/ATSH-AFP/ - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif theksoi dje se marrëveshja për programin bërthamor të vendit të tij do të mund të hapë rrugën për një bashkëpunim më të mirë rajonal dhe kërkoi negociata për t'i dhënë fund konfliktit në Jemen.
"Duke shfaqur lidershipin dhe kurajon e nevojshme për të marrë vendime të mira, ne mund dhe duhet t'i japim fund kësaj krize dhe të përqendrohemi në detyra më të rëndësishme", theksoi Zarif për të përditshmen "New York Times" për çështjen bërthamore iraniane.
Intervista e tij u publikua para diskutimeve të ardhshme këtë javë në Vjenë. Një marrëveshje kornizë për programin bërthamor iranian u arrit më 2 prill mes Teheranit dhe fuqive të mëdha dhe një marrëveshje finale duhet të arrihet deri më 30 qershor.
/Shqiptarja.com