Zaloshnja: Nga shiu i Memollës, në breshërin e Veliajt

Zaloshnja: Nga shiu i Memollës, në breshërin e Veliajt

Në një mot si i këtyre ditëve, nuk të shkon mendja tek shiu, e aq më pak tek breshëri. Por shprehja frazologjike “nga shiu në breshër” të vjen menjëherë ndërmend, pas disfatës së thellë të kandidatit të opozitës dje në Rrogozhinë.

Më 14 maj, Rrogozhina ishte bashkia ku PS-ja fitoi me differencën më të ngushtë – vetëm me 21 vota. Dhe fajin për këtë humbje të ngushtë, opozita ia vuri qendrës së votimit në burgun e Rrogozhinës, ku kandidati socialist kishte marrë vota me shumicë. Pas shumë betejash në media dhe në KQZ e në Kolegjin zgjedhor, opozita arriti që të rifutej në zgjedhje të përsëritura në Rrogozhinë, në të cilat burgu u përjashtua fare nga votimi.

Në javët e ditët para zhvillimit të zgjedhjeve, politikanë të opozitës dhe analistë pranë saj e konsideronin pothuaj të sigurtë fitoren e Shkëlqim Hoxhës në Rrogozhinë, duke argumentuar se Memolla nuk do t’i kishte më votat e të burgosurve dhe se votat e emigrantëve të ardhur së fundmi për të vizituar familjet do të annonin nga opozita. Por ata nuk faktorizonin në argumentat e tyre Erion Veliajn…

Para zgjedhjeve të 14 majit, Veliaj si drejtues politik i qarkut të Tiranës, bëri fushatë në të pesta bashkitë e qarkut, por u përqendrua kryesisht në kryeqytet e në Kamëz, dy bashkive më të mëdha të qarkut. Në Vorë dhe Rrogozhinë, ku vjet PS-ja i kishte fituar zgjedhjet e pjesshme përkatësisht me 69% dhe me 61% të votave, Veliaj shpenzoi shumë më pak kohë gjatë fushatës, duke ia deleguar punën kryesisht vetë kandidatëve socialistë, si dhe politikanëve të caktuar për mbulimin e këtyre bashkive të vogla.

Në Vorë, kandidati socialist fitoi më 14 maj pothuaj 74% të votave të vlefshme, ndërsa në Rrogozhinë vetëm 50.1% të votave. Socialisti Memolla mori më 14 maj pothuaj po aq vota sa ç’kishte marrë vjet, por kësaj rradhe pati përballë një kundërshtar shumë më të fortë, i cili pothuaj e çoi rezultatin në barazim…

Dhe vijmë tani tek 23 korriku.

Në ditët e nxehta të këtij korriku, Veliaj zhvillonte nga 3-4 takime elektorale në ditë në Rrogozhinë, duke aktivizuar të gjithë politikanët dhe aktivistët socialistë lokalë. Nga zonat urbane në ato rurale, nga zonat e brendshme në ato bregdetare, Veliaj fushatoi pa pushim, duke i nxitur votuesit e majtë që s’kishin votuar më 14 maj të shkonin të votonin më 23 korrik. Dhe ky fushatim i palodhur i Veliajt e dha frytin në rezultatin e së djelës.

Socialisti Memolla mori 1529 vota më shumë se ç’kishte marrë më 14 maj, ndërsa opozitari Hoxha mori pothuaj aq vota sa ç’kishte marrë më 14 maj (shihni tabelën shoqëruese). Me fjalë të tjera, rritja e pjesmarrjes të djelën (krahasuar me 14 majin) u transferua e tëra në rritjen e votave socialiste…

Opozita u përball më 14 maj në Rrogozhinë kryesisht me shiun e Memollaj, dhe për fare pak, mund të kishte dalë e palagur. Ndërsa më 23 korrik u përball me breshërin e Veliajt, dhe doli e zgërlaqur…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 25/07/2023 06:55

    Bravo edhe autorit ose nder kronikanet zyrtar per ceshtjet e statistikes dhe projeksionit zgjedhor ne edhe per nder te mafies neokomuniste ramiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona