‘Mafiozët shfrytëzojnë Velipojën’/ Një ditë pas lajmit në mediat belge Ademi liron plazhet publike

‘Mafiozët shfrytëzojnë Velipojën’/ Një ditë pas lajmit në mediat belge Ademi liron plazhet publike

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi

Një ditë pasi mediat belge deklaruan se zona e Shkodrës është nën kontrollin e mafies, lirohet një pjesë e hapësirave publike në plazhin e Velipojës. Kryebashkiakja Voltana Ademi deklaroi se lirimi i këtyre hapësirave, deri tani është penguar nga Ministria e Turizmit.

Procesi ka filluar në fund të qeshorit me shumë vonesë për shkak të lejimit me vonesë nga ana e Ministrisë për të vepruar në Velipojë pavarësisht që ne në fund të muajit maj ishin gati që të fillonim me ndarjen, kjo e pengoi procesin. Kam qënë skeptike, pasi dy vitet e kaluara unë nuk e kam pasur mbështetjen e strukturave shtetërore. Është rasti i parë që policia e shtetit në një konsultim të vazhdueshëm komunikon për të bërë të mundur respektimin e ligjit. 

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër

Ndër të tjera Ademi është shprehur se kanë hasur në rezistencë nga 6 individ informal të cilët kishin ozurpuar hapsirën më të madhe publike në Velipojë.

Ka pasur shumë subjekte ndër to janë gjashtë më të mëdhenj, nuk janë vetëm gjashtë por këta ishin më problematikët, të cilët kishin zënë sipërfaqe të tëra të zëna të cilat nuk kishin kontratë dhe nuk kishin konfirmuar angazhimin e tyre për stacionin e plazhit.

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër

Në plazhin e Velipojës ka ende hapsira të cilat janë zaptuar nga biznese të cilat nuk kanë asnjë dokumentacion për vendet e zëna.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oso Dobraçi: 23/07/2018 18:37

    Po Voltana e ka mnedjen te Marku o milet.Bie dekun ne tok per te .Eshte Drejtor ne Bashki ndaj i bjen me mire me q...

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 23/07/2018 18:35

    Duhet presidenti i Filipineve.

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/07/2018 21:34

    Vetëm Junta Ushtarake rregullon Shqipërinë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave