Zakonet dhe ushqimet që vështirësojnë funksionin e sistemit tretës

Zakonet dhe ushqimet që vështirësojnë funksionin e sistemit tretës

Foto ilustruese

Funksionimi i duhur i sistemit tretës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin tonë. Megjithatë, a e dini se cilat gjëra duhet të shmangni?

Zakone të këqija
Alkooli, duhani ushqimet e pashëndetshme, mënyra e jetesës sedentare dhe konsumimi i tepërt i kafeinës janë zakone të dëmshme, si për shëndetin ashtu edhe për gjendjen e sistemit gastrointestinal.

Ankthi dhe stresi
Ankthi dhe stresi i tepërt detyrojnë sistemin gastrointestinal të punojë me ritme intensive, duke krijuar probleme në proceset që ndodhin. Prandaj, është mirë të jemi në gjendje të menaxhojmë këto lloj emocionesh për të mbrojtur shëndetin tonë mendor dhe fizik.

Sheqeri
Sheqeri njihet si armiku kryesor, pasi nuk përmban absolutisht asnjë lëndë ushqyese për të cilën trupi ynë ka nevojë. Jo pa qëllim është një ndër ushqimet më të sulmuara pasi lidhet me shumë sëmundje si diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.

Gluteni
Shumë njerëz janë intolerantë ndaj glutenit, kështu që është mirë ta shmangni atë. Është vënë re se ky përbërës specifik, nëse konsumohet në sasi shumë të mëdha, mund të çojë në grumbullimin e lëngjeve, duke shkaktuar fryrje, dhimbje barku dhe çrregullime në sistemin tretës.

Ushqimet e përpunuara
Ushqimet e përpunuara shkaktojnë shtim në peshë, nëse konsumohen rregullisht, rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2, por edhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DYLBER KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/06/2024 22:44

    O popull Shqiptar hani zarzavate, hani fruta e sa më pak ushqime të përpunuara. E sa më shum sport.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, asgjësohen 13 mijë rrënjë kanabis! I zbuloi helikopteri

Shkodër, asgjësohen 13 mijë rrënjë kanabis! I zbuloi helikopteri