TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është njëkohësisht edhe një ambasadore shumë e mirë e traditave dhe e kulturës shqiptare.

Ajo është parë që të promovojë bukuritë e vendit tonë, e ndërsa së fundmi ka marrë pjesë edhe në shfaqjen në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha. Në fund, shkrimin e saj, diplomatja amerikane e mbyll me një fjali shumë domethënëse "Unë e dua Shqipërinë".

"Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë", shkruan Kim.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)