ZAGREB, 14 gusht /ATSH-HINA/ - Një mot i keq, i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër, goditi sot rajonin Zagorje të Karlovit, në Kroaci, ndërkohë që reshje të shumta goditën edhe Zagrebin. Në rajonin e Karlovit ka rënë breshër i fuqishëm, ku diametri i një kokrre ishte deri në 2,5 centimetra. "Shiu i regjistruar ishte mbi 30 litra për një metër katror, ndërsa deri në fund të ditës priten edhe mbi 50 litra të tjera", njoftoi media kroate. Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme në Zagorje janë përmbytur një numër i madh i shtëpish përdhese dhe bodrume. Në kryeqytetin e vendit, reshjet e shumta shkaktuan pengesa në komunikacion dhe një numër të madh aksidentesh. Agjencia meteorologjike kroate "Meteoalarm" shpalli paralajmërim në nivel portokalli për pjesën më të madhe të Kroacisë./ a.jor.
/Shqiptarja.com











