Yuri Kim: SPAK po jep rezultate! Disa nuk kanë dashur që Reforma në Drejtësi të ndodhë dhe po tentojnë ta bllokojnë! Vazhdoni para, SHBA do t'ju mbështesë

Në kuadër të 5 viteve të Reformës në Drejtësi, ambasadorja amerikane Yuri Kim,  tha se është ecur shumë para dhe se tashme reforma ka dhënë rezultate e para. Kim tha se tashmë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe se kanë dhënë rezultate me veprimet e tyre, ndërkohë që shtoi se edhe vettingu ka shkulur nga sistemi i drejtësisë shumë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Ambasadorja amerikane theksoi në fjalën e saj se ende ka njerëz që nuk duan që kjo Reformë të ecë para, dhe se shumë duan që ta bllokojnë vazhdimin e saj. Diplomatja amerikane tha se është puna e gjithsecilit që të vazhdojë të çojë para këtë Reformë ndërkohë që konfirmoi se SHBA do të jetë në krah për të mbështetur Shqipërinë gjithmonë.

5 vite më parë Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese ligjore për Reformën në Drejtësi. Në sondazhe, shqiptarët mbështetën Reformën në Drejtësi gjë që dëshmoi, sesa shqiptarët e zakonshme dëshironin një ndryshim thelbësor të ndryshimeve në Drejtësi. Reforma nuk ka qenë e lehtë, por tani jemi duke para rezultatet e para. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Sikurse kemi parë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate. Vettingu i fuqishëm ka shkulur nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokuror shumë të korruptuar. Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Asnjë, pavarësisht sa i fuqishëm mendoni se jeni nuk mund të jetë mbi ligjin. Është shpresë e Shqipërisë dhe popullit shqiptar që të sigurohen që Reforma në Drejtësi të bëhet siç duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë.

Shumë kanë thënë që nuk kishte për të ndodhur dhe shumë kanë dashur të mos ndodhte, dhe shumë vazhdojnë që ta parandalojnë vazhdimin e saj. Është puna e gjithësecilit rreth kësaj tryeze, e kryesisht e shqiptarëve që të rikonfirmojnë punën tuaj sikurse populli juaj e dëshiron. Është koha të hapni një epokë të re që të krijoni një sistem ku qytetari të ketë mundësi të barabarta. Ky është fillimi, ju keni bërë një nisje të mirë, por më shumë duhet bërë. Ky është një çast kritik, SHBA është me ju, dhe ju duhet të kapërceni pengesat që mbesin në shtegun tuaj. Do jemi me ju deri në fund. Mbështetja e SHBA ka filluar me administratën e Obamës, Trump dhe në administratë e Biden kjo mbështetje do të fuqizohet. Ka ardhur koha, është një kohë e mirë shumë gjëra janë arritur. Është një kohë e mirë të vlerësojmë ku jemi dhe çfarë kemi bërë. Të përmirësohemi që t'ja dilni mbajnë në emër të popullit tuaj. Në mënyrë që të ketë ndryshim të vërtetë ju përket ju që jeni pjesë e sistemit të drejtësisë.’- tha Kim.


Lajmi kryesor:

Kim: Shumë kanë dashur që Reforma në Drejtësi të mos ndodhë dhe po tentojnë ta bllokojnë, por ne po shohim rezultate! Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!