Zaev dorëhiqet nga posti i kryeministrit, opozita: Na duhen zgjedhje të reja parlamentare në Maqedoni

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp, deklaroi se Qeveria aktuale nuk ka legjitimitetin e qytetarëve andaj edhe kërkoi zgjedhje të reja parlamentare dhe dorëheqje të menjëhershme Zoran Zaevit dhe Qeverisë.

“Nuk mundet Maqedonia të jetë peng i disa personave apo të dikujt që do ta zëvendësoj Zoran Zaevin. Por është koha që të vij një qeveri stabile e cila do të punoj për interesat e qytetarëve”, tha Micksoski duke shtuar se nevojitet shumicë e re parlamentare, e cila do ti organizonte zgjedhjet e ardhshme.

“Në rast se merren dallimet nga raundi i parë dhe i dytë atëherë vijmë deri tek 110 mijë vota dallime. Kjo na jep energji që të vazhdojmë ndryshimet ndaj të cilave qëndrojnë numri më i madh i qytetarëve. Përveç se është obligim i jonë, është porosi edhe për një realitet të ri, kjo është se qeveria është e delegjitimuar, nuk e ka legjitimitetin e popullatës. Zoran Zaev edhe në rast se jep dorëheqje, ministrat do të vazhdojnë sistemin e tij të korruptuar. Edhe sikur të ik Zoran Zaevi, Lujbço Nikolovski do të jetë ministër, ndërsa Maqedonia do të mbetet vendi më i korruptuar”, tha Mickoski duke shtuar se ai dhe VMRO-DPMNE-ja do të vihen në anën e popullatës dhe interesave të tyre.

Mickoski tha se Maqedoninë e presin ditë krize, ndërsa shqetësuese është edhe gjendja në energjetik.

 “Pyetja që shtrohet është ajo se a do të ketë shumicë të re parlamentare dhe pa zgjedhje të reja. Duhet të kemi parasysh se Maqedoninë e presin ditë krize. Është shqetësuese gjendja në energjetike, nuk është pyetje se kur do të shtrenjtohet rryma, por sa do të kushtoj rryma. Kjo nënkupton rritje të inflacionit dhe varfërisë. Priten dhe restrikcione të rrymës”, tha Mickoski.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?