Gjykatës së Lartë. Kjo kërkon paraqitjen e një bilanci pune për secilin prej nesh. Padyshim që vështirësitë kanë qenë dhe janë të pranishme, por nëse flasim vazhdimisht vetëm për to, natyrshëm, mund të kthehesh në peng të tyre dhe suksesi duket i paarritshëm. Prandaj krahas sfidave të përmendim dhe arritjet.
Gjykata e Lartë rinisi punën e saj në prill 2020, në një situatë të paprecedentë, në kulmin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, vetëm me 3 gjyqtarë, me gjysmën e administratës në dispozicion, me një godinë që nuk i përshtatet tërësisht funksionit të saj dhe me më shumë se 36.000 çështje, në pritje për tu shqyrtuar!
Sot, pa kaluar ende 3 vjet nga rifillimi i punës, bilanci duket pozitiv dhe shpresëdhënës. Gjykata e Lartë ka 15 gjyqtarë, 24 këshilltarë ligjorë, një staf që plotësohet vazhdimisht, por edhe shumë dosje, ritmi i shqyrtimit të të cilave nuk duket aq pa shpresë sa 3 vjet më parë. Nëse backlogun e gjetëm në shifrat e 36.000 dosjeve, sot numri i tyre është ulur në 29,674.
Numrat flasin mjaftueshmërisht, por nuk thonë gjithçka. Po të krahasojmë numrin e çështjeve që prisnin të gjykoheshin në vitin 2020 me ato të fundit të vitit 2022, mund të krijohet ideja se deri tani janë shqyrtuar 7000 dosje, ndërkohë që numri i vendimeve që janë dhënë është 11.024. E thënë ndryshe, sipas termave të administrimit gjyqësor, shkalla e evadimit të çështjeve (clearance rate) për çdo gjyqtar është mbi 270%! Nëse do t’i referohemi vitit 2017, kur Gjykata e Lartë ka funksionuar me 17 gjyqtarë dhe me numër të plotë prej 33 këshilltarësh, çdo gjyqtar gjykonte mesatarisht 256 çështje në vit, ndërsa gjatë vitit 2022 numri i vendimeve për gjyqtarë është 362, me një rritje prej 141%.
Ndjehemi mirë kur deklarojmë këto shifra, por njëkohësisht kemi edhe përgjegjësinë për të gjetur mënyra më efikase për të ulur numrin e çështjeve të prapambetura. Nga ana tjetër, Ne gjyqtarët e Gjykatës së Lartë jemi të ndërgjegjshëm se opinioni publik ka pritshmëri, jo vetëm për vendimmarrje të shpejtë, por edhe cilësore dhe të qëndrueshme. Gjetja e një raporti të drejtë midis gjykimit shpejtë dhe me cilësi është sfida jonë e madhe.
Qytetarët presin drejtësi dhe ndryshe nga dosjet gjyqësore nuk mund të trajtohen si çështje numrash. Ata meritojnë vëmendjen e duhur, pasi secili prej tyre ka një histori njerëzore të mishëruar në një çështje gjyqësore. Çdo çështje duhet parë me vëmendje, jo vetëm për efektin që sjell në praktikën gjyqësore në përgjithësi, por edhe për palët në veçanti. Ata duhet të marrin sinjalin e duhur se çështja e tyre po gjykohet me vëmendjen që i takon. Nga ana tjetër, gjyqtarët nuk mund të jenë vazhdimisht dhe pa ndërprerje nën presionin e evadimit të shpejtë të çështjeve që janë akumuluar prej dekadash.
Gjykata e Lartë po e kryen funksionin e vet kushtetues të njësimit dhe zhvillimit të praktikës gjyqësore, duke kërkuar vazhdimisht mënyra, mjete dhe rrugë të reja që sigurojnë shpejtësi, korrektësi, cilësi dhe transparencë në vendimmarrje. Ky është një proces i vazhdueshëm që kërkon një vizion të qartë dhe angazhim serioz për ta realizuar.
Prandaj çdo kontribut në këtë drejtim i aktorëve brenda dhe jashtë sistemit gjyqësor është i mirëpritur. Të tillë e kemi trajtuar edhe ndihmën e pakursyer dhe të vlefshme që ka dhënë Projekti “Justice for All", i financuar fillimisht nga USAID dhe tashmë nga INL, me fokus uljen e numrit të çështjeve të prapambetura. Ky projekt ishte partneri ynë kryesor, menjëherë pasi Gjykata e Lartë rinisi funksionimin e saj. Falë tij, Ne arritëm të identifikonim numrin, kategoritë dhe natyrën e çështjeve që prisnin të gjykoheshin. Inventarizimi i të gjitha çështjeve dhe hartimi i një plan veprimi për kategorizimin e tyre, me qëllim shqyrtimin sipas prioriteteve që ato mbartin, ishte hapi i parë dhe më i rëndësishëm që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe drejtuesit e projektit ndërmorën. Mbi këtë metodologji u orientuan nëpunësit e uljes së numrit të çështjeve të prapambetura (NUNCP) që të përpunonin të dhënat, pa hyrë në përgatitjen e relacioneve që kërkon një dosje gjyqësore për shqyrtim, që për shkak të natyrës është dhe mbetet përgjegjësi ligjore vetëm e gjyqtarit të çështjes dhe e këshilltarëve të Njësisë Ligjore.
Pas afro 3 vjetësh rezulton të ketë qenë hapi i duhur dhe më efikas për uljen e numrit të backlogut të trashëguar, si dhe për ruajtjen e legjitimitetit vendimmarrës të Gjykatës së Lartë. Rreth 70% e çështjeve të kategorizuara e përpunuara paraprakisht nga nëpunësit (NUNÇP) dhe të dorëzuara pranë këshilltarëve ligjorë, janë shqyrtuar nga Gjykata. Tashmë, këta nëpunës janë më të orientuar, por edhe shumë më profesionistë për produktin që nxjerrin.
Situata sot në Gjykatën e Lartë është në një zhvillim dinamik dhe e tillë parashikohet edhe për vitet në vijim. Tashmë jemi të qartë dhe të ndërgjegjshëm, jo vetëm për sfidat që na presin, por edhe për masat që mund të merren, me qëllim përballimin e tyre. Gjykata e Lartë është drejt plotësimit përfundimtar të numrit të gjyqtarëve, por jo të këshilltarëve ligjorë, që duket se do të kërkojë kohën e vet.
Sidoqoftë, vetëm plotësimi i trupës gjyqësore dhe më pas edhe i këshilltarëve ligjorë nga radhët e magjistratëve, nuk pritet të sjellë ndonjë efekt thelbësor në uljen e backlogut, nëse nuk shoqërohet paralelisht edhe me masa të tjera. Përmirësimi i infrastrukturës dhe superstrukturës gjyqësore, qëndrueshmëria e vendimmarrjes së kolegjeve të Gjykatës së Lartë, përdorimi për një kategori të caktuar çështjesh i arsyetimit standard në vendimet gjyqësore, digjitalizimi edhe i disa proceseve manuale, filtrimi i rekurseve haptazi të pabazuara që në momentin e regjistrimit të tyre në Gjykatën e Lartë, edukimi në vijimësi i avokatëve privatë, por edhe të Avokaturës së Shtetit me rregullat e gjykimit kasacional, janë disa nga faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në efektivitetin e punës së kësaj gjykate.
Pa dyshim, të gjitha këto mund të mos kenë efektin e duhur, nëse vetë gjyqtarët nuk i qasen si duhet konceptit të drejtësisë. E kam thënë edhe më parë se është me rëndësi thelbësore që gjyqtarët të përshtaten me kërkesat dhe nevojat e gjykimit kasacional, me fokus kryesor kthimin e Gjykatës së Lartë në gjykatë ligji, e cila është e detyruar të kufizohet vetëm në shkaqet ligjore të rekursit. Nëse kjo ndodh rregullisht tek të gjithë trupat gjyqësore, brenda kolegjeve përkatëse, atëherë edhe sjellja e profesionistëve të tjerë të së drejtës do të ndjekë drejtimet që përcakton Gjykata e Lartë si institucioni që qëndron në krye të piramidës gjyqësore dhe që njëson dhe zhvillon praktikën gjyqësore.
Gjithashtu, ritheksoj se evadimi i çështjeve të prapambetura nuk duhet të kuptohet si një çështje vetëm e Gjykatës së Lartë. Ajo duhet të pranohet si një shqetësim që lidhet me nivelin e përfaqësimit profesional, si të institucioneve publike, ashtu edhe të avokatëve. Për këtë arsye, çdo rekursues dhe në veçanti institucionet publike, i kanë të gjitha mundësitë për të bërë detyrën e tyre për uljen e backlogut. Mjafton t´í referohemi shifrave në vite për të kuptuar se më shumë se 70% e rekurseve të paraqitura nuk arrijnë të kalojnë testin e pranueshmërisë. Një shifër e tillë dëshmon për numrin shumë të lartë të rekurseve haptazi të pabazuara që paraqiten.
Shqyrtimi i rekurseve është padyshim një detyrë e kësaj Gjykate, por, nga ana tjetër, nevojitet ndërgjegjësimi i institucioneve publike, i Avokaturës së Shtetit dhe i avokatëve se moskalimi i testit të pranueshmërisë të rekurseve është një përgjegjësi e punës së tyre. Ka një zhvillim pozitiv për këtë vit me paraqitjen e një sërë kërkesash nga institucionet publike për të hequr dorë nga rekurset e ushtruara prej tyre, të cilat nuk kanë aktualitet (gjithsej 1461). Kjo masë duhet të shoqërohet njëkohësisht me mosparaqitjen në vijim të rekurseve të pabazuara apo pa ndonjë rëndësi themelore për njësimin e zhvillimin e praktikës gjyqësore. Përndryshe, krijimi i një backlogu të ri apo të shtuar do të mbetet i pranishëm, pavarësisht rendimentit të gjykimit nga Gjykata e Lartë.
Rikthimi i besimit tek sistemi i drejtësisë që kërkon angazhim maksimal nga të gjithë gjyqtarët, këshilltarët ligjorë dhe stafi administrativ është dhe mbetet sfida thelbësore e Gjykatës së Lartë, e cila mund të kapërcehet vetëm nëse të gjithë japin kontributin e tyre. Në këtë drejtim, asistenca e vazhdueshme e partnerëve ndërkombëtarë me ekspertizën më të mirë në çështjet e administrimit të drejtësisë, jo vetëm është e mirëpritur, por edhe e nevojshme për të çuar deri në fund misionin e reformës në drejtësi, e cila nuk do të ishte realizuar pa mbështetjen dhe kontributin e tyre.
Mbetemi shpresëplotë se projekti për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura do të vazhdojë të asistojë me të njëjtin përkushtim dhe cilësi si deri tani, por duke iu përshtatur kërkesave të fazës së re në të cilën gjendemi, jo më të një faze në emergjencë, por siç edhe është titulli i këtij eventi, të një faze që shkon “drejt ekselencës gjyqësore”!
Ju faleminderit!
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se reforma në drejtësi ka bërë hapa para, duke shtuar se nuk duhet për asnjë moment që kjo të ndryshojë.
“Duhet të ketë drejtësi. Biznesmenët, duhet të dinë që kur të vijnë të blejnë pronat dhe kur të shkojnë në gjykatë duhet të dinë që gjykatësi do të vendosë në përputhje me ligjin. Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori. E kishit menduar këtë në ‘91 në ’97 apo gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.
Ai madje po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja. Shqipëria është Europë dhe kjo është ajo që duan SHBA-të dhe për këtë arsye vazhdojmë të besojmë dhe duam drejtësi., Do të kishin dashur që ne të kishim qenë të heshtur, por ne jemi miqtë tuaj dhe duam që ju të jeni të fuqishëm, të pasur të aftë, partnerët tanë.
Një vend që vendet e tjera ta shohin dhe të thonë ia dolën mbanë. Ky është çasti, momenti, nuk është koha për t’u çlodhur apo për të thënë kjo mjafton, ne duhet të shtyjmë përpara sepse brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanëve, të mbështeten tek ju.
Të përveshim mëngët së bashku , të rrisim ritmin, të vendosim gjyqtarët në pozicionet e tyre, të sigurohemi që vendimet që bëjmë do të na çojnë drejt të ardhmes që nuk do të na ngecin diku.
Ne nuk mund të bëjmë pas, kjo është koha për të bërë përpara, KLGJ, Gjykatë Kushtetuese, institucionet e Vettingut, çdo anëtar duhet të bëni përpara drejt të ardhmes dhe gjithmonë së bashku”, ka thënë më tej ajo.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi. Në një takim të organizuar nga KLGJ, Kim i dha një mesazh të drejtpërdrejtë politikës shqiptare, duke thënë se reformën në drejtësi do ta çojnë përpara ndonëse nuk iu pëlqen.
“Shqipëria që është si pjesë tjetër e Europës, që është Europë, kjo është ajo që ne duam për ju. Kjo është arsyeja përse investojmë në drejtësi, e di që ndonjëherë nuk iu pëlqen, është e pakëndshme ndonjëherë, do kishit dashur të kishim qenë të heshtur. Ne jemi miqtë tuaj. Ne duam që të jeni partnerët tanë të aftë të fuqishëm. Një vend që vendet e tjera do ta shohin dhe do të thonë, ëau ia dolën mbanë pavarësisht sfidës të të qenit të vogël. Ky është çasti, momenti, kemi bërë progres së bashku. Tani nuk është koha për të pushuar. Nuk është koha për të thënë mjaft. Tani është koha për të thënë në do të shtyjmë përpara se brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanë, europianëve i ka sytë te ju. Le të përveshim mëngët së bashku, të rinagazhohemi.
Le të trajtojmë çështjet e prapambetura, të vendosen gjyqtarët. Ne nuk kund të shkojmë prapa. Kjo është koha për të lëvizur përpara. Çdo institucion, çdo anëtar, ju e keni bërë punën tuaj. Të mendojmë se ku duhet të shkojmë në vitin 2023", tha Kim.
Kryetarja e KLGJ-së, Nureda Llagami tha se në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj.
‘KLGJ ka punuar në mënyrë proaktive në përgjigje të kërkesës për burime njerëzore në sistem. Në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj, të parët që kanë kaluar me integritet testin e pasurisë dhe integritetit. Krahas gjyqtarëve, KLGJ i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe administratës gjyqësore. Rritja e numrit të administratës gjyqësore është pasuar edhe me një rritje të shërbimit në gjykata. Pavarësia dhe llogaridhënia duhet të jenë dorë më dorë së bashku.- u shpreh Llagami.
Më tej Llagami tha s enë shkurt do të shihen rezultatet e prekshme të hartës së re gjyqësorë, teksa tha se do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila do të jetë e përqendruar për gjithë Shqipërinë.
‘Në shkurt 2023 do shohim rezultatin e parë dhe të prekshëm të hartës së re gjyqësore, pasi do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë.’- tha Llagami.
Ambasadorja amerikan në vendin tonë, gjatë një takimi me KLGJ-në tha se pret nga gjyqtarët e rinj të trajnuar që të japin drejtësi dhe jo hakmarrje personale. Kim u shpreh se duhet të punohet më shumë për të çuar para reformën në Drejtësi, pasi kjo nuk është një kohë për t’u çlodhur.
‘Kemi pasur përparim të vazhdueshëm dhe për rezultate të vërteta që çdo shqiptar i zakonshëm i kupton që janë rezultatet të vërteta. Keni vendosur standarde të drejtësisë në Shqipëri. Keni filluar të zvogëloni numrin e çështjeve të prapambetura gjyqësore. Keni krijuar KLGJ për përmirësimin e efikasitetit gjyqësor. Jemi krenar që jemi partner me BE-në jo vetëm në mbështetje të KLGJ-së. Ne e dimë që Reforma në Drejtësi është e rëndësishme, jo vetëm që përmbush një kërkesë për anëtarësimin në BE, por për popullin shqiptar. 4 vite më parë në GJL ishte një gjyqtar. Besoj se brenda 3 mujorit të parë të 2023 Gjykata e Lartë do të ketë të gjithë anëtarët. Duhet të gjejmë drejtësi për njerëzit. Populli shqiptar dhe amerikan pret me padurim gjykata që janë të trajnuar me gjyqtarë që janë të gatshëm të japin drejtësi. Jo hakmarrje, po drejtësi! Që të dinë që kur të vijnë në gjykatë të jenë të barabartë para ligjit. Ata do ta dinë që do marrin drejtësi në kohë. Ne e kuptojmë plotësisht frustrimin e popullit shqiptar, ‘Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’ thotë Martin Luter King. Kemi nevojë të bëjmë 0 numrin e çështjeve të prapambetura. Plotësojeni gjykatën dhe vendosi përparësi për çështjet më urgjente. Ka arsye për të qenë optimist për këtë brez shqiptarët. Reforma në Drejtësi po jep rezultatet konkrete. SHBA është në kahun e popullit shqiptar. Duhet të ketë më shumë, kjo nuk është një kohë për tu çlodhur, këto gjëra i kemi bërë se bashku. Ky është një proces njerëzor, por çelësi është të mbeteni në mënyrë të angazhuar në mënyrë serioze. SHBA dhe BE duan që ju të keni sukses.’- tha Yuri Kim.
na plasi per shokun kim, do iki shoku kim do vij shoku kum, sndryshon gje ne ate vend te mbaruar
PërgjigjuU KOMENTUA U KOMENTUA U KOMENTUA .A SMER VESH TI PLER VETËM HA MUT GJITH MON E SMER VESH O ANALFABET MALOK.
PërgjigjuO shkërdhatacjon kshu shkruhet kjo fjal, pra në radh të par mëso Shqip pastaj komento. Bobi ka të drejt se pa USA SHqipria do kishte shku pēr skrap. Si e kishte bër krimineli hajdut maloku Sali drejtësin ishte një qamet i pa par. A i mban mënd tom dreçat me shok me 7 vjeçare e gjukatës. Fatmira Hajdarin po me 7 vjeçare e gjykatëse. E sa të till kishte bër ish sekretari partis shoku Sali Bajga. Pra pa USA SHqipria ishte e mbaruar dhe e shitur te sërbi e greku ktë do bënte maloku flliqur sali bajga.
PërgjigjuPo teta po, reforma ne drejtesi eshte e papare. Nga te gjithe anetaret e gjykates kushtetuese dhe asaj te larte, asnje nuk eshte gjyqtar! Sa buuukuur. Madje do te sugjeronim qe merreni Ramen ne SHBA qe tua gatuaje cik drejtesine qe ta beni si kjo corba ketu tek ne....
PërgjigjuShpresen tek ju e kemi se ne si shoqeri nuk jemi te afte te largojme te korruptuarit dhe hajdutet e kriminelet.Ju lutem mos na braktisni
PërgjigjuJo vlla pa problem, nuk do ju braktisim!