Zak Topuzi në Report Tv: Sezoni turistik do të jetë më i mirë se vitin e kaluar! Ka një trefishim të prenotimeve në Shqipëri për periudhën qershor-gusht

Kreu i shoqatës shqiptare të hoteleri-turizmit Zak Topuzi, parashikon një vit të mirë për sezonin turistik! Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live', Topuzi tha se nisur nga të dhënat ka një trefishim të prenotimeve për periudhën qershor-gusht në Shqipëri.

'Do të jetë një vit më i mirë se 2019, që ishte vitit para pandemisë! Do të jetë më i mirë edhe se 2022! Nga qershori në gusht ka një trefishim të numrit të prenotimeve në Shqipëri. Kjo tregon se kërkesa është e madhe ndërsa na vendos ne edhe para përgjegjësisë. Shpresojmë të jetë një vit shumë i mirë dhe të ndihmojë deficitet që janë bërë nga pandemia. Do të marrim të gjitha masat për ta vazhduar një vit normal pa probleme. Deri tani nuk ka raportime të ketë probleme madhore!’- tha Topuzi.

Sipas Topuzit prritet që ky sezon turistik të jetë më i pastër, pasi vjet u ndërmor një fushatë për pastrimin e ambientit. Po ashtu Topuzi shtoi se ka një ulje edhe të sipërfaqeve të zëna nga privatët për menaxhimin e plazheve.

Duke u ndalur tek problematikat në sektorin e turizmit në vend, Topuzi rreshtoi disa ndër to për gazetarin Arbër Hitaj, ku theksoi se infrastruktura rrugore dhe formalizimi i tregut janë disa prej tyre.

‘Disa janë problematikat më të mëdha, formalizmi i tregut që është problem jo vetëm për Shqipërinë, gjë që lidhet dhe me zbatimin e standardeve dhe me konsumatorët. Evropa po përgatitet që tu përshtatet standardeve të apartamenteve, pasi gati 47% e sistemit të akomodimit është jashtë kësaj skene. Problem mbetet transporti publik.  Pastërtia e ambientit është një element i rëndësishëm. Presim angazhimin  bashkive këtë radhë. Mjaft bashki që e marrin seriozisht janë përgatitur për të pritur numrin më të lartë të turstëve. Problem tjetër është instruktuara rrugore në veri. Pasi gjysma e turistëve vjen nga Kosova dhe pjesa më e rëndësishme është pjesa veriore deri në Durrës. Lëvizin rreth 53% e turistëve. Duhen marrë masa urgjence për të menaxhuar këtë rast.’- tha Topuzi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arditi: 13/04/2023 21:40

    Ku kemi takat ne me mbajt kaq turista. Po ikin te gjithe nga vendi ore bizneslesha qe jeni bere me nga 10 vila. Shkoni mos shporruni spaguani dhe silleni si kafshe me njerezit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja