Yzeiri sjell historikun e grupeve paramilitare të PD-së: Datojnë në '96! Dhuna kaloi nga 'babai te biri'! Aksioni kriminal i Berishës s'ka mbaruar ende, i është bashkuar dhe Meta

TIRANË- Gazetari dhe analisti, Ilir Yzeiri në studion e Report Tv ka bërë një përmbledhje të zanafillës së grupeve paramilitare të PD-së, që datojnë që nga viti 1996. Ai ka risjellë në vëmendje rastin e parë që është fiksuar në memorien e të gjithëve, atë të dhunës së kryetarit të PS-së në Bulqizë që e rrahin gati për vdekje vetëm që PD-ja të merrte pushtetin.

Ideator i këtyre grupeve, shton Yzeiri, ka qenë Berisha, dhe ajo që e sheh si më alarmanten është se ky instikt i krimit, po kalohet "nga babi te biri", referuar këtu ish-kryeministrit dhe Bashës. Ai thotë se Basha, njësoj si Berisha në atë kohë, e ka të fiksuar në mendje se nuk mund të marrë pushtetin në asnjë formë tjetër përveç se dhunës, prandaj ka ndjekur të njëjtën rrugë.

Yzeiri ka bërë edhe një paralelizëm të Fatos Nanos me Sali Berishën. Ai thotë se Nano u largua nga politika pasi mbaroi ciklin e tij, e ndërsa Berisha jo, pasi "aksioni i tij kriminal ende nuk ka mbaruar". Kësaj here i është bashkuar edhe presidenti Ilir Meta.

"Historia e grupeve paralimtare të grupeve që do të ruanin edhe duke përdorur dhunën   për të fituar zgjedhjet, fillon në zgjedhjet e 1996 dhe duna e parë është shënuar në Bulqizë ku kryetari i PS është kapur nga këta paramilitarë është dhunuar dhe është hedhur në kanal si i vdekur , ata nuk e dinë që sa i nuk kishte vdekur, por e hodhën për të vdekur, ai shpëtoi. Po ashtu një gazetar Abdurrahim Ashiku i 'Zërit të Popullit', ai është në Amerikë. kjo dhunë i ka rrënjët në 1996 dhe zgjedhjet a tij viti kulmuan në sheshin "Skënderbej" nga Policia e Sali Berishës mbi SerVet Pllumbin etj. Pra kjo, është historia dhe zë fill dhuna në PD duke nxitur militaantët dhe njerëzit e sinqertë për të përdorur edhe dhunën për interesat e politikanëve që nuk janë ndëshkuar. Pastaj në 97 shqiptarët e kishin dhe këtë imazh të PD dhe PD u gjend përpara dhunës së paimagjinueshm popullore, u shkatërruan zyrat e saj në të gjithë vendin, militantë të saj ndiqnin nga turma të armatosur dhe PD pësoi një dhunë të paimagjinueshme, ndoshta dhe të pamerituar sepse s'ishte ajo shkaktarja e firmave piramidale. Kjo dhunë u shtri dhe në institucione, masakrimi i punonjësve të SHIK në univesitetin e Vlorës që i akuzonin për Berishisit dhe PD-istë dhe vrasja e 6 gardistëve në Cërrik në mënyrë barbare, 6 djem të rinj se për ca do luftonin këta nuk dihet. Shqiptarët që e kanë zakon të harrojnë, nuk e dënuan me votë apo nuk e hoqën nga skena arkitektin e kësaj dhune që ishte Sali Berisha. Mirëpo Berisha nuk vuri mend nga ajo që hoqën dhe provuan dhunën se e pësuan në kurriz, si ajo viktima që kërkon të hakmerret me atë armë, e përdori këtë forcë në 21 janar kur kishte në dorë shtetin, kjo që po ndodh është transferimi i krimit nga babi te biri. Kompleksi i dhunës është transformuar nga Berisha te Lulzim Basha dhe ai ka krijuar bindjes e nëse nuk organizohet PD si në 96 me këto struktura të armatosura ajo nuk mund të vijë në pushtet.  Jemi në 2021 nuk është më ajo polici që është atëhere dhe e patë me çfarë akuzash u akuzuan kriminalët. Instikti i krimit nuk është larguar nga kjo forcë politike edhe pse e ka vuajtur në kurriz një gjë të tillë. Këtu merr një rëndësi të madhe figura e liderit. Kujtojuni për Fatos Nanon që nuk ka histori dhune, por është larguar, ky rri akoma se aksioni kriminal nuk ka mbaruar, i është shtuar edhe Ilir Meta", tha Yzeiri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?