Zëdhënësja e Hollond sozia e ish ministres italiane

Zëdhënësja e Hollond sozia e ish ministres italiane
Zëdhënësja e qeverisë franceze të sapo krijuar dhe njëkohësisht ministrie për të drejtat e grave është një vajzë e re që ka tërhequr vëmendjen e medias italiane e cila ka gjetur një ngjashmëri të madhe me ish ministren bukuroshe të qeverisë Berlusconi Mara Carfagna,  e cila u bë mollë sherri në familjen berluconi pasi ky I fundit i bëri një komplimet të hapur publik duke i thënë gjatë një takimi se po të mos ishte i martuar do t’i propozonte me dëshirë martesë asaj.
Najat Vallaud-Belkacem mban dy poste në qeverinë e Hollond atë të ministres dhe të zëdhënëses së qeverisë.
36 vjeçarja me origjinë marokene nga e jëma ka qënë këshilltare për mediat gjatë fushatës së Segolene Royal në 2007 dhe është zgjedhur nga Kryemnistri Hollond në kabinetin e tij duke I dhënë një post mjaft stretegjik dhe që kërkon besim.
Në fotot e publikuara nga Corrierre della Sera dallohen ngjashmëritë që dy politikanet e reja kanë në pamjen e tyre. Por gjithsesi duket qartë se kush është italiane dhe kush franceze.
Klasi nuk është si uji që e kanë të gjithë.

(M.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia