Zaev: RMV nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje 

Zaev: RMV nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje 

Kërcënimi i Bullgarisë për të vënë veto ndaj Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ka bërë që kryeministri maqedonas të japë një deklaratë, ku shpreh gatishmërinë e tij, për të dhënë një deklaratë me shkrim ose me gojë ku shprehet se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje, përfshirë Bullgarinë por as ndonjë shteti tjetër në botë, megjithatë e refuzon nënshkrimin e një marrëveshje të re.

“Jemi të gatshëm t’i bëjmë publike sukseset e deritanishme të cilët dolën si konkluzione nga komisionet, të ndërmarrim obligim për intensifikimin e korridorit 8 në pjesën e ndërtimit, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, për ndihmën e ndërsjellët edhe në krizën e COVID-19 dhe jemi të gatshëm për të gjithë çështjet të prononcohemi publikisht”, deklaroi Zoran Zaev,

Një muaj më parë Bullgaria i dërgoi një memorandum shpjegues Këshillit të Bashkimit Evropian, në të cilën shprehet qartë se Shkupi duhet t'i përmbahet në mënyrë rigoroze parimeve dhe vlerave të BE-së dhe marrëveshjes së fqinjësisë së mirë të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në 2017, bllokimi i Komisionit të Përbashkët Bullgari-Maqedoni e Veriut për Çështjet Arsimore dhe Historike, pezullimi i të gjitha investimeve Bullgare në vend dhe përndjekja e politikanëve është plotësisht e papranueshme për Sofjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/10/2020 01:49

    Kur studioja ne UT,profesoret na tregonin ,pertej leksioneve,se Bullgaria Akoma ka nostalgji per perandorine bullgare te mesjetes,gjithashtu dhe per Traktatin e Shen Stefanit, qe krijonte nje Bullgari te madhe.Sipas tyre, shume rruge ne Bullgari Akoma kane emrin e Shen Stefanit ,jo dhe aq si shenjt ,se sa si kujtim I traktatit.Gjithashtu dhe kontradiktat bullgaro-maqedonase ,jane po aq te zakonshme e te vjetra ,sa dhe tonat me Greqine.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 26/10/2020 15:25

    Nuk ka cka kerkon ende IRJM,kur me t reve tona etnike dhe me popu ll tone autokton ka krijuar shtetin qe ne kohen e titos dhe perseritur pas vitit 2000,kur edhe mori disa mija haktar nga Kosove ne Debede.IRJM eshte shtet dhe popull pa identitet kombetar,gjuhesore,shteterore fetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja