Yuri Kim praktikisht dje e 'ekzekutoi' Ilir Metën

Yuri Kim praktikisht dje e 'ekzekutoi' Ilir Metën

Presidenti Ilir Meta dhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

24 orë përpara zgjedhjeve shkëlqesia e saj ambasadorja Yuri Kim i dha mesazhin gjithë shqiptarëve, dhe jo vetëm…

Ajo i dërgoi mesazh atyre që duhet të largohen.

Pas 30 vitesh demokraci, SHBA po rikthehet fuqishëm si në 1992, kur u përmbys komunizmi.

Kësaj radhe nuk janë në krah të Berishës, por kundër atyre që tradhtuan aleancën Euro-Atlantike dhe kërcënuan dje me raketat ruse.

SHBA po rikthehet fort të dielën politikisht dhe të hënën ushtarakisht.

Dje SHBA u nda një herë e përgjithmonë nga ata që pengojnë reformën në drejtësi.

E keni parë si është fshehur Sali Berisha dhe nuk del në asnjë miting?

Ai e din rezultatin humbës të votimeve të dielën. Ai e di shumë mirë planin amerikan për zgjedhjet dhe projektin e tyre për arrestimet në Shqipëri.

Dje ambasadorja amerikane Yuri Kim nuk ka paralajmëruar, por ka ekzekutuar politikisht presidentin e një vendi, posti i të cilit është delegjitimuar prej kohësh.

Amerika ka 30 vjet partner i Shqipërisë dhe e din fare mirë sa herë i është afruar burgut Ilir Meta, por ka shpëtuar.

Dje ambasadorja amerikane e trajtoi Ilir Metën njësoj si Emiljano Shullazin, madje më keqe, sepse e konsideron më të rrezikshëm.

Ajo e denigroi mediatikisht 24 orë para zgjedhjeve, ashtu siç meriton të trajtohet një mosmirnjohës i SHBA.

Ambasadorja amerikane e din shumë mirë që ai po përdoret si dordolec nga Sali Berisha, i cili e kurdis 24 orë në vilat ngjitur komshiun e tij në Gjirin e Lalzit, dhe pastaj hiqet nga ekrani si “plak” pasiv në politik.

Ambasadorja Yuri Kim nuk i braktisi shqiptarët, ajo foli bash në kohën dhe vendin e duhur.

Ajo votoi dje kundër të shkuarës dhe i kërkoj të largohen Metës dhe Berishës.

Yuri Kim e dha votën e saj, tani ju mbetet shqiptarëve ta ndajnë mendjen nesër, nëse janë me Amerikën apo me Monikën.

SHBA e ndau kush është engjëll dhe djall.

SHBA e ndau kujt i ka prerë faturën të parit për arrestim, dhe sigurisht atje do shkojnë të gjithë ata që mbajtēn peng Shqipërinē dhe marrëdhëniet me SHBA duke kërcënuar me raketat ruse.

Të gjithë do arrestohen por me radhë, dhe tashmë dihet kush është i pari.

Nesër shqiptarët duhet të tregojnë që janë populli më pro amerikan në Ballkan dhe do largojnë fundrrinat 30 vjeçare si Berisha dhe Meta një herë e përgjithmonë nga politika.

30 vjet më parë ambasadori amerikan Rajerson doli krah të Berishës por ai nuk e imagjinonte që Amerika do nxirrte në pension 6 presidentë, Bush, Klinton, J.Bush, Obama, Trump ndërsa Berisha do vazhdonte të kërkonte pushtet për herë të 6.

Lëreni Ilir Metën të shkoj nesër në Vlorë dhe të darkojë tek Porti i Jahteve sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër.

Ai e ka pasur ëndërr të arratiset me skaf nga Shqipëria.

Faleminderit Yuri Kim që votove hapur për shqiptarët.

Nesër “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, jo Monika.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 25/04/2021 06:16

    Amerika apo Monika, e forte kjo.

    Përgjigju
  • Tami: 25/04/2021 05:33

    E. Rama e meriton , ka mbeshtetjen e shqiptareve dhe punon per ta.

    Përgjigju
  • Bashkim: 24/04/2021 18:34

    Bravo kreshnik

    Përgjigju
  • Haha: 24/04/2021 17:31

    Artikull i forte. Forca USA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave