Sipas Dana Dovey të gjithë kanë zë për të qenë këngëtarë të suksesshëm.

Është e vërtetë që ka disa njerëz që lindin me zë të talentuar dhe u duhet që të punojnë më pak për ta rafinuar atë, por çdo zë mund të përpunohet.

Ajo jep shembullin e trupit që tonifikohet dhe transformohet nëpërmjet palestrimit.

zeri

Edhe zëri mund të shkojë aty ku duam nëse e ushtrojmë dhe punojmë me të.

Disa njerëz janë të ndërtuar edhe fizikisht për të kënduar dhe dallohen nëpërmjet strukturës së kordave vokale dhe laringut, madhësisë së kafkës.

Por, një rol të madh ka edhe natyra ku jeni rritur, nëse keni qenë i rrethuar dhe familjarizuar që në fëmijëri me instrumentet e muzikës.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)